Në mekanikën klasike, impulsi është madhësia vektoriale që jepet si produkt i masës dhe shpejtësisë së një trupi. Duke qenë një madhësi vektoriale, ai ka nevojë për kah dhe drejtim. Nëse kemi një objekt me masë m dhe shpejtësi v atëherë impulsi i tij jepet me anë të formulës: p = mv. Në sistemin SI, njësia matëse e impulsit është kilogram metër për sekondë ( kg*m/s),…
Në fizikë, hapësirë-koha është një model matematik që kombinon hapësirën dhe kohën në një vazhdimësi të vetme e njohur si struktura e hapësirë-kohës . Hapësirë-koha interpretohet zakonisht si një hapësirë tre-dimensionale ku koha luan rolin e një dimensioni të katërt, një dimension që ka një natyrë të një lloji tjetër në krahasim me dimensionet hapësinore. Sipas perceptimit Euklidian…
Dimensionet e fotografisë së prezantuar në letra vizëluese. Dimensionet e letrës së fotografive të përdorura në dhjetëditëshin e fundit kanë qenë të formatit të vogël (24×36). Kështu u krijuan formatet si 7×10 ose 9×13 si zmadhime të formatit bazë edhe pse tek këto dimensione duhet të pritej një pjesë e fotografisë. Si standarde merren dimensioni (A6) 10,5 x 14,8. Të…
Psikologjia shkollore është një nëndisiplinë e psikologjisë pedagogjike, e cila merret me studimin e aspekteve psikologjike të procesit edukativ e arsimor në institucionet shkollore. Psikologjia shkollore ka raporte të ndërsjella me psikologjinë e të mësuarit, psikologjinë zhvillimore, psikologjinë klinike, psikologjinë e personalietit, psikologjinë sociale dhe atë të komunitetit si dhe pedagogjinë për të plotësuar nevojat e shëndetit mental dhe të mësuarit të fëmijëve dhe…
Ellora është një sit arkeologjik 29 km në veri-perëndim të qytetit të Aurangabadit në shtetin indian Maharashtra, ndërtuar nga Dinastia Rashtrakuta (grupi brahmanik dhe budist i shpellave) dhe Yadav (grupi xhainist i shpellave). E mirënjohur për shpellat e saj monumentale, Ellora është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe formon një nga tërheqjet kryesore turistike në rajonin e Marathwada-s…
Shkenca kognitive ose shkenca e njohjes është studimi shkencor ndërdisiplinor i mendjes dhe proceseve të saj. Ajo shqyrton se çfarë është njohja (kognicioni), për çfarë shërben dhe si funksionon. Shkenca kognitive përfshin hulumtimin e inteligjencës dhe sjelljes, duke u koncentruar veçanërisht në atë se si informacioni përfaqësohet, procesohet, dhe transformohet (në fushat si përceptimi, gjuha, kujtesa, arsyeja, dhe emocioni) brenda sistemit nervor (te njeriu apo kafshët tjera) dhe makinave (p.sh. kompjuteri). Shkenca kognitive…
Apolitizmi ose apolitika zakonisht përkufizohet si shmangie nga politika, qëndrim jashtë politikës, apatia ose antipatia ndaj të gjitha përkatësive politike. Të jesh apolitik gjithashtu mund t’i referohet situatave në të cilat njerëzit marrin një pozicion të paanshëm në lidhje me çështjet politike. Fjalori Collins përcakton apolitikun (njeriun apolitik) si “politikisht asnjanës; pa qëndrime, përmbajtje ose paragjykime politike“.
Perveç alkaloidëve natyrale te opiumit, morfinës dhe kodeinës, ekzistojnë edhe derivate sintetike të rëndësishëm si heroina, hydromorfone hydroklorid (Dilaudid), oksidonte hydroklorid (Percocet), dhe oksimorfone hydroklorid (Numorphan), si edhe opioidet sintetike si për shembull : meperidine (Demerol), metadone (Dolophine), pentazocine (Talwin) dhe propoksyfene hydroklorid (Darvon). Te gjitha këto barna janë qetësues, dhe janë lehtësuesit më të mira të dhimbjes…
Gjimnazi është shkollë e mesme e tipit të përgjithshëm. Kohëzgjatja e mësimeve në gjimnaz ne shtetin shqiptar zakonisht zgjat 3 vite.Viti 10,11,12. Ne vitin e 12 kryhen provimet perfundimtare.Gjimnazi i përgatit nxënësit për studime universitare. Historiku Gjimnaz (gre. gymnasion) quhej shkolla e Athinës e shek. VI-IV p.e.s. Aty mësonin djemtë e familjeve të pasura të moshave…
Masonëria e Lirë, e përhapur në gjithë botën ka pasur ndikim të madh në historinë e njerëzimit. Fillimi i shekullit 21, e ka gjetur Masonërinë në qendër të vëmendjes së mediave dhe gazetarëve në përpjekje për të zbardhur diçka nga organizata më sekrete e planetit. Duke qenë se pjesë e Masonerisë kanë qenë shumë figura…
Cikli i ujit është procesi i vazhdueshëm i qarkullimit të ujërave në natyrë, mbi dhe nën sipërfaqen e Tokës. Sasia totale e ujit në sipërfaqen e Tokës qëndron e njejtë me kalimin e kohës, megjithatë raporti i sasisë së ujit në tre gjendjet kryesore: i ngurtë (akullnajat), i lëngshëm (lumenjtë dhe oqeanet) ose i gaztë (avujt…
Iluzioni është përjetim psikik, me anë të të cilit njeriu ka perceptim të gabuar për objektin real që vepron në shqisat e tij. Megjithëse iluzionet e shtrembërojnë objektin real, ato përjetohen nga shumica e njerëzve. Iluzionet mund të jenë perceptime të gabuara të secilës shqisë, mirëpo ndër to dallohen iluzionet pamore (optical illusions). Më të spikaturat…