PERRALLA - 177. DJALI I MBRETIT,ZOGU I ZJARRTE DHE UJKU I MURRME
“DJALI I MBRETIT,ZOGU I ZJARRTE DHE UJKU I MURRME”
Jetonte ne nje vend mbret Demjani,i cili kishte tre djem. Por kishte dhe nje kopesht te bukur,ne te cilin kishte nje molle me kokrra te argjendta. Cdo mengjes qe zgjohej,atij i mungonte gjithmone nje kokerr molle dhe ai behej shume keq nga kjo gje.
Nje dite i tha djemve se do i jepte gjysmen e pasurise atij qe zbulonte se kush i vidhte mollet. Shkoi djali i madh per te ruajtur gjithe naten por e zuri gjumi. Shkoi i mesmi,edhe a te e zuri gjumi. Pastaj shkoi djali i vogel dhe po rrinte zgjuar gjithe naten. Kur i vinte gjume ai i hidhte nje grusht uje syve dhe vazhdonte te vinte rreth pemes. Kur nga mesi i nates vjen nje zog i zjarrte i cili te verbonte me driten e tij dhe shkoi te cukiste mollet. Djali i mbretit e kapi nga bishti dhe pas shume perpjekjesh,zogu shpetoi. Por atij i ngelen ne dore disa pende. Ia coi te atit dhe ai u gezua shume. Pendet i vuri ne dhomen e tij dhe zogu nuk erdhi me qe nga ajo dite.
Por mbretit i hyri ne zemer ai zog dhe e donte se s’ben. Dhe keshtu dy djemte e tij te medhenj u nisen per ta gjetur. Pas shume kembenguljesh,edhe i vogli u nis per te kapur zogun.
Pasi beri shume rruge,djali i vogel i mbretit u gjend para tre rrugeve;ai ktheu nga e djathta dhe sapo u fut ne pyllin e dendur,doli nje ujk i murrme dhe ia copetoi kalin. Ai nuk pati kohe as te nxirrte shpaten.
Keshtu ai shkoi prane nje peme dhe po rrinte i merzitur. Aty i doli ujku i murrme dhe i tha per cfare ishte merzitur,kurse ai i tregon te gjithe historine dhe i thote:
-
- Por pa kalin s’kam si te shkoj per te gjetur zogun e zjarrte!
-
- Me kalin tend nuk do arrije dot kurre deri atje, – i thote ujku. – Meqenese une te lashe ne kembe,do te te ndihmoj deri sa te kthehesh ketu,te jap fjalen!
Keshtu djali i mbretit hipi ne shpinen e ujkut,sepse ai e dinte ku ndodhej zogu i zjarrte dhe shkuan ne mbreterine e mbret Afronit. Dolen para murit dhe ujku i tha:
-
- Merre zogun qe eshte brenda ne nje kafaz te arte,por kafazin mos e prek.
Ai shkon merr zogun por nuk e degjon fjalen e ujkut edhe do te marre dhe kafazin. Por sa e leviz pak nga vendi,bien zilet sepse ishin te lidhura me kafazin nga disa file spango. Keshtu djalin e kapin dhe Afroni kur merr vesh se kush eshte,i thote:
-
- Nese do te shpetosh dhe te mos dale nami i keq,shko me merr kalin jelearte!
Djali del koken ulur dhe i thote ujkut se cfare kishte ndodhur. Ujku i tha qe e kishte paralajmeruar por megjithate i tha te hipte ne shpinen e tij dhe te shkonin ne mbreterine e Kusmanit. Atje i tha te kapercente murin dhe te merrte kalin,dhe pastaj tha:
-
- Merre kalin jelearte por te mos luajte megojezen prej floriri.
Ai shkoi mori kalin por perseri nuk ia degjoi fjalen ujkut te murrme dhe e kapen perseri. Mbret
Kusmani i tha se nese donte te shpetonte,te shkonte dhe te rrembente Elenen e Bukur per te.
Djali u be shume keq dhe nuk donte veten,por ujku i tha te hipte perseri mbi shpinen e tij dhe te shkonin te merrnin Elenen. Kur arriten para pallatit te saj,ujku i tha te zbriste se kete here do shkonte vete te kryente kete sherbim. Ate e la te priste prane nje pem dhe vete shkoi ne pallat. Priti deri sa u erresua dhe Elena doli ne dritare. Ujku i murrme e rrembeu dhe shkoi te djali e mori edhe ate ne shpine,pastaj ia mbathen dhe asnjeri nuk i vuri re.
Por gjate kohes qe po benin rrugen per t’u kthyer te mbret Kusmani,djali i mbretit dhe Elena e bukur u dashuruan me njeri-tjetrin. Dhe kur arriten ne pallat,djali i tregoi ujkut se kishte rene ne dashuri me te dhe nuk mund te ndahej dot nga ajo.
Ujku i murrme i tha se do e ndihmonte kete here sa te merrte kalin jelearte,dhe keshtu ujku u be si Elena e Bukur dhe shkuan te pallati. Atje la Elenen,qe ne fakt ishte ujku dhe mori kalin jelearte. U nis bashke me Elenen per te shkuar te pallati i mbret Afronit,rruges i zuri edhe ujku i murrme dhe arriten te tre bashke. Por djali i tha ujkut se nuk donte te ndahej nga nje kale aq i bukur vetem per nje zog te zjarrte. Ujku i tha se do e ndihmonte edhe kete here,por kjo ishte e fundit. Edhe u kthye ne kalin jelearte,mori djalin ne shpine dhe shkuan te mbreti.
Atje la kalin jelearte,qe ne fakt ishte ujku dhe mori zogun e zjarrte.
Pastaj u kthye te Elena e Bukur,hipen mbi kalin jelearte,zogun e zjarrte e mbante ne dore dhe u nisen per t’u kthyer ne shtepi. Rruges erdhi perseri ujku i murrme. Pasi bene goxha rruge per t’u kthyer,ujku i murrme i tha:
-
- Ja,o bir i mbretit. Ketu une te hengra kalin dhe deri ketu te solla perseri. Sherbimi im mbaron ketu dhe nuk jam me i detyruar te te ndihmoj. Por bej kujdes te mos ndahesh perfundimisht nga une sepse do kesh perseri nevoje per ndihmen time.
Dhe keshtu u ndane. Pasi bene nje rruge te gjate,ata u lodhen dhe ndalun per t’u clodhur pak. Djalin dhe Elenen e Bukur i zuri gjumi. Kur aty prane kalojne vellezerit e tij te medhenj,te cilet kishin bredhur boten per zogun e zjarrte dhe nuk e kishin gjetur dot. Kur pane se vellai i tyre i vogel e kishte gjetur,ata u merziten shume dhe thane me njeri-tjetrin:
-
- Ai duke i keputur vetem puplat na uli shume,e jo me tani qe e ka gjetur.
Keshtu ia prene koken vellait dhe e lane aty te vdekur ne vend. Pastaj hodhen short edhe vellait te madh i ra Elena e Bukur kurse te mesmit kali jelearte. Elenes i thane te mos fliste se perndryshe do e vrisnin ne moment.
Trupi i djalit te vogel ishte i mbuluar me gjak dhe pasi kalon pak kohe,prane tij vjen ujku i murrme. Mbi trupin e djalit fluturonin korba te medhenj e te vegjel. Kur u ul nje korb i vogel,ujku e kapi dhe e mbertheu me putrat e tij. Nena e korbit iu lut qe ta leshonte korbin e saj te vogel dhe ujku i murrme i tha:
-
- Do ta leshoj vetem po te shkosh te marresh uje te gjalle e te vdekur.
Korbi u nis pertej maleve me te larta,mori ujin dhe e solli. Ujku e leshoi korbin e vogel dhe filloi te sperkaste djalin me uje te vdekur dhe pastaj me uje te gjalle.
Djali u ngjall dhe e perqafoi ujkun e murrme. Ai i tregoi te gjithe historine se cfare kishte
ndodhur,djali nuk e dinte kush e ishte vrare sepse ishte ne gjume. Dhe ujku i tha:
-
- Tani o miku im,lamtumire perjete! Shko ne shtepi se vellai yt i madh po te merr Elenen.
Ai u nis me vrap dhe kur arriti nga te gjitha anet e mbreterise po behej feste per dasmen e djalit te madh me Elenen. Kur djali i vogel arriti,Elena e perqafoi dhe i tha se ai ishte trimi qe e kishte shpetuar. Pastaj ia treguan te gjithe historine mbretit dhe ai u merzit shume me djemte e tij te medhenj edhe i largoi menjehere nga mbreteria.
Djalin e vogel e beri trashegimtarin e tij te vetem dhe jetuan te lumtur.
