Apolitizmi
Apolitizmi ose apolitika zakonisht përkufizohet si shmangie nga politika, qëndrim jashtë politikës, apatia ose antipatia ndaj të gjitha përkatësive politike. Të jesh apolitik gjithashtu mund t’i referohet situatave në të cilat njerëzit marrin një pozicion të paanshëm në lidhje me çështjet politike. Fjalori Collins përcakton apolitikun (njeriun apolitik) si “politikisht asnjanës; pa qëndrime, përmbajtje ose paragjykime politike“.