BILBILI DHE LEPURI (fabula) - 25 - DITELINDJA E LEPURIT
Lepuri e zbukuroi shtepine
Me gjethe me trendeline,
Hej lepurush,mire se te gjeta!
Edhe 100 t’u befte jeta!
Sapo hyri ne zyre
U dha shokeve nje detyre,
Korbin caktoi kamarier
Kurse harabelin postier.
Ftoi punetorin,dembelin
Por jo ujk kriminelin.
U nis harabeli
Te kryej porosine
Lajmeroi gjelin
Lopen edhe dhine.
Shkoi te qeni topolak
Te iriqi e patoku plak.
Pasi te gjithe
Te ftuarit lajmeroi
Drejte e ne fluturim
Te lepuri shkoi.
Lepuri me te aferm
Shoke edhe miq
U vuri perpara
Molle,dardha e fiq.
Ende tryezen pa pergatitur
Ulet derri i uritur,
Dhe me padurim po priste
Thelen e madhe te kullufiste.
Hodhi syte,anes po shikonte
Dhe goja leng po i conte,
Pastaj lepuri goten ngriti
Urimet e shokeve priti.
Pasi pine e u gezuan
Menjehere ne krevat shkuan.
Por lepurin frikacak
Gjumi s’po e zinte
Veshet ngriti hark
“deres kush po i binte?!”
Lepuri nuk guxonte
Qe nje fjale te fliste
Se mire e kuptonte
Qe vdekja po e priste.
Dhe ja nga dritarja
Nxori koken nje menxyre
Lepurit i hyri tmerri
Ishti ujku i ndyre.
Lepuri shpejte kerceu
E u fut ne batanije
Mbuloi koken ta harronte
Ate palo hije.
Veten pyeti si ngahera:
“C’eshte keshtu me keta derra,
Me bene veshet mua,
Apo luajti ferra?!”