Ekologjia

Ekologjia (ojkos, vendbanim dhe logos, shkencë ose dije) është degë e Biologjisë e cila meret me studimin e vendbanimeve. Themelet e para të ekologjisë i dha Hekeli mirëpo themeluesi i ekologjisë moderne është Çarls Darvini (ang. Charles Darwin). Qeniet e gjalla të cilat jetojnë kanë mardhënie shumë të ngushta dhe të përhershme me njëra-tjetrën. Këto marrdhënie si dhe faktorët që ndikojnë në këta organizma i studion shkenca e Biologjisë, Ekologjia. Ekologjia cilësohet edhe si shkencë e cila meret me studimin e strukturës dhe funksionimin e biosferës. Mirëpo detyra kryesore e kësaj shkence është studimi i botës së gjallë dhe asaj jo të gjallë. Sipas objektit të cilin e studion ekologjia ndahet në:

Ekologjia e bimëve meret me studimin e mardhënieve dhe veprimeve të cilat ndodhin në botën bimore (fitocenoza). Në anën tjetër ekologjia e shtazëve meret me studimin e marrëdhënieve midis llojeve shtazore dhe bashkësive të tyre (zoocenozave). Ekologjia e mikroorganizmave është pak e studiuar.

Faktorët Ekologjik

Faktorë Ekologjik quhen ato veprime të cilat i shoqërojn qëniet e gjalla që nga lindja e gjerë në vdekje. Këta faktorë veprojnë në bimë dhe shtazë dhe janë në varshmëri reciproke me njëra tjetrën. P.sh. rrezatimi i Diellit ndikon në temperatur, temperatura sjell avullimin e ujit, avullimi i ujit sjell lagështin në ajër e kështu me rradhë… Këto ndryshime varen nga relievi, gjërsia gjeografike, lartësia mbidetare etj. Faktorët ekologjik ndahen në 2 lloje, faktorë që vinë nga bota e gjallë (biotik dhe faktorë që vinë nga bota jo e gjallë (abiotik).

Tek faktorët e botës së gjallë (biotik) marrin pjesë ndikimet reciproke në mesë qenieve të gjalla. Qofshin ngacmimet nga brenda apo nga jashtë (ato që i shkakton edhe njeriu).

Tek faktorët e botës jo të gjallë (abiotik) marrin pjesë më përgjithësi kushtet klimatike, tokësore dhe ato të relievit, siç janë: relievi, temperatura e ajrit, dhe e tokës, drita, uji, lagështia, lartësia mbidetare, pjerrtësia e tokës, vetitë fizike, vetitë biologjike, vetitë kimike etj.

Të gjithë faktorët ekologjik janë të rëndësishëm mirëpo nga më të rëndësishmit janë: Drita, uji, temperatura, dhe toka.

Drita

Është një nga faktorët më të rëndësishëm në Tokë pasiqë është i vetmi burim i cili jep dritën e verdhë, e cila është esenciale për zhvillimin e një individi. Drita e cila vjen në Tokë është e përbërë nga gjatësi valore të ndryshme. Roli i dritës është shumë i madh. Ai ndikon në mugullimin e farave, rritjen e bimëve si dhe proceset fiziologjike (transpirimin, fotosintezen etj.) Varësisht nga kërkesat për dritë bimët ndahen në dritëdashëse (heliofite) dhe hijedashëse (skiofite) Kjo ndodh edhe tek shtazët varësisht se cilit seksion i përkasin ato zgjedhin të jetojnë mbi hapësirën tokësore ku ka dritë dhe nën tokë ku është errësirë (p.sj. skrrajat, urithi etj.). Mirëpo e veçanta gjindtë tek gjallesat ujore sepse në ekosistemin e tyre ujor nuk ka dritë dhe po ashtu sytë e atyre gjallesave nuk funksionojn andaj i kan të zhvilluara disa organe speciale të cilat quhen organet ndriçuese e gjallesat ujore i përdorin për tu orientuar.

Temperatura

Një ndër faktorët më të rëndësishem është temperatura pasiqë ajo i përcakton kushtet e ekzistencës gjatë periudhes së jetesës. Për kryerjen e çdo procesi jetësore nevojitet temperatura (qoftë ajo e ulët apo e lartë) duke nisur nga zhvillimi në embrion e deri tek fotozinteza. Shtazët iu mbijetojnë temperaturave të ndryshme po ashtu në mënyra të ndryshme. P.sh. tek kafshët gjatë verës qimet bëhen më të rralla dhe më të bardha me qëllim absorbimi. Kurse gjatë dimrit gëzofi i tyre trashet. Tek gjallesat ujore kemi zhvendosje varësisht nga temperatura ato zhvendosen në thellësi të ndryshme kjo mbase është rutin, mirëpo gjendja kritike arrin kur temperaturat kapin shkallë shumë të lartë (maksimum) ose shkallë shumë të ulët (minimum). Kështu p.sh. llojet bimore siç janë shkallet , por edhe disa të tjerë që jetojnë në vise të largëta mund t’i durojnë temperaturat deri më -40 °C dhe +40 °C.

Nga ana tjetër kemi bimët dhe stazët të cilët nuk durojnë dinamizëm temperaturash. P.sh. alga Oscillatoria e cila jeton ne ujera termal me temperatur mesatare prej 64 °C, ndërsa po u rrit vetëm +4 °C ajo për 5-10 minuta do të vdesë. Rasti tjetër është tek gaforrja Thermosbaena mirabilis e cila jeton në temperaturë 45 °C mirëpo në ajo bjen në 30 °C, gaforrja ngordhë për 5 minuta. Por sërish temperatura më e volitshme për zhvillimin e qënieve të gjalla ësh 10-30 °C (gjithashtu edhe për procesin e fotosintezës). Në anë tjetër temperatura efikase për viset tropikale dhe sub-tropikale sillet rreth 25-30 °C, ndërsa ato të viseve arktike dhe sub-arktike sillen në mes 0-10 °C.

Uji

Uji është ndër faktorët më të rëndësishëm për ekzistencën e qenieve të gjalla, sepse asnjë proces jetësor nuk mund të kryhet pa prezencë të ujit. Trupi i bimëve dhe i shtazëve përmban 50 deri 90% ujë, ndërsai njeriut afro 70%, ndërsa te knidaret (meduzat) dhe disa bimëve ujore edhe deri në 98%. Uji ne gjendje te lenget nga bimët shfrytëzohet me anë të rrënjëve, ndërsa shtazët e pijnë. Roli i ujit është shume i madh. Ai hyne ne përbërjen e protoplazmës ku në prani të tij kryhen procese fiziologjike si: transpirimi, fotosinteza, mugullimi, rritja e bimëve etj. Bimët dhe shtazët mungesën e ujit e mbijetojnë në forma të ndryshme. Disa lloje të bimëve sidomos ato njëvjeçare i shmangen mungesës së ujit duke e kaluar thatësinë në formë të farave ose të kërcejve pa i qelur lulet. Kurse, bimët shumëvjeçare mbulohen me dyllë ose e zvogëlojnë transpirimin, ose sigurojnë ujë nga trupi i tyre i lagësht. Te shtazët mungesa e ujit mbijetohet në mënyra të ndryshme. Disa insekte trupin e mbështjellin me kutikulë (p.sh. kacadreri), zvarranikët (gjarpri, hardhuca) me shtresën e brirët shpezët dhe shtazët me lëkur të mbuluar me pupla dhe qime. Skrrajat dhe urithët për ta tejkaluar këtë krizë qendrojnë në aktivitet të qetësisë duke mos hargjuar energjin.. Disa shtazë edhe migrojnë në disa vende më të volitshme. Në bazë të përshtatmëris për jetese bimet ndahet ne ato ujore (hidrofite) dhe ato tokësore (higrofite)

 

Biodiversiteti i një rripi koralor. Koralet janë ndërtuar në mënyrë mjaft të sofistikuar me trupin e mbushur me materie te bollshme. Kjo mund të verehet gjate rritjes së tij gjë që bëhet në një mënyrë më të veçantë nga speciet e tjera.

Toka

Paraqet faktorin ekologjik me rendesi te madhe, meqense pjesa me e madhe e llojeve bimore dhe shtazore jeten e tyre e realziojne ne ambientin tokësorë, shumica e bimëve përforcohen për Tokë nga e cila furnizohen me ujë dhe kripëra minerale te domosdoshme për procesin e fotosintezës, ndërsa shumë shtazë në tokë e gjejnë ushqimin ndërtojnë strofulla dhe qerdhe të tyre. Në tokë po ashtu jetojnë edhe mikroorganizma. Prandaj, token duhet ta kuptuar si mjedis ku organizmat realizojne jeten e tyre duke formuar një tërësi të pandashme organike

Leave a Reply

Your email address will not be published.