Arsimi

Arsimi është proces i përvetësimit të njohurive, aftësive, vlerave, besimeve dhe zakoneve. Metodat arsimore përfshijnë mësimdhënien, trainimin, ligjërimin, diskutimin dhe hulumtimin e drejtuara. Arsimi shpesh bëhet nën drejtimin e arsimtarëve, megjithatë nxënësit gjithashtu mund të arsimohen vetë (vetëarsimohen). Arsimi mund të zhvillohet në ambiente formale ose joformale dhe çdo përvojë që ka një efekt arsimor (formues)…

Mrekullia/Fantazia

Mrekullia (lat. miraculum = mahnia) është një dukuri e pashpjegueshme për një ndërhyrje të mbinatyrores apo hyjnores, gjatë së cilës ligjet fizike duket se mposhten, pezullohen, apo tjetërsohen. Njerëz të besimeve të ndryshme kanë përkufizime të ndryshme në lidhje me fjalën “mrekulli”. Fantazia Fantazia apo Fantasy është një zhanër i artit, literaturës, stripit, filmit, serisë, lojrave, muzikës që përdor magjinë dhe forma tjera mbinatyrshme si element parësor të përmbajtjes, temës dhe vendosjes, apo të tijave.

Edukata

Edukata (si term rrjedh nga gjuha latine: educatio – edukatë, rritje; anglisht: parenting; gjermanisht: erziehung) si nocion dhe proces, është veprimtari e organizuar që merr pjesë në zhvillimin e cilësive pozitive të njeriut, duke i harmonizuar marrëdhëniet shoqërore dhe individuale. Përkufizimi Në fjalorin elektronik të gjuhës shqipe edukata përkufizohet kështu: 1. Tërësia e vetive a e cilësive shpirtërore, mendore e fizike, e shprehive kulturore etj. (botëkuptimi,…

Politikani

Një politikan është një person aktiv në politikën partiake, ose një person që mban ose kërkon një post të zgjedhur në qeveri. Politikanët propozojnë, mbështesin, refuzojnë dhe krijojnë ligje që qeverisin tokën dhe, si rrjedhojë, njerëzit e saj. Në përgjithësi, një politikan mund të jetë kushdo që kërkon të arrijë pushtetin politik në një qeveri….

Fejesa

Fejesa është lidhja ndërmjet djalit e vajzës, që i premtojnë njëri-tjetrit se do të martohen e që e shpallin këtë edhe në familjet e tyre e për të njohurit; ceremonia që bëhet kur shpallet kjo lidhje.

Wikipedia

Wikipedia (Shqiptimi: Uikipedia; gjithashtu dhe si Vikipedia) është një enciklopedi online falas ndërkombëtare e shkruar dhe e mirëmbajtur nga një komunitet me vullnetar përmjet një sistem editimi të bazuar në wiki. Hapat e parë për krijimin e një enciklopedie të lirë gjuhën angleze u hodhën në janar të vitit 2001. Kjo enciklopedi ashtu si dhe shumë projekte të ngjashme në gjuhë të…

Gripi spanjoll

Gripi Spanjoll, i njohur gjithashtu si pandemia e gripit të vitit 1918, ishte një pandemi jashtëzakonisht vdekjeprurëse e gripit. Duke zgjatur nga Janari 1918 deri në Dhjetor 1920, ai infektoi 500 milion njerëz – rreth një e katërta e popullsisë së botës në atë kohë. Numri i të vdekurve vlerësohet të ketë qenë diku nga 17 milion në 50 milion,…

Fisi

Fisi dhe fara është grup njerëzish në shoqërinë parake me lidhje të afërta gjaku, me gjuhë të përbashkët e me zakone të njëjta, që mbështetej në pronën e përbashkët dhe që ishte njësia bazë e organizimit të jetës së njerëzve e të prodhimit deri në lindjen e klasave. Në etnografi fisi është grup njerëzish me gjuhë dhe zakone të përbashkëta, që jetojnë si një bashkësi…

Martesa

Martesa është bashkim i ligjshëm i një burri me një grua për të krijuar familje. Martesa me grupe Martesa me grupe është një forma më e vjetër e martesës, kur çdo burrë i njërit prej të dy grupeve të një fisi mund të bashkëjetonte me çdo grua të grupit tjetër, ndërsa ndalohej bashkëjetesa e një burri dhe e një gruaje…

Politika

Politika, fjala vjen nga greqishtja pólis, “shtet qytet” apo “bashkësi e shumfishtë”. Politika është përgjigje ndaj problemeve te shoqërisë me ane te vendimeve te detyrueshme për gjithë shoqërinë, është marrëdhënie ndermjet njerëzve, grupeve a shoqërive lidhur me vendime a mosvendime te detyrueshme për gjithë shoqërinë ose ndermjet shoqërive si dhe për zbatimin dhe ndryshimin e këtyre…

Iluminati

Illuminati (shumës i fjalës latine Illuminatus, ‘i ndriçuar’) është një emër i dhënë për disa grupe, si reale ashtu edhe fiktive. Historikisht, emri zakonisht i referohet Iluminati bavarez, një shoqëri sekrete e epokës së Iluminizmit e themeluar më 1 maj 1776 në Bavari, sot pjesë e Gjermanisë. Qëllimet e shoqërisë ishin të kundërshtonin bestytninë, errësimin, ndikimin fetar mbi…

Divorci

Divorci, i njohur gjithashtu si shpërbërja e martesës, është procesi i ndërprerjes së martesës ose bashkimit martesor. Kjo zakonisht përfshin anullimin ose riorganizimin e detyrave ligjore dhe përgjegjësive të martesës, duke shpërndarë kështu lidhjet e martesës midis një çifti të martuar nën sundimin e ligjit të një shteti apo shteti të caktuar. Ligjet e divorcit ndryshojnë…