Egjipti i lashtë

Egjipti i lashtë ishte një qytetërim i lashtë në Afrikën Veriore lindore, i përqendruar në rrjedhat e lumit Nil, në atë që është sot shteti modern i Egjiptit.

Qytetërimi egjiptian filloi të ngrihej rreth 3150 p.e.r (sipas kronologjisë konvencionale egjiptiane) kur u krye bashkimi politik i Egjiptit të Sipërm e të Poshtëm nën faraonin e parë. Historia e Egjiptit të lashtë ndodhi në një seri Mbretërish të qëndrueshme, të ndara nga periudha paqëndrueshmërie të njohura si Periudhat e Mesme. Mbretëria e Vjetër i përket Epokës së Hershme të Bronzit, Mbretëria e Mesme dhe Mbretëria e Re Epokës së Vonë të Bronzit. Egjipti arriti pikun e fuqisë së tij gjatë Mbretërisë së Re, në periudhën e Ramsesit, pas së cilës filloi të binte ngadalësisht. Egjipti u pushtua radhë pas radhe nga fuqi të huaja gjatë kësaj periudhe të vone. Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, një nga gjeneralët e tij, Ptoleme Soteri, shpalli veten si sundues të ri të Egjiptit. Kjo Dinasti Ptolemaike sundoi Egjiptin deri në vitin 30 p.e.r, kur u pushtua nga Perandoria Romake dhe u bë një provincë romake.

Suksesi i qytetërimit të lashtë egjiptian erdhi pjesërisht nga aftësia e tij për tu përshtatur me kushtet e Luginës së Nilit. Parashikimi i përmbytjeve dhe vaditja e vazhdueshme dhe e kontrolluar e luginës pjellore çoi në prodhimin në tepricë të të korrave, që çoi në zhvillimin kulturor e shoqëror. Me burimet rezervë, administrata nxiti shfrytëzimin e mineraleve që mund të nxirreshin nga lugina dhe zonat e shkretëtirës përreth, u zhvillua shkrimi egjiptian me hieroglife,u organizuan projekte bujqësore dhe ndërtimore, u zhvillua tregti me rajonet rrethuese dhe u krijua një force ushtarake për të mundur armiqtë e huaj dhe për të vendosur pushtetin dhe dominimin e Egjiptit. Për të motivuar dhe organizuar këto aktivitete ekzistonte një burokraci e shkruesve, liderëve fetarë dhe administruesve nën kontrollin e faraonit, i cili siguronte unitetin dhe bashkëpunimin e popullit egjiptian nën rregullat e besimit fetar egjiptian.

Disa nga arritjet e egjiptianëve të lashtë përfshijnë nxjerrjen e gurëve, ndërtimin e piramidave, tempujve dhe obeliskëve; u zhvillua matematika, mjekësia, vaditja dhe teknika të reja bujqësore për prodhimtari, anijet para, qeramika dhe teknologjia e qelqit, forma të reja të letërsisë dhe traktati i parë i paqes që njihet në histori. Egjipti la një trashëgimi të qëndrueshme e të pavdekshme. Arti dhe arkitektura e tij u imituan kudo, dhe gjërat antike të tij u shpërndanë në tërë cepat e botës. Gërmadhat monumentale të tij kanë frymëzuar imagjinatën e udhëtarëve dhe shkrimtarëve për shekuj me radhë. Interesi dhe respekti i rikthyer këto dy shekuj të fundit për gërmadhat dhe gjërat antike çoi në krijimin e hetimit shkencor të qytetërimit egjiptian dhe në një vlerësim më të lartë për trashëgiminë e tij kulturore, si për Egjiptin ashtu edhe për botën.

 

Sfinksi i Madh dhe Piramidat e Gizës janë dy nga simbolet më të njohura të qytetërimit të lashtë egjiptian.

Hartë e Egjiptit të lashtë, që shfaq qytetet më të mëdha në periudhën Dinastike (rreth 3150 p.e.r deri në 30 p.e.r)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

4 Comments

  1. I will tell that youre very knowlegeable. Im launching an internet site soon, together with your information can be very helpful for myself.. Thanks for your help and also wishing everyone the achievement in your business.

  2. Can I borrow that book of yours How To Become A Millionaire? Sure. Here you are. Thanks – but half the pages are missing. What’s the matter? Isn’t half a million enough for you?

  3. Pretty good article. I just stumbled upon your blog and wanted to say that I have really enjoyed reading your blog posts. Any way Ill be coming back and I hope you post again soon.