Marketingu

Koncepti i marketingut Me nocionin marketingut përmblidhet filozofia afariste e ndërmarrjes, institucionit apo individit të cilën e karakterizon përqendrimi, përkatësisht fokusimi në konsumatorin, shprehur përmes përpjekjes të përhershme dhe harmonike të tërë ndërmarrjes në procesin e përmbushjes të nevojave dhe dëshirave të konsumatorit si dhe të vet realizimit të objektivave të ndërmarrjes. Koncepti i marketingut është…

Ekonomia

Një ekonomi (nga greqisht οίκος – “shtëpiake” dhe νέμoμαι – “menaxhoj”) është një zonë e prodhimit, shpërndarjes dhe tregtisë, si dhe konsumi i mallrave dhe shërbimeve nga agjentë të ndryshëm. Kuptuar në kuptimin e tij më të gjerë, ‘Ekonomia përkufizohet si një fushë sociale që thekson praktikat, ligjërimet dhe shprehjet materiale që lidhen me prodhimin, përdorimin dhe administrimin e burimeve’. Agjentët ekonomikë mund të jenë individë, biznese, organizata ose…

Demokracia

Demokracia (gr. demo – popull, kraci – rend) është një formë qeverisje në të cilën shumica e njerëzve ushtrojnë sovranitetin e tyre ose drejtëpërdrejtë, nëpërmjet referendumeve, ose në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve. Duke filluar pas luftës së dytë botërore, interpretimet për demokracinë si rend qeverisës janë shumuar, dhe ndërmjet tyre ka dallime të mëdha. Gjatë historisë…

Impulsi

Në mekanikën klasike, impulsi është madhësia vektoriale që jepet si produkt i masës dhe shpejtësisë së një trupi. Duke qenë një madhësi vektoriale, ai ka nevojë për kah dhe drejtim. Nëse kemi një objekt me masë m dhe shpejtësi v atëherë impulsi i tij jepet me anë të formulës: p = mv. Në sistemin SI, njësia matëse e impulsit është kilogram metër për sekondë ( kg*m/s),…

Hapësirë-koha

Në fizikë, hapësirë-koha është një model matematik që kombinon hapësirën dhe kohën në një vazhdimësi të vetme e njohur si struktura e hapësirë-kohës . Hapësirë-koha interpretohet zakonisht si një hapësirë tre-dimensionale ku koha luan rolin e një dimensioni të katërt, një dimension që ka një natyrë të një lloji tjetër në krahasim me dimensionet hapësinore. Sipas perceptimit Euklidian…

Dimensioni i fotografisë

Dimensionet e fotografisë së prezantuar në letra vizëluese. Dimensionet e letrës së fotografive të përdorura në dhjetëditëshin e fundit kanë qenë të formatit të vogël (24×36). Kështu u krijuan formatet si 7×10 ose 9×13 si zmadhime të formatit bazë edhe pse tek këto dimensione duhet të pritej një pjesë e fotografisë. Si standarde merren dimensioni (A6) 10,5 x 14,8. Të…

Shtypshkronja

Shtypshkrues janë botuesit privatë dhe institucionet publike me tё drejtë botimi që ushtrojnë veprimtari prodhuese me objekt shtypshkrimi dhe që zotërojnë pajisjet industriale dhe mjetet e nevojshme për prodhimin e librave.

Psikologjia shkollore

Psikologjia shkollore është një nëndisiplinë e psikologjisë pedagogjike, e cila merret me studimin e aspekteve psikologjike të procesit edukativ e arsimor në institucionet shkollore. Psikologjia shkollore ka raporte të ndërsjella me psikologjinë e të mësuarit, psikologjinë zhvillimore, psikologjinë klinike, psikologjinë e personalietit, psikologjinë sociale dhe atë të komunitetit si dhe pedagogjinë për të plotësuar nevojat e shëndetit mental dhe të mësuarit të fëmijëve dhe…

Shpellat Ellora

Ellora është një sit arkeologjik 29 km në veri-perëndim të qytetit të Aurangabadit në shtetin indian Maharashtra, ndërtuar nga Dinastia Rashtrakuta (grupi brahmanik dhe budist i shpellave) dhe Yadav (grupi xhainist i shpellave). E mirënjohur për shpellat e saj monumentale, Ellora është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe formon një nga tërheqjet kryesore turistike në rajonin e Marathwada-s…

Shkenca kognitive

Shkenca kognitive ose shkenca e njohjes është studimi shkencor ndërdisiplinor i mendjes dhe proceseve të saj. Ajo shqyrton se çfarë është njohja (kognicioni), për çfarë shërben dhe si funksionon. Shkenca kognitive përfshin hulumtimin e inteligjencës dhe sjelljes, duke u koncentruar veçanërisht në atë se si informacioni përfaqësohet, procesohet, dhe transformohet (në fushat si përceptimi, gjuha, kujtesa, arsyeja, dhe emocioni) brenda sistemit nervor (te njeriu apo kafshët tjera) dhe makinave (p.sh. kompjuteri). Shkenca kognitive…

Apolitizmi

Apolitizmi ose apolitika zakonisht përkufizohet si shmangie nga politika, qëndrim jashtë politikës, apatia ose antipatia ndaj të gjitha përkatësive politike. Të jesh apolitik gjithashtu mund t’i referohet situatave në të cilat njerëzit marrin një pozicion të paanshëm në lidhje me çështjet politike. Fjalori Collins përcakton apolitikun (njeriun apolitik) si “politikisht asnjanës; pa qëndrime, përmbajtje ose paragjykime politike“.

Abuzimi Opioid

Perveç alkaloidëve natyrale te opiumit, morfinës dhe kodeinës, ekzistojnë edhe derivate sintetike të rëndësishëm si heroina, hydromorfone hydroklorid (Dilaudid), oksidonte hydroklorid (Percocet), dhe oksimorfone hydroklorid (Numorphan), si edhe opioidet sintetike si për shembull : meperidine (Demerol), metadone (Dolophine), pentazocine (Talwin) dhe propoksyfene hydroklorid (Darvon). Te gjitha këto barna janë qetësues, dhe janë lehtësuesit më të mira të dhimbjes…