Ekrani me lëngë kristali (anglisht: liquid crystal display apo shkurt LCD ) paraqitës i signaleve elektrike në form figurash vizuale. Ky lloj ekrani për paraqitjen e fotografisë përdorë një masë kristali të lëngët e cila në kushte të caktuara ka aftësi të ndikoi në drejtimin e thyerjes së dritës. Aparatet e ashtuquajtura TFT të gjeneratës së tanishme e posaqërisht…
Mitra (Lat. Uterus) është një organ që i përket sistemit riprodhues të gjinisë femërore. Te gjitarët, roli i mitrës është të pranojë dhe të mbajë zhvillimin e embrionit (fetusit) gjatë periudhës së shtatzënisë. Mitra është një organ zgavror me formë dardhe me përmasa rreth 7.5 cm gjatësi dhe 5 cm gjerësi. Mitra përfshin një shtresë…
Hendbolli ështe sport ekipor i cili luhet në mes dy skuadrave të përbëra nga 7 lojtarë (6 lojtarë dhe portieri), duke lëvizur topin nga njëri lojtarë te tjetri duke tentuar që të shënojnë ne portën e ekipit kundershtar. Hendbolli është sport i ngjajshëm me futbollin, por këtu ne vend të këmbëve përdoren duart për të lëvizur…
Revolucioni shkencor ishte një seri ngjarjesh që shënuan paraqitjen e shkencës moderne gjatë periudhës së hershme, kur zhvillimet në matematikë, fizikë, astronomi, biologji (përfshirë anatominë njerëzore ) dhe kimi transformuan pikëpamjet e shoqërisë për natyrën. Revolucioni Shkencor ndodhi në Evropë nga fundi i periudhës së Rilindjes dhe vazhdoi deri në fund të shekullit XVIII, duke ndikuar në lëvizjen shoqërore intelektuale të njohur si Iluminizmi. Ndërsa datat e tij ende debatohen,…
Infarkti miokardial, e njohur në popull si edhe si pika në zemër, është nekrozë e parikthyeshme e muskulit kardiak që shkaktohet si pasojë e një ishemie të zgjatur. Kjo zakonisht ndodhë si pasojë e mosbalancës të oksigjenit të ofruar dhe të kërkuar. Prania e enzimeve kardiake në qarkullim është një e dhënë për nekrozën miokardiale. IM…
Shpëtimtari (statujë në Rio de Zhaneiro). Të krishterët besojnë se Jezusi është Person i dytë i Trinisë Hyjnore i trupëzuar që zbriti në tokë për të shpëtuar njerëzillekun nga gjynahu. Krishtërimi ose Kristianizmi është fe e themeluar sipas mësimeve dhe të dhënave…
Shkenca shoqërore ose shkenca sociale është një kategori disiplinash akademike të cilat merren me shoqërinë dhe marrëdhëniet midis individëve brenda një shoqërie. Këto shkenca ose disiplina përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në: antropologji, arkeologji, studime të komunikimit, ekonomi, folkloristikë, histori, muzikologji, gjeografi njerëzore, juridiksion, gjuhësi, shkencë politike, psikologji, shëndetësi publike, sociologji, pedagogji, etj. Termi është përdorur ndonjëherë për t’iu referuar në mënyrë specifike fushës së sociologjisë, “shkencës së shoqërisë” origjinale, themeluar në shekullin XIX. Shkencëtarët socialë…
Gdańsk Intérêts des nations de l’Europe, dévélopés relativement au commerce, 1766 Tregtia perfshin transferimin e mallrave ose shërbimeve nga një person ose njësi në një tjetër, shpesh në këmbim të parave. Një sistem apo rrjet që lejon tregtinë quhet treg.Tregtia është një lloj aktiviteti ekonomik që kryehet nga individë apo entitete të tjera organizative më komplekse, dhe që merret me…
Peshore për matjen e peshës Pesha e një objekti, në shkencë dhe inxhinieri, lidhet me forcën që vepron në objekt, qoftë për shkak të gravitetit ose me një forcë reagimi që e mban atë në vend. Disa libra shkollorë standardë përcaktojnë peshën si një sasi vektori, forca gravituese që vepron në objekt. Të tjerët e përcaktojnë peshën si një sasi shkallore, si madhësi e forcës…
Antishkenca është një pozicion që hedh poshtë shkencën dhe metodën shkencore. Njerëzit që kanë pikëpamje antishkencore nuk e pranojnë shkencën si një metodë objektive që mund të gjenerojë njohuri universale. Ata gjithashtu pretendojnë se reduksionizmi shkencor në veçanti është një mjet i kufizuar për të arritur të kuptuarit e një bote komplekse. Fushat kryesore të antishkencës mund të shihen në filozofi,…
Islami (arab. الإسلام al-ʾIslām, në shqip edhe si Myslimanllëku ose Myslimanizmi) është një fe monoteiste abrahamike. Është e bazuar në besimin në një Zot (arab. Allahu), në zgjedhjen e Muhamedit për profetin e fundit, paracaktimin e fatit të njerëzve, shpërblimin për vepra të mira dhe dënimin për vepra të këqija, ditën e gjykimit dhe ringjalljen e të vdekurve. Kurani është shkrimi i shenjtë i Islamit dhe kështu burimi parësor i tij, i shkruar në gjuhën arabe dhe përmban 114 kapituj (sure)….
Ekrani është pëlhurë zakonisht e bardhë, e shtrirë a e varur në një mur, mbi të cilën shfaqen filma. Pllakë prej lënde të posaçme (prej xhami, prej argjendi etj.), e vendosur ne aparate të ndryshme, ku riprodhohen me anë të dritës figura, sinjale etj. Elementet përbërëse Pllakat e tensionit Katoda Anoda Cilindri orientues Burimi i energjisë…