Peshore për matjen e peshës Pesha e një objekti, në shkencë dhe inxhinieri, lidhet me forcën që vepron në objekt, qoftë për shkak të gravitetit ose me një forcë reagimi që e mban atë në vend. Disa libra shkollorë standardë përcaktojnë peshën si një sasi vektori, forca gravituese që vepron në objekt. Të tjerët e përcaktojnë peshën si një sasi shkallore, si madhësi e forcës…
Karate Karate (jap. 空手 , sq.: “dora bosh” ose “dora pa armë”) ose me emërtimin e “përparshëm” Karatejutsu (kara = bosh, i zbrazët, te = dora, jutsu = art/teknikë) kuptohet shkathtësia luftarake nga Okinava, e themeluar në shekullin XVI. Karateja është shkathtësi luftarake me prejardhje nga (Okinava), Japoni (e cila sot mund të ushtrohet po ashtu edhe si sport). Në përkthim të…
Shkencat formale janë një grup shkencash të cilat merren me studimin dhe hulumtimin e sistemeve formale, siç janë logjika, matematika, statistika, shkenca teorike kompjuterike, inteligjenca artificiale, teoria e informacionit, teoria e lojërave, teoria e sistemeve, teoria e vendimeve dhe gjuhësia teorike . Ndërsa shkencat natyrore dhe shkencat shoqërore kërkojnë të karakterizojnë sistemet fizike dhe sistemet shoqërore, përkatësisht, duke përdorur metoda empirike, shkencat formale janë mjete gjuhësore të cilat merren me…
Antishkenca është një pozicion që hedh poshtë shkencën dhe metodën shkencore. Njerëzit që kanë pikëpamje antishkencore nuk e pranojnë shkencën si një metodë objektive që mund të gjenerojë njohuri universale. Ata gjithashtu pretendojnë se reduksionizmi shkencor në veçanti është një mjet i kufizuar për të arritur të kuptuarit e një bote komplekse. Fushat kryesore të antishkencës mund të shihen në filozofi,…
Ekrani është pëlhurë zakonisht e bardhë, e shtrirë a e varur në një mur, mbi të cilën shfaqen filma. Pllakë prej lënde të posaçme (prej xhami, prej argjendi etj.), e vendosur ne aparate të ndryshme, ku riprodhohen me anë të dritës figura, sinjale etj. Elementet përbërëse Pllakat e tensionit Katoda Anoda Cilindri orientues Burimi i energjisë…
Bakteret (në latinisht Bacteria) janë mikroorganizma njëqelizorë zakonisht një mikrometër të gjatë, dhe kanë një gamë të gjerë të formave: koke, cilindrike, spiralet. Një qelizë bakteriale kryen të gjitha funksionet që e karakterizojnë jetën. Bakteret jetojnë kudo në tokë, në ujë, në ajër, në organizmin e shtazëve dhe bimëve. Pra bakteret janë përcjellëse të litosferës, hidrosferës dhe atmosferës…
Koncepti i marketingut Me nocionin marketingut përmblidhet filozofia afariste e ndërmarrjes, institucionit apo individit të cilën e karakterizon përqendrimi, përkatësisht fokusimi në konsumatorin, shprehur përmes përpjekjes të përhershme dhe harmonike të tërë ndërmarrjes në procesin e përmbushjes të nevojave dhe dëshirave të konsumatorit si dhe të vet realizimit të objektivave të ndërmarrjes. Koncepti i marketingut është…
Një ekonomi (nga greqisht οίκος – “shtëpiake” dhe νέμoμαι – “menaxhoj”) është një zonë e prodhimit, shpërndarjes dhe tregtisë, si dhe konsumi i mallrave dhe shërbimeve nga agjentë të ndryshëm. Kuptuar në kuptimin e tij më të gjerë, ‘Ekonomia përkufizohet si një fushë sociale që thekson praktikat, ligjërimet dhe shprehjet materiale që lidhen me prodhimin, përdorimin dhe administrimin e burimeve’. Agjentët ekonomikë mund të jenë individë, biznese, organizata ose…
Demokracia (gr. demo – popull, kraci – rend) është një formë qeverisje në të cilën shumica e njerëzve ushtrojnë sovranitetin e tyre ose drejtëpërdrejtë, nëpërmjet referendumeve, ose në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve. Duke filluar pas luftës së dytë botërore, interpretimet për demokracinë si rend qeverisës janë shumuar, dhe ndërmjet tyre ka dallime të mëdha. Gjatë historisë…
Në mekanikën klasike, impulsi është madhësia vektoriale që jepet si produkt i masës dhe shpejtësisë së një trupi. Duke qenë një madhësi vektoriale, ai ka nevojë për kah dhe drejtim. Nëse kemi një objekt me masë m dhe shpejtësi v atëherë impulsi i tij jepet me anë të formulës: p = mv. Në sistemin SI, njësia matëse e impulsit është kilogram metër për sekondë ( kg*m/s),…
Në fizikë, hapësirë-koha është një model matematik që kombinon hapësirën dhe kohën në një vazhdimësi të vetme e njohur si struktura e hapësirë-kohës . Hapësirë-koha interpretohet zakonisht si një hapësirë tre-dimensionale ku koha luan rolin e një dimensioni të katërt, një dimension që ka një natyrë të një lloji tjetër në krahasim me dimensionet hapësinore. Sipas perceptimit Euklidian…
Dimensionet e fotografisë së prezantuar në letra vizëluese. Dimensionet e letrës së fotografive të përdorura në dhjetëditëshin e fundit kanë qenë të formatit të vogël (24×36). Kështu u krijuan formatet si 7×10 ose 9×13 si zmadhime të formatit bazë edhe pse tek këto dimensione duhet të pritej një pjesë e fotografisë. Si standarde merren dimensioni (A6) 10,5 x 14,8. Të…