Qabeja

Qabeja (Arabisht: الكعبة al-Kaʿbah, “Kubi“), e njohur edhe si Qabja (Arabisht: بيت الحرام Baytu l-Ḥarām ″Shtëpija e Shenjtë″) dhe Kabe (Arabisht: بيت العتيق Baytu l-‘Atīq ″Shtëpia e Lashtë″), është një ndërtesë në formë kuboidi që gjendet në Mekë, Arabi Saudite. Është vendi më i shenjtë i fesë islame. Sipas traditës islame ajo thuhet të jetë ndërtuar nga profeti i parë Ademi (Adami, arabisht: آدم Ādam) por më vonë thuhet të ketë rënë në harresë…

Spiritualiteti

Spiritualiteti paraqet një koncept që është zhvilluar dhe zgjeruar me kalimin e kohës, duke përfshirë edhe kuptime të ndryshme që mund të gjenden përkrah njëri-tjetrit. Tradicionalisht, spiritualiteti i referohej një procesi fetar të riformimit i cili “synonte të rikuperojë formën origjinale të njeriut”, i orientuar në ” imazhin e Zotit ” siç ilustrohet nga themeluesit dhe tekstet e…

Kultura

Kultura ështe tërësia e arritjeve të një populli dhe të gjithë njerëzimit në fushën e prodhimit dhe në zhvillimin shoqëror e mendor. Kultura, si qëndrim i veçantë i njeriut ndaj mjedisit rrethues,dallohet nga karakteri krijues dhe simbolika. Ajo është tipar dallues vetëm i njeriut të të gjitha epokave,qysh nga fillimet e procesit të hominzimit. “…njeriu fillon…

Drita

Rr. Gama Rr. X Rr. violet Drita Rr. e kuqe Mikrovalët Radio–TV V. e gjata redaktoni skemën e spektrit EM Drita e dukshme për syrin e njeriut Drita (lat. lux, lucis) është rrezatim elektromagnetik me një gjatësi valore që është e dukshme për sytë (syri njerëzor kap valë elektromagnetike prej rreth 380 deri 780 nanometra) tanë (drita e dukshme) ose me një…

Shkenca

Shkenca (lat. “scientia” – njohuri, dituri, dije) është tërësia e veprimtarive njohëse dhe përgjithësuese, një sistem dijesh e njohurish për ligjet e zhvillimit të natyrës, shoqërisë, dukurive dhe objekteve dhe që është formuar historikisht duke hulumtuar, studiuar dhe vëzhguar botën reale e jetën, dhe duke bërë përgjithësime teorike. Ajo zakonisht mbështetet në argumente dhe njohuri ekzakte. Shkencë është edhe veprimtaria që zhvillohet në një fushë apo në një degë të caktuar të dijes, e vështruar si një lloj…

Natyra

Ujëvara Hopetoun, Australi Liqe në Alpet zvicerane Natyrë dimri në Prevallë Vetëtima godet gjatë shpërthimit të vullkanit Galunggung, Java Perëndimore, në vitin 1982. Natyra paraqet tërësinë e karakteristikave më kryesore që përcaktojnë thelbin e diçkaje e që në kuptimin më të gjerë ajo përfshin jo vetëm mjedisin ku jetojnë njerëzit, kafshët dhe bimët, por edhe gjithë botën organike dhe joorganike, fizike ose botën materiale apo gjithësinë. “Natyra” është një…

Pavdekësia

Shatërvani i Jetës së Përjetshme në Cleveland, Ohio përshkruhet si simbol i “Njeriu që ngrihet mbi vdekjen, duke arritur lart te Zoti dhe drejt Paqes”. Pavdekësia (gr. athanasia; lat. Immortalitas), jeta e amshuar, apo përjetësia, është koncepti i mbijetesës trupërisht apo shpirtërisht në pafundësi, apo një kohëzgjatje të papërcaktuar, pa përballuar vdekjen, apo duke e mposhtur atë. Çfarë forme do të kishte një jetë njerëzore pa fund apo pafundësisht…

Karate

Karate Karate (jap. 空手 , sq.: “dora bosh” ose “dora pa armë”) ose me emërtimin e “përparshëm” Karatejutsu (kara = bosh, i zbrazët, te = dora, jutsu = art/teknikë) kuptohet shkathtësia luftarake nga Okinava, e themeluar në shekullin XVI. Karateja është shkathtësi luftarake me prejardhje nga (Okinava), Japoni (e cila sot mund të ushtrohet po ashtu edhe si sport). Në përkthim të…

Shkencat formale

Shkencat formale janë një grup shkencash të cilat merren me studimin dhe hulumtimin e sistemeve formale, siç janë logjika, matematika, statistika, shkenca teorike kompjuterike, inteligjenca artificiale, teoria e informacionit, teoria e lojërave, teoria e sistemeve, teoria e vendimeve dhe gjuhësia teorike . Ndërsa shkencat natyrore dhe shkencat shoqërore kërkojnë të karakterizojnë sistemet fizike dhe sistemet shoqërore, përkatësisht, duke përdorur metoda empirike, shkencat formale janë mjete gjuhësore të cilat merren me…

Antishkenca

Antishkenca është një pozicion që hedh poshtë shkencën dhe metodën shkencore. Njerëzit që kanë pikëpamje antishkencore nuk e pranojnë shkencën si një metodë objektive që mund të gjenerojë njohuri universale. Ata gjithashtu pretendojnë se reduksionizmi shkencor në veçanti është një mjet i kufizuar për të arritur të kuptuarit e një bote komplekse. Fushat kryesore të antishkencës mund të shihen në filozofi,…

Islami

Islami (arab. الإسلام al-ʾIslām, në shqip edhe si Myslimanllëku ose Myslimanizmi) është një fe monoteiste abrahamike. Është e bazuar në besimin në një Zot (arab. Allahu), në zgjedhjen e Muhamedit për profetin e fundit, paracaktimin e fatit të njerëzve, shpërblimin për vepra të mira dhe dënimin për vepra të këqija, ditën e gjykimit dhe ringjalljen e të vdekurve. Kurani është shkrimi i shenjtë i Islamit dhe kështu burimi parësor i tij, i shkruar në gjuhën arabe dhe përmban 114 kapituj (sure)….

Bakteri

Bakteret (në latinisht Bacteria) janë mikroorganizma njëqelizorë zakonisht një mikrometër të gjatë, dhe kanë një gamë të gjerë të formave: koke, cilindrike, spiralet. Një qelizë bakteriale kryen të gjitha funksionet që e karakterizojnë jetën. Bakteret jetojnë kudo në tokë, në ujë, në ajër, në organizmin e shtazëve dhe bimëve. Pra bakteret janë përcjellëse të litosferës, hidrosferës dhe atmosferës…