Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 86. PLAKU DHE BIJTE E TIJ

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 86. PLAKU DHE BIJTE E TIJ
Prev
Next

                                                 “PLAKU DHE BIJTE E TIJ”

 

Na ishte nje here nje fshatar qe na kishte tre djem. Nje dite i thirri prane dhe u tha:

    • Tani u plaka dhe s’kam me fuqi. Prandaj vendosa t’iu ndaj pasurine sa jam gjalle. Njerit prej jush do i le trashegimi gjelin,tjetrit draprin dhe te tretit macen. Keto nuk jane ndonje pasuri e madhe,por nese do dini t’i perdorni me zgjuarsi do jene te dobishem. Bijte e mi,perpiquni te gjeni nje vend ku njerezit nuk i kane pare kurre dhe nuk i njohin. Atehere do shikoni qe do jetoni te lumtur.

Dhe pas vdekjes se plakut,vellai i madh mori gjelin ne krahe dhe u nis te kerkonte fatin e tij. Por kudo qe shkoi nuk doli gje,te gjithe kishin pare gjel.

Ne te gjitha qytetet gjelat rrinin mbi majat e oxhakeve dhe cative. Ndersa ne fshatra ia merrnin kenges neper oborret e shtepive. Asnjeri nuk ia hidhte syte gjelit qe kishte djali.

Por me ne fund i doli fati dhe gjeti vendin qe po kerkonte. Ai shkoi ne nje ishull dhe banoret qe ishin atje nuk kishin pare ndonjehere gjel me sy.

    • Shikoni sa shpend i mrekullueshem! – i tha djali banoreve te ishullit. – Ne koke ka nje lafshe te kuqe,ndersa ne kembe kthetra te bukura. Cdo nate kendon tre here dhe gjithmone ne te njejten ore. Heren e pare kendon ne oren dy,heren e dyte ne oren kater dhe heren e trete ne oren gjashte. Nese kendon diten do te thote qe do te prishet koha. 

Banoreve te ishullit i pelqeu shume ajo qe degjuan per gjelin,dhe gjithe naten rrinin prisnin zgjuar te degjonin kur ai te kendonte. Dhe kur shkoi ora,gjeli kendoi. Ne mengjes sapo zbardhi,e pyeten djalin nese e shiste gjelin dhe sa kushtonte qe ata ta blenin.

    • Me jepni aq florinj sa mban nje gomar, – u pergjigj vellai i madh.

 

    • Po ky qenka falas fare, – i thane banoret e ishullit.

Edhe ia blene gjelin dhe cdo mengjes degjonin kur ai kendonte.

Kur u kthye ne shtepi,dy vellezerit e tjere u cuditen qe vellai i madh kishte fituar aq shume florinj. Dhe pastaj u hodh vellai i dyte:

    • Do te shkoj edhe une te provoj fatin,mbase e shes draprin me florinj.

Dhe keshtu mori draprin ne dore dhe u nis per te kerkuar fatin e tij.

Kudo qe shkoi,fshataret mbanin ne duar te njejtet draprinj si ai qe kishte djali.

Por me ne fund edhe atij i doli fati. Arriti ne nje ishull dhe banoret e tij nuk kishin pare ndonjehere draper. Kur vinte koha per te korrur grurin,ata nxirrnin ne fushe topat,dhe duke qelluar me gjylet e tyre shkundin kallinjte e grurit. Por gjylet kalonin ndonjehere prane tyre dhe nuk i shkundnin. Keshtu jo vetem qe demtonin prodhimin,por zhurma e madhe qe benin topat i shurdhonin edhe veshet. 

Vellai i dyte shkoi ne fushe dhe filloi te korrte grurin aq shpejte dhe pa zhurme,sa fshataret mbeten te habitur dhe i kerkuan qe ai t’ua shiste draprin.

    • Me jepni aq florinj sa mban nje kale dhe e merrni, – tha vellai i dyte.

Pasi mori kalin te ngarkuar me florinj,u kthye ne shtepi i kenaqur me ate qe kishte arritur.

Me ne fund i erdhi radha vellait te vogel dhe u nis me macen per te kerkuar fatin e tij. Ne fillim i ndodhi si dy vellezerit e tjere,mace kishte kudo qe hidhte syte. Por pas ca kohesh edhe atij i trokiti fati. Lundroi ne nje ishull te larget ku nuk kishte shkelur asnje mace dhe atje minjte ishin perhapur kudo. Ata ngjiteshin ne cdo tavoline dhe hynin ne cdo dollap,banoret vuanin shume prej tyre sepse ishin shume dhe nuk i kapnin dot te gjithe. As Mbreti ne Pallatin e tij nuk i kishte shpetuar telasheve te tyre. Ata gerricnin me dhembe gjithcka qe i dilte para.

Vellai i vogel leshoi macen dhe ajo nisi menjehere gjuetine. Shume shpejte i shfarosi minjte qe ishin ne dy sallat e medha te Pallatit te Mbretit. 

Mbreti vendosi ta blente macen dhe per te dha aq florinj sa mbante nje deve. 

Dhe keshtu,vellai i vogel solli ne shtepi me shume florinj se dy te tjeret.

Minjte qe kapi macja ne Pallatin e Mbretit nuk kishin te mbaruar,por me ne fund ajo u lodh. Fyti iu tha dhe kishte etje. Ngriti koken larte dhe mjaulliu: “Mjau! Mjau!” kur degjuan ate mjaullime te tmerrshme,Mbreti dhe oborrtaret e tij u tremben dhe ia mbathen nga Pallati.

Diten tjeter Mbreti mblodhi oborrtaret dhe sebashku filluan te vrisnin mendjen si te shpetonin prej maces. Dhe me ne fund e vendosen: “Me mire te vuajme nga minjte se sa te mbajme ketu nje perbindesh. Me minjte jemi mesuar” – thane te gjithe. Dhe pastaj Mbreti dergoi nje oborrtar me urdherin qe macja te largohej nga Pallati. 

    • Nese nuk do te largohet me te mire,do e pesoje keq, – i tha mbreti oborrtarit.

Maces nuk i erdhi mire nga urdheri i Mbretit. Kur oborrtari e pyeti nese donte te largohej vete me te mire apo jo,ajo perseri mjaulliu: “Mjau! Mjau!” Oborrtarit iu duk sikur u pergjigj: “Jo! Jo!”

Ai u kthye te Mbreti dhe i tha se macja nuk donte te largohej nga Pallati i tij.

    • Nuk do te largohet?! – bertiti Mbreti. – Nxirreni perjashta!

Dha urdher te nxirrnin topat ne oborr dhe te qellonin mbi Pallat.

Nga gjithe ato goditje te forta,Pallati u mbulua nga flaket dhe nga tymi. Kur zjarri arriti ne dhomen ku gjendej macja,ajo kerceu e qete nga dritarja dhe u largua nga Pallati.

Pallatin e qelluan me top deri sa nuk ngeli asgje prej tij.

Prev
Next

Comments for chapter "86. PLAKU DHE BIJTE E TIJ"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved