PERRALLA - 205. DJEMTE E FSHATIT
Djemte e fshatit
Djemtë e një fshatari nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin. Meqenëse i ati, edhe pas shumë vërejtjesh që u bëri, nuk mundi t’ua mbushë mendjen që të shkojnë mirë, i ra në mend dhe u dha urdhër rë t’i bijnë një tubë thuprash. Kur ata e çuan në vdne urdhërin e të atit, ua dha të tërëve me radhë tubën e u tha që ta thyejnë. Pasi ata nuk mundën ta thyejnë megjithëse përdorën tërë fuqinë e tyre, i ati e zgjidhi tubën e ua dha t’i thyenin thuprat një ng anjë. Meqenëse tani i thyen fare ehtë, ai u tha:
Kështu edhe ju, fëmijët e mi, do të jeni të pamposhtur për armiqtë, në qoftë se jeni të bashkuar për gjithmonë. Në qoftë se ngrindeni, do të mposhteni lehtë prej armikut.
Porosia: Kjo na tregon se njerëzit, të bashkuar, janë të fortë, kurse të ndarë, mposhten lehtë.