Wikipedia

Wikipedia (ShqiptimiUikipedia; gjithashtu dhe si Vikipedia) është një enciklopedi online falas ndërkombëtare e shkruar dhe e mirëmbajtur nga një komunitet me vullnetar përmjet një sistem editimi të bazuar në wiki.

Hapat e parë për krijimin e një enciklopedie të lirë gjuhën angleze u hodhën në janar të vitit 2001. Kjo enciklopedi ashtu si dhe shumë projekte të ngjashme në gjuhë të ndryshme administrohen nga fondacioni mëmë amerikan i ashtuquajtur Fondacioni Wikimedia. Ekzistojnë edhe fondacione të ngjajshme në Francë dhe Gjermani. Varianti në gjuhën shqipe i kësaj enciklopedie të lirë ekziston nën adresën: http://sq.wikipedia.org.

Gjithçka tek Wikipedia është nën licencën GNU Free Documentation License (GFDL), licenca të përputhshme me të, ose materiale të cilat nuk janë nën kushtet e të drejtave të autorit. Redaktorët mbajnë të drejtat e autorit për çfarë shkruajnë, por teksti mbetet i lirë për të tjerë për ta përdorur dhe redaktuar sipas kushteve të GFDL-it ose licencave përkatëse. Për më shumë informacion shikoni Mbi të drejtat e autorit.

Wikipedia shqip

Versioni shqip i Wikipedia-s, Enciklopedisë së Lirë që quhet Wikipedia shqip, filloi më 12 tetor 2003 dhe sot përmban 86.821 artikuj. Wikipedia shqip mban vendin e 75-të në rangun Meta.

 

Wikipedia
Wikipedia-logo-v2.svg
Wikipedia wordmark

Screenshot
Webfaqja http://www.wikipedia.org/
Komercial Jo
Tipi i faqes Enciklopedi Online
Regjistrim Fakultativ
Gjuha(t) e gjendshme 257 botime aktiv (276 total)
Pronari Wikimedia Foundation
Krijuar nga Jimmy WalesLarry Sanger
Lëshuar më 15 janar 2001

Leave a Reply

Your email address will not be published.