Shpresa

Shpresa ose uzdaja, është mënyrë të menduari optimiste që mbështetet tek një pritshmëri të pasojave pozitive që i përgjigjen rrethanat në jetën e një njeriu ose rrethanat në botë më gjerësisht. Si emër, në fjalor përkufizimi përfshin: “të priturit e një së mire që na do zemra; personi, gjëja ke e cila kemi varur shpresën”.  

Astronauti

Një astronaut ose kozmonaut është një person i trajnuar nga një program njerëzor i fluturimit për të komanduar, pilotuar ose shërbyer si anëtar i ekuipazhit të një anijeje kozmike. Edhe pse përgjithësisht janë të rezervuar për udhëtarët profesionistë të hapësirës, termat ndonjëherë zbatohen për këdo që udhëton në hapësirë, përfshirë shkencëtarë, politikanë, gazetarë dhe turistë. Deri në vitin 2002, astronautët…

Qëndrueshmëria

Në ekologji, qëndrueshmëria është aftësia për të duruar/kapaciteti për të duruar; kjo është se si sistemet biologjike mbeten të larmishme dhe produktive pafundësisht. Ligatinat dhe pyjet jetëgjata dhe të shëndetshme janë shembuj të sistemeve të qëndrueshme biologjike. Në terma më të përgjithshme, qëndrueshmëria është përballimi i sistemeve dhe proceseve. Parimi i organizimit të qëndrueshmërisë është zhvillimi i qëndrueshëm, i cili përfshin katër fusha të ndërlidhura të…

Zhvillimi i qëndrueshëm

Zhvillimi i qëndrueshëm është parim organizativ për përmbushjen e qëllimeve të zhvillimit njerëzor duke ruajtur njëkohësisht aftësinë e sistemeve natyrore për të siguruar burimet natyrore dhe shërbimet e ekosistemit nga të cilat varet ekonomia dhe shoqëria. Rezultati i dëshiruar është një gjendje e shoqërisë ku kushtet dhe burimet e jetesës përdoren për të vazhduar përmbushjen e nevojave njerëzore…

Anakonda

Eunectes i njohur si anakonda është gjarpër, pjestarë i familjes së zvarranikëve boa që kryesisht jeton në Amerikën Jugore. Është grup ujorë i gjarpërinjëve që jeton në moçale dhe lumenjë duke përfshirë dhe gjarpërinjtë më të mëdhenjë në botë. Emri Eunectes rrjedh nga fjala greke Eυνήκτης, që don të thotë “notues i mirë.” Gjer më tani njihen tre lloje.Mund të arrijë…

Dinozauri

Dinozaurët (dino zauri -dmth -dino ne kohet e lashta i madh -zari-mbreteri) ishin zvarranikë, të degës Dinosauria. Dinosaurët ishin “Gjigandët e Tokës” të cilët dominuan ekosistemet tokësore në një periudhë prej rreth 160 milion vjetësh, (nga fundi i periudhës Triassic, rreth 230 milion vjet më parë) deri në fund të periudhës së shkumësit (65 milion vjet më parë), dinozaurët…

Alfa dhe Omega

Alfa dhe Omega (A-Ω) A (alfa) dhe Ω (omega) janë shkronja e parë dhe e fundit e alfabetit grek. Këtë përdorim e hasim në kapitullin e fundit të Biblës, të titulluar Zbulesa ose Apokalipsi, të shkruar nga apostull Joani: “Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, thotë Zoti, Ai që është dhe që ishte dhe që vjen, i Gjithëpushtetshmi”. Kjo frazë i referohet Krishtit si…

Zeusi

Zeusi ishte i biri i Kronosit dhe Reas, edhe njëkohësisht Perëndi Pellazg i Dodonës <ref.1>(Iliad, Kënga XVI, fq. 234-236) po ashtu ishte sunduesi i qiellit dhe tokës, babai i njerëzve dhe Zotave tjerë. Konsiderohet si pari, më i madhi dhe i pavdekshmi nga të gjithë Zotat tjerë të OLIMPIT. Është lindur në një shpellë të malit…

Britania e madhe (ishull)

Britania e Madhe (ang.: Great Britain, lexo: Grejt Britën) është një ishull në Oqeanin Atlantik të Veriut në brigjet veriperëndimore të Evropës kontinentale. Me një sipërfaqe prej 209,331 km2, është më i madhi nga Ishujt Britanikë, ishulli më i madh evropian dhe ishulli i nëntë më i madh në botë. Ishulli dominohet nga një klimë detare me ndryshime të ngushta të temperaturës midis stinëve. 60% i ishullit më i…

Himalajet

Himalajet janë vargmalet më të mëdha në tokë, të cilat shtrihen në kontinentin e Azisë. Vargmali është i gjatë 2570 km, i gjerë 250–300 km. Maja më e lartë në Himalaje është Mali Everest (8848 m). Kufiri i borës në Himalaje shtrihet në lartësitë 4500m-2200m. Është me rëndësi të thuhet se Himalajet janë burim i shumë lumenjve. Dallohen maja të shumta…

Udhëtimi në kohë

Udhëtimi në kohë është ideja e lëvizjes ndërmjet pikave të ndryshme të kohës, në një mënyrë të ngjashme me lëvizjen ndërmjet pikave të ndryshme në hapësirë, zakonisht duke përdorur një pajisje të hamendësuar, të quajtur makina e kohës. Udhëtimi në kohë është një koncept i njohur në filizofi dhe fantashkencë, por udhëtimi në një pikë të çfarëdoshme në kohë ka mbështetje tepër…

Rimishërimi

Rimishërimi ose rilindja (anglisht: Reincarnation; rilindja e shpirtit në trup të ri) është koncept filozofik ose fetar që një aspekt i një qenieje të gjallë fillon një jetë të re në një trup apo formë tjetër fizik pas çdo vdekjeje biologjike. Ajo quhet gjithashtu rilindje ose transmigrim, dhe është pjesë e doktrinës Saṃsāra të ekzistencës ciklike. Është një parim qendror i të gjitha feve të mëdha indiane, pra Budizmi, Hinduizmi, Jainizmi dhe Sikizmi. Ideja e rimishërimit gjendet në shumë…