Apostujt katolikë
Kishës katolike-apostolike i thuhet edhe “irvingiane”. Themeluesi i lëvizjes është anlezi Edward Irwing (1792-1834). Ai ka shpallur se është afruar fundi i botës dhe dita e Krishtit dhe të gjithë apostujt e rinj i ka thirrur në shërbim. Revolucioni Francez është pranuar si “shenjë e apokalipsit”. Besimet e përgjithshme të kësaj kishe janë në paralelizëm me ato të anglikanes. Besojnë se, për autoritetin njëmijëvjeçar të Krishtit, Jezusi do të vijë së shpejti. Për këtë mbrojnë mendimin se organizata kishtare duhet të jetë si “në kohën e apostujve”. Ata nuk pranojnë se në ceremoninë e kungimit buka është mishi i vërtetë dhe vera gjaku i vërtetë i Jezusit, por, ato i kuptojnë vetëm simbolikisht. Supozohet se në botë kanë 100.000 simpatizues.