Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 87. CANE DEMBELI

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 87. CANE DEMBELI
Prev
Next

                                                      “CANE DEMBELI”

 

Na ishte nje here nje djale me emrin Cane,por ai ishte nje kokerr dembeli qe nuk i gjendej shoku. Sa here qe kthehej nga puna,nuk bente gje tjeter por vec ankohej. Dhe cfare pune bente do thoni ju? Ai kishte vetem nje dhi,edhe ate ruante gjithe diten. 

Perseriste gjithmone te njejtat fjale: “Sa pune e rende eshte te kullotesh dhine gjate gjithe vitit!” Dhe prap thoshte:

    • Ah sikur te merrja nje sy gjume. Por jo,duhet t’i besh syte kater. Dhia futet ne kopeshtin e botes dhe mund te bej dem. A mund te rrish i qete dhe rehat me nje pune te tille?!

Dhe pastaj filloi te vriste mendjen se si te shpetonte nga ky telash qe e kishte zene.

Per shume kohe nuk mundi te shpikte asgje. Nje dite,i shkrepi papritur ne koke nje mendim. “Do te martohem me Trinen,edhe ajo ka nje dhi. T’i kullose ajo te dyja,keshtu merr fund edhe mundimi im nje here e pergjithmone.”

Dhe keshtu Cania u ngrit dhe shkoi ne shtepine e Trines dhe i kerkoi doren e vajzes se tyre. Prinderit mezi po prisnin qe ta martonin vajzen dhe nuk u menduan shume dhe pranuan. 

Pas disa ditesh,Cania u martua me Trinen dhe ajo filloi te ruante te dyja dhite. Edhe keshtu per Canen erdhen ditet qe ai kishte pritur aq shume. 

Por nuk kaloi shume kohe dhe Trina na doli me dembele se i shoqi. Dhe nje dite i thote burrit:

    • Cane,pse lodhemi kot kaq shume? Me mire ia japim komshiut dhite dhe ai te na jape nje koshere bletesh. Dhite vetem telashe na kane sjelle. Kosheren e vendosim mbrapa shtepise ne diell dhe shpetojme nga cdo perkujdesje. Bletet nuk kane nevoje as t’i kullotesh,as t’i ndjekesh nga pas,ato e gjejne vete rrugen per t’u kthyer ne shtepi. Edhe mjaltin e mbledhin vete. Ndersa ne vetem bejme qejf duke e ngrene.

Cania e degjoi me vemendje cdo fjale deri ne fund dhe ia ktheu:

    • Ti je me te vertete e mencur,ashtu do te bejme. Mjalti eshte me i ushqyeshem dhe me i shijshem se qumeshti i dhise. Ai as nuk prishet,mund te ruhet per nje kohe te gjate. 

Shkuan te komshiu i thane cfare kishin ndermend dhe ai e nderroi kosheren me gjithe qejf.

Gjate gjithe veres,bletet fluturuan lule me lule pa u lodhur dhe kur erdhi vjeshta,kosherja ishte mbushur plote me mjalte te mrekullueshem. Cania e mori dhe mbushi nje qyp te madh.

Pastaj qypin e vendosen ne dollap ne dhomen ku flinin. Por kishin frike se mos ua rrembente njeri ose e hanin minjte,prandaj Trina mbante prane shtratit nje shkop te forte lajthie. Dhe nuk mundohej te ngrihej shpesh nga shtrati per te trembur minjte por i trembte me shkop. 

Nje dite,kur dielli kishte dale dale me kohe larte ne qiell,Cania rrotulohej sa ne njeren ane ne tjetren te shtratit qe t’i dilte gjumi. Kur hapi syte i tha Trines:

    • E di une qe ju grate i keni shume qejf embelsirat,dhe jam i sigurte qe ti e ha fshehurazi mjaltin. Prandaj kam menduar ta kembejme mjaltin me nje rose me rika,sepse ti pak nga pak do e mbarosh te gjithe.

Edhe Trina nuk ia prishi e ia ktheu:

    • Ashtu bejme. Po me mire ta kembejme kur te na rritet djali,qe te kujdeset per to. Se une nuk kam kohe te merrem me rosat!

Cania u mendua pak dhe i tha Trines:

    • Mire thua,por a do kujdeset djali per to? Si jane bere femijet tani,nuk te degjojne fare! I duket vetja sikur jane me te zgjuar se prinderit.

 

    • Le ta provoje te mos degjoje! – i tha Trina. – Por une rrembej shkopin dhe…!

Dhe per te treguar si do ta rrihte te birin,mori shkopin nga vendi ku e kishte mbeshtetur dhe e ngriti ne ajer. Por kur e ngriti shkopin,kapi pa dashje qypin me mjalte. Qypi u perplas ne mur dhe pastaj ra ne dysheme dhe u be cope-cope. Dhe keshtu,mjalti i mrekullueshem shkoi dem brenda nje sekonde. 

    • Ja dhe rosa me rikat! – tha Cania. – Po mire qe qypi nuk ra ne koken time se do me kishte bere budalla,duhet te gezohemi qe mbaroi me kaq. 

Nderkaq,Cania pa ne nje cope te qypit qe kishte ngelur pak mjalte pa rene ne toke dhe. Shkoi me vrap dhe i thirri gruas:

    • Eja te hame kete mjalte qe ka mbetur! Hame kete pastaj clodhemi te qete. Nuk behet gje sikur te ngrihemi nga shtrati pak me vone,keshtu edhe dita kalon me bukur.

 

Prev
Next

Comments for chapter "87. CANE DEMBELI"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved