Mali Everest
Mali Everest (nepalisht: Sagarmatha, tibetisht: Chomolangma) është mali më i lartë i vargmaleve të Himalajës, dhe maja e tij vendi më i lartë i Tokës mbi sipërfaqen e detit, me lartësi 8.848 metra. Gjendet ndërmjet Nepalit dhe Tibetit, në kordinanca gjeografike 28ο Β, 87ο Α. Lartësia e tij ndryshon çdo vit disa milimetra për arsye të krijimit të maleve që krijoi Himalajat dhe vazhdon edhe në periudhën tonë sepse pllaka tektonike e Indisë përplaset me atë të Azisë. 8.850metrat janë në dy të tretat e lartësisë së troposferës. Në këtë lartësi ajri është i rrallë dhe mungesa e oksigjenit, erërat e forta dhe temperaturat shumë të ulta e bëjnë të pamundur lulëzimin e bimëve dhe barit në faqet më të larta.
Emri | Everest |
Lartësia | 8,848 Metra |
Vendodhja | Nepal, Tibet |
Koordinatat | 35°45′30″N 76°39′12″W |