Babilonia

Babilonia ishte një shtet që shtrihej në Mesopotaminë e jugut, pranë brigjeve të lumenjve Eufrat dhe Tigër qe sot quhet Irak. Babilonia emrin e mori nga kryeqyteti i saj Babiloni,i cili ishte edhe kryeqendra kulturore e saj. Babiloni gjatë historisë së tij u pushtua dhe me pas u udhehoq nga fise popujsh të ndryshëm. Përshkrimet më të hershme të Babilonisë gjenden në një pllakë guri qe i përket periudhës se mbretërimit te mbretit Sargon te Arkadise,dhe daton në njeqindvjeçarin e 23 p.e.r.

Babilonia ka pasur një rëndësi të madhe në historinë e njerëzimit, pasi ishte vendi i parë ku njerëzit jetonin së bashku në një qytetërim.

Babilonasit kishin gjuhën e tyre te shkruar, me anë të së cilës ata mësonin dhe studionin botën dhe dukuritë që i rrethonin.

Historia

Rrafshulët në rrjedhën e poshtme të lumenjve Eufrat dhe Tigër, i cili ua detyron pjellorinë vërshimeve të herëpashershme të këtyre lumenjve si dhe sistemit të kanaleve. Qytetet më të rendësishme janë si vijon: Akad, Sipar, Babilon, Kish, Borsipa, Nipur, Isin. Lagash, Uruk, Larsa, Ur dhe Eridu. Në mesin e mijëvjeçarit të katërt mërgojnë sumerianët. Kryevendi i perandorisë së tyre më të madhe është më parë Uruk. Pastaj ndërrohet selia e perandorisë midis Kishit, Umës (Uruk) dhe Urit. Dokumentet më të lashtë përmbajnë lëndë rreth tregtisë, dhe më vonë listat e mbretërve dhe analet shtetërore.

Sargoni I i Akadit (2350)futi hegemoninë e parë semitike në Babiloni dhe themelon perandorinë e parë në histori. Perandoria e pasardhësve të tij shkatërrohet 160 vjet më vonë prej gutasve (kurdëve të sotëm). Perandorinë e dytë e themelon Urnamu (2070-1960). Në Ur, kryeqytetin e tij, ndërtohet përsëri tempulli për nder të perëndishës së hënës Nana. Në shek. XIX depërtojnë në perandori amorasit (semitët perëndimorë) të cilët përvetësojnë perandorinë në Larsa dhe Ashur, dhe themelojnë dinastinë e parë babilonase. Sundimtari më i njohur i asaj dinastie është Hamurapi (1728-1626). Ky pushton mbarë Babiloninë, nënshtron shtetin qytetëror Mari, dhe anekson Asirinë në perandorinë e tij. Megjithatë pasardhësit e tij nuk mund ta mbajnë mbarë territorin e perandorisë, dhe më 1530 perandoria bien në duart e hitasve. Nga lindja depërtojnë kasitët që vijnë në pushtet. Sundimi i tyre merr fund në vitin 1150. Babilonia humb hegjemoninë dhe kulmin e kulturës së saj të lartë. Pika qendrore e pushtetit zhvendoset në Asiri. Shekujt e mëpasshëm sjellin ndryshime të shkaktuara nga depërtimi i aramasve. Pas vdekjes së mbretit asirian Ashurbanipal, depërtojnë kaldenjtë nga jugu. Nabupolasari pushton Babiloninë dhe më 625 emërohet mbret, Babilonia merr përsëri pushtetin dhe emerohet m perandoria e re babilonase ose perandori e kaldenjve. Perandoria përjeton kohën e shkëlqueshme nën sundimin e Nebukadnecarit (605-562). Perandoria e tij shtrihet nga Gjiri persik gjer në Detin e Vdekur. Nebukadnecari pushton Jerusalemin më 597 dhe 586 dhe deporton shtresën e lartë të popullsisë në mërgim. Mbreti i fundit babilonas është Nabonidi (556-539). Në kohën e tij të sundimit në qytetin e oazës Tema, Belshacari është bashkëmbret në Babiloni. Më 539 Kir e pushton perandorinë dhe Babilonia bëhet provincë persiane (shih Dan 5).

PERANDORITË BABILONASË

626-605 Nabopolasar

605-562 Nabokadnecar II

562-560 Amel-Marduk (Evil-merodah)

(562 robi i luftës, mbreti Jehoahin, favorizohet nga ky) 560-556 Neriglisar

556 Labashi-Marduk

556-539 Nabonidi, Belshacari

(bashkësundimtarë 549-539)

(539 rënia e Babilonisë)

Leave a Reply

Your email address will not be published.