Urbanistika

Urbanistika (trajta e pashquar urbanistikë) është studimi dhe teoria e ndërtimit dhe pajisjes me shërbime të qyteteve ose kulturave kryesisht urbane. Në Shqipëri, historikisht, me termin Urbanistikë, është nënkuptuar Projektim urban. Gjithashtu, në Shqipëri pas vitit 1990, si sinonim me termin Urbanistikë është përdorur edhe termi Planifikim urban por ky i fundit vë theksin edhe tek proceset politike – krahas atyre teknike – të planifikimit që karakterizojnë sistemet demokratike me pushtet te decentralizuar, p.sh. përgjithësisht vendimarrja për llojet e lejuara të përdorimit të tokës bëhet në nivelin lokal dhe jo atë qëndror dhe kryesisht me procese pjesmarrje të publikut. Në ligjin e fundit të miratuar nga qeveria shqiptare Për planifikimin e territorit futet edhe termi Planifikim i territorit që është një koncept më i gjerë që përfshin edhe planifikimin urban.

Urbanistë/e është titulli profesionial i atyre që ushtrojnë profesionin e urbanistikës apo planifikimit urban.

Historik i shkurtër

Ndonëse urbanistika ka ekzistuar si profesion që në themelimin e qyteteve të para, urbanistika moderne lindi si profesion në dekadat e para të shek. XX, kryesisht në përgjigje të kushteve të këqija higjeniko-sanitare dhe social-ekonomike të qyteteve industriale që po rriteshin me shpejtësi. Fillimisht me këto çështje u morën profesionistët më të ndërgjegjshëm nga fusha si arkitektura dhe inxhinieria e ndërtimit. Më pas, në këtë grup u shtuan edhe specialistë të shëndetit publik, ekonomistë, sociologë, juristë, dhe gjeografë, pasi kompleksiteti i menaxhimit të qyteteve nisi të kuptohej më qartë. Teknikat bashkëkohore të planifikimit urban e rajonal për analizimin, projektimin, dhe krijimin e zonave urbane u zhvilluan prej sintezës ndër-disiplinore të këtyre fushave. Sot urbanistika mund të përshkruhet si procesi teknik e politik që ka të bëjë me mirëqenien e popullsisë, kontrollin e përdorimeve të tokës, projektimin e mjedisit urban, përfshirë rrjetet e transportit dhe komunikacionit, dhe mbrojtjen e mjedisit natyror.

Nënkategoritë e Profesionit të Urbanistikës

Nga tematika mund të dallojmë brenda urbanistikës këto kategori:

Për nga shkalla gjeografike e planifikimit mund të dallojmë këto kategori:

Arsimimi në Profesionin e Urbanistit

Në Evropë, përfshirë në Shqipëri, hyrja në profesionin e urbanistit arrihet me marrjen e një diplome universitare. Në Amerikën e Veriut, hyrja ne profesionin e urbanistit arrihet me marrjen e një diplome pasuniversitare Master. Aktualisht në Shqipëri ka tre universitete që ofrojnë diplome në urbanistikë ose në arkitekturë me nën-specialitet urbanistikë:

Universitet tjetër që ofron program në shqip dhe diplomë në urbanistikë (si nën-specialitet i arkitekturës) është Universiteti Shtetëror i Tetovës, në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Urbanistë të famshëm në botë

Projektues të njohur

Teoricien të njohur të urbanstikës

 

Partizánske në Sllovaki – një shembull i një qyteti të planifikuar industrial tipik evropian , themeluar në vitin 1938.

Leave a Reply

Your email address will not be published.