Fisi

Fisi dhe fara është grup njerëzish në shoqërinë parake me lidhje të afërta gjaku, me gjuhë të përbashkët e me zakone të njëjta, që mbështetej në pronën e përbashkët dhe që ishte njësia bazë e organizimit të jetës së njerëzve e të prodhimit deri në lindjen e klasave. Në etnografi fisi është grup njerëzish me gjuhë dhe zakone të përbashkëta, që jetojnë si një bashkësi me një prijës në krye.

Me kalimin e kohës në territoret shqiptare fjala fis ashtu si dhe shkrirja e dy fjalëve tradicionale (farë+fis) farefis njiheshin njerëzit që kishin prejardhje nga një stërgjysh i përbashkët.

Etimologjia

Fjala fis është një huazim nga greqishtja e periudhës bizantine. Në shek. XIX përdorej kryesisht në Shqipërinë Veriore, kurse në Jug dëgjohej rrallë.

Rendi farefisnor në trevat shqiptare

Në konstatimet e periudhës së fundit osmane, njësia më e madhe politike qe fisi. Gjysmën e parë të shekullit XIX Boué konstaton se shqiptarët janë të ndarë në klane, që quhen fis te Gegët dhe farë te Toskët. Një farë a fis kontrollonte troje të caktuara dhe parandalonte ose kontrollonte joanëtarët nga pronësia. Në teori, çdo fis përfonte identetin e vet fisnor duke mëtuar trashëgiminë nga një burrë historik ose mitik, megjithatë disa fise pohonin për të njëjtit paraardhës.

Rendi farefisnor pas ’90

Pas ndryshimeve demografike të pas viteve ’90 dhe sidomos pas shembjes së përkohshme të shtetit shqiptar më 1997, shqiptarët që kishin jetuar në një rend fisnor shekullor ndër viset e ndryshme e lanë vendlindjen e tyre për një jetë më të mirë në mërgim ose ndër qytetet e Ultësirës Perëndimore: ShkodraTiranaDurrësi. Me dinamikën që sjell synimi për një jetë më të mirë, ruajtja e strukturave të vjetra mendore dhe fisnore mbetet vetëm në nivel bisedor kur ndëgjon që thonë “Unë jam ‘i Shkrel, por ime shoqe është i Shalë.” Ndjesi kjo e rrënjës, e cila nuk zbehet lehtësisht duke qenë e freskët në mbamendje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.