Egjipti i lashtë ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën Veriore lindore, i përqendruar në rrjedhat e lumit Nil, në atë që është sot shteti modern i Egjiptit. Qytetërimi egjiptian filloi të ngrihej rreth 3150 p.e.r (sipas kronologjisë konvencionale egjiptiane) kur u krye bashkimi politik i Egjiptit të Sipërm e të Poshtëm nën faraonin e parë. Historia e Egjiptit…
Amerika Veriore (ang.: North America, lexo: Noëth Amerika) është një kontinent në Hemisferën Veriore dhe Perëndimore të Tokës. Ajo kufizohet në veri nga Oqeani Arktik, në lindje nga Oqeani Atlantik, në juglindje nga Deti i Karaibeve, dhe në jug dhe perëndim nga Oqeani Paqësor; Amerika Jugore shtrihet në juglindje. Amerika veriore mbulon një sipërfaqe prej rreth 24,709,000 kilometra katrorë, ose 4.8% të gjithë sipërfaqes së planetit ose 16.5% të sipërfaqes tokësore. Nga korriku 2007, popullsia ishte…
Origjina e Termit Ky term u has për herë të parë në librin “A confutation of a Book” (nga peshkopi Jewel) që më pas do të njihej me titullin “An apologie of the Church of England (Apologjia e kishës angleze”) shkruar nga Thomas Harding (1565): Fjalia ku kjo fjalë shfaqet është si në vazhdim: “Koha…
Koma (nga greqishtja κῶμα koma që do të thotë gjumë i thellë) është një gjendje e thellë e pavetëdijes së zgjatur në të cilën një person nuk mund të zgjohet; nuk arrin t’i përgjigjet normalisht stimujve të dhimbshëm, dritës ose zërit; i mungon një cikël normal zgjimi; dhe nuk inicon veprime vullnetare. Pacientët në gjendje kome shfaqin një mungesë të plotë të zgjimit…
Ilirët ishin popull i lashtë i Gadishullit Ballkanik dhe njëri ndër popujtë më tē lashtë të Evropës. Disa historianë besojnë,se ilirët ishin trashëgimtarët e vetëm të pellazgëve,banorët më të lashtë të Siujdhesës Ballkanike. Vendndodhja Sipas Herodotit trojet e ilirëve shtriheshin në shek e 5 p.e.r nga Adriatiku në Morava në lindje dhe përkatësisht deri Etsch në perëndim. Origjina Problemi i prejardhjes dhe i rrugës së formimit të trungut etnik…
Eskatologjia (nga greq. Εσχατολογία, es´hato – i fundit, e fundme + logia – kuptim, mësim) është një degë e teologjisë dhe filozofisë që merret me studimin e ngjarjeve të fundme (të mbrame) në historinë e botës apo fatin e fundmë të njerëzimit, zakonisht ajo nënkuptohet si fundi i botës. Pra, eskatologjia është një besim apo mësim që merret me shpresat për përsosmëri të individit dhe mbarë njerëzimit, që rrjedh nga besimi fetar;…
Nili (arabisht: النيل an-nīl), në Afrikë, është lumi më i gjatë në Afrikë dhe në botë. Lumin Nil e përbëjnë Nili i bardhë, Nili i Kaltër dhe Atbara. Lumi ka gjatësi prej 6 672 km. Nili I bardhe buron nga Liqeni Viktoria ne Ugande dhe ne Khartum te Sudanit bashkohet me Nilin Blu nga Etiopia per te formuar Nilin. Rreth 300 milion m3 uje rrjedh ne Nil cdo dite….
Evropa është një nga shtatë kontinentet tradicionale politike, dhe një pjesë e kontinentit gjeografik të Evroazisë. Evropa rrethohet në veri nga Oqeani i Ngrirë i Veriut, në perëndim nga Oqeani Atlantik, në jug nga Deti Mesdhe, dhe në juglindje nga Malet Kaukaz, Deti i Zi dhe ngushticat që e lidhin atë me Detin Mesdhe. Në lindje, Evropa kryesisht ndahet nga Azia nga ndarja ujore e Maleve Urale, Lumi Ural, dhe Deti Kaspik.[1] Europa mbulon…
Bibla (hebraike: תנ״ך tanah, greqisht: η Βίβλος – i Vivlos, hebraike: ספר – séfer, libër, nganjëherë “Bibla e Shenjtë”, “Fjala e Zotit”, “Shkrimi i Shenjtë”) rrjedh nga greqishtja “(τα) βίβλια”, ta Vivlia, = “Librat” dhe është emri që përdoret nga hebrenjtë dhe të krishterët për shkrimet e tyre fetare, që janë krijuar në një hapësirë kohore prej 1.200 vjetësh në Izraelin e sotëm, dhe deri në qindvjeçarin e 2. U kanonizuan në fillim nga judenjtë e…
Filozofia merret me problemet e përgjithshme dhe thelbesore rreth çështjeve si ekzistenca, dituria, e vërteta, bukuria, ligji, drejtësia, vlefshmëria, mendja, dhe gjuha. Filozofia dallohet nga mënyrat e tjera të zgjidhjes së këtyre problemeve (siç janë misticizmi ose mitologjia) nga qasja kritike dhe sistematike e saj si dhe mbështetja në argumente të arsyeshme. Fjala filozofi rrjedh nga greqishtja: φιλοσοφία, philosophía, “dashuria për dituri”. Degët e filozofisë Degët kryesore të studimit filozofik janë: Metafizika, e cila…
Mali Everest (nepalisht: Sagarmatha, tibetisht: Chomolangma) është mali më i lartë i vargmaleve të Himalajës, dhe maja e tij vendi më i lartë i Tokës mbi sipërfaqen e detit, me lartësi 8.848 metra. Gjendet ndërmjet Nepalit dhe Tibetit, në kordinanca gjeografike 28ο Β, 87ο Α. Lartësia e tij ndryshon çdo vit disa milimetra për arsye të krijimit…
Kulla e Babelit sipas Zanafillës, kreu 11 i Biblës ishte një kullë e ndërtuar për të arritur qiellin nga njerëzimi i bashkuar. Perëndia që vëzhgonte kryelartësinë e njerëzimit, vendosi të pështjellonte gjuhën e njëjtë të mëparëshme të njerëzimit, dhe kështu parandaloi çdo përpjekje të tillë në të ardhmen. Shkatërrimi i kullës nuk përshkruhet në Zanafillë, por përmendet në Librin e Jubileve, e tjetërkund. Shpjegimi i…