Automobili

Automobili apo vetura është një mjet transportues rrugor. Në vitin 1890 Ransom E. Olds konstruktoi automobilin e tij me avull. Automobili i parë u konstruktua nga Charles Duryea dhe Frank Duryea, ky ishte automobili i parë me benzinë në Amerikë, i cili publikisht është paraqitur më 21 Shtator të vitit 1893 në Springfield, Majami të ShBA-ës. Në ditët e sotme veturat janë shumë më të sofistikuara dhe me më shumë elemente…

Ligji natyror

Ligji natyror (Latin: [ius naturale, lex naturalis] është një ligj i pavarur dhe ekzistues i ligjit pozitiv të çdo rendi të caktuar politik, shoqërisë ose kombit-shtet. Zanafilla e tillë shihet si e përcaktuar nga natyra (pavarësisht nëse kjo reflekton krijimin, evolucionin ose mundësinë e rastësishme), dhe një ligj nocional të natyrës që trajtohet si një fakt objektiv dhe i zbatueshëm në…

Ekologjia

Ekologjia (ojkos, vendbanim dhe logos, shkencë ose dije) është degë e Biologjisë e cila meret me studimin e vendbanimeve. Themelet e para të ekologjisë i dha Hekeli mirëpo themeluesi i ekologjisë moderne është Çarls Darvini (ang. Charles Darwin). Qeniet e gjalla të cilat jetojnë kanë mardhënie shumë të ngushta dhe të përhershme me njëra-tjetrën. Këto marrdhënie si dhe faktorët që ndikojnë në këta…

Instrumenti muzikor

Një instrument muzikor është një pajisje e krijuar ose e përshtatur për të bërë tinguj muzikorë. Në parim, çdo objekt që prodhon tingull mund të konsiderohet një instrument muzikor – është përmes qëllimit që objekti bëhet një instrument muzikor. Një person që luan një instrument muzikor njihet si instrumentist. Historia e instrumenteve muzikore daton në fillimet e kulturës njerëzore….

Lojërat Olimpike antike

Lojërat Olimpike antike (greqishtja e lashtë: Ὀλυμπιάς – Olympias “Olimpiada”) fillimisht ishin një festival, ose festë për nder të Zeusit; ndërsa aktivitetet si gara në ecje, vrapim dhe ndeshjet e mundjes u shtuan më vonë. Lojra Olimpike Antike ishin një seri garash atletike midis përfaqësuesve të qyteteve-shteteve dhe një prej Lojërave Panelenike të Greqisë antike. Ato u mbajtën për nder të Zeusit, e ku grekët u…

Pipëz kashte

Një pipëz kashte është një enë që ka për qëllim të çojë përmbajtjen e një pije në gojën e pijësit. Pipëzat zakonisht bëhen nga plastika por shqetësimet mjedisore dhe rregullimi i ri ka çuar në rritjen e tyre të ripërdorshme dhe të biodegradueshme. Këto pipëza shpesh bëhen prej silikoni, kartoni ose metali. Një pipëz përdoret duke vendosur…

Sistemi Operativ

Sistem operativ është një softuer kompjuterik i cili i menaxhon mënyrën në të cilën programe të ndryshme e përdorin harduerin e kompjuterit dhe rregullon mënyrën si përdoruesi e kontrollon kompjuterin. Një sistem operativ merret me inputet dhe outputet e kompjuterit dhe rregullimit dhe leximin e memories të kompjuterit dhe bën operimin e harduerit si dhe ndezjen e…

Animizmi

Animizmi (nga Latin: [anima] “frymë, shpirt, jetë“) është besimi që objektet, vendet dhe të gjitha krijesat posedojnë një thelb të veçantë shpirtëror. Potencialisht, animizmi i percepton të gjitha gjërat – kafshët, bimët, shkëmbinjtë, lumenjtë, sistemet e motit, punimet njerëzore dhe ndoshta edhe fjalët – si të animuara dhe të gjalla. Animizmi përdoret në antropologjinë e fesë si një term për sistemin e…

Shkenca

Shkenca (lat. “scientia” – njohuri, dituri, dije) është tërësia e veprimtarive njohëse dhe përgjithësuese, një sistem dijesh e njohurish për ligjet e zhvillimit të natyrës, shoqërisë, dukurive dhe objekteve dhe që është formuar historikisht duke hulumtuar, studiuar dhe vëzhguar botën reale e jetën, dhe duke bërë përgjithësime teorike. Ajo zakonisht mbështetet në argumente dhe njohuri ekzakte. Shkencë është edhe veprimtaria që zhvillohet në një fushë apo në një degë të caktuar të dijes, e vështruar si një lloj…

Kasiopea (yjësia)

Cassiopeia është një yjësi në qiellin e veriut, emëruar nga mbretëresha Kasiopea në mitologjinë greke, e cila mburrej me bukurinë e saj të pakrahasuar me asnje. Kasiopea ishte një nga 48 yjësitë që kishte dhënë astronomi grek i shekullit 2, Ptolemeu dhe mbahet si njëra nga 88 yjësitë moderne sot. Lehtë mund të vërehet në qiell, sepse ka formës e shkronjës ‘W’, e formuar…

Urbanistika

Urbanistika (trajta e pashquar urbanistikë) është studimi dhe teoria e ndërtimit dhe pajisjes me shërbime të qyteteve ose kulturave kryesisht urbane. Në Shqipëri, historikisht, me termin Urbanistikë, është nënkuptuar Projektim urban. Gjithashtu, në Shqipëri pas vitit 1990, si sinonim me termin Urbanistikë është përdorur edhe termi Planifikim urban por ky i fundit vë theksin edhe tek proceset politike – krahas atyre teknike –…

Planeti

Planeti (greq. πλανήτης, planitis) është një trup qiellor, që nuk ndriçon, ka një masë të mjaftueshme për vetë rëndesë për të mposhtur forcat e trupave të ngurtë, që të mbajë baraspeshën hidrostatike dhe lëviz në një orbitë keplerike përreth një yll etj. Planetët e sistemit diellor Planetët e sistemit tone diellor te radhitura sipas largësisë nga dielli. Mërkuri  Venera  Toka (Dheu)  (edhe ) Marsi (Mari)  Jupiteri (Moti)  Saturni (Shëtuni, Shtuni)  Urani (Vrënji, Vranji)  (edhe ) Neptuni (Neptoni)  Krijimi i planetëve 1.Pak çaste pas Big…