Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 85. SHTATE KORBAT

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 85. SHTATE KORBAT
Prev
Next

                                                       “SHTATE  KORBAT”

 

Nje burre na kishte shtate djem. Por ai deshironte shume qe te kishte nje vajze! Por nuk zgjati shume edhe me ne fund lindi edhe vajza. Si burri edhe gruaja u gezuan shume!

Vajzen duhej ta lanin sa me shpejte dhe i ati dergon njerin nga djemte te pusi per te mbushur uje. Por pas tij vrapuan edhe djemte e tjere. 

Secili prej tyre donte te mbushte uje i pari. Keshtu leshuan shtambat ne pus te gjithe njeheresh,por ato u thyen kur u perplasen me njera-tjetren. Ata u mblodhen te gjithe rreth pusit dhe nuk dinin cfare te benin. Kishin frike te ktheheshin ne shtepi me shtambat pa uje dhe mbi te gjitha t’i thoshin te atit se ishin thyer. Djemte nuk po dukeshin dhe te atit i humbi durimi. U merzit aq shume sa bertiti gjithe inat:

    • Dembelet! Kane filluar te luajne dhe kane harruar fare per ujin! Ah sikur te ktheheshin te gjithe ne korba!

Dhe sapo mbaroi me te thene keto fjale,ne qiell u degjuan perplasja e kraheve dhe i ati pa larte mbi koken e tij shtate korba te zinj. Korbat u sollen rreth disa here mbi koken e tij dhe pastaj u larguan pa lene asnje gjurme. 

Prinderit u pikelluan shume nga ajo qe pane por nuk mund te benin dot me asgje per t’i kthyer djemte e tyre serish ne njerez. Ngushellimin e gjenin vetem tek vajza e tyre e vogel,e cila rritej dhe cdo dite behej gjithmone e me e bukur. Prinderit benin cdo gje qe ishte e mundur per te mos i zene ne goje djemte e tyre para vajzes. Dhe vajza per shume kohe nuk e dinte qe kishte pasur shtate vellezer.

Nje dite degjoi papritur njerezit qe thoshin per te:

    • Sa vajze e mire dhe e bukur! Por ja qe vrau vellezerit e saj!

Vajza u merzit shume nga keto fjale. Shkoi te prinderit dhe i pyeti:

    • Eshte e vertete qe kam patur vellezer? Cfare i ka ndodhur atyre?

E ema dhe i ati e kuptuan se ajo kishte marre vesh gjithcka,prandaj vendosen t’ia tregonin te fshehten qe mbanin prej vitesh. I treguan si kishte ndodhur dhe i thane se ajo nuk kishte faj.

Por qe nga ajo dite vajza rrinte gjithmone e merzitur. Me ne fund vendosi t’i gjente vellezerit dhe t’i kthente ne shtepi. 

Dhe nje dite prej ditesh u largua fshehtas nga shtepia per te kerkuar vellezerit. Me vete mori nje unaze si shenje,nje cope buke per te thyer urine dhe nje stol te vogel per t’u clodhur. 

Eci e eci dhe me ne fund arriti ne skajin me te larget te tokes. Atje pa diellin dhe donte t’i afrohej,por ai ishte shume i nxehte dhe mund ta digjte. 

Vajza u tremb dhe shkoi te hena. Por hena ishte shume e ftohte dhe mund ta ngrinte.

Atehere vajza shkoi tek yjet. Cdo yll rrinte ne stolin e vet dhe e priten perzemersisht vajzen. Ylli i Mengjesit u ngrit nga stoli dhe i dha asaj nje shkop te vogel magjik dhe i tha:

    • Vellezerit e tu ndodhen ne malin prej qelqi,dhe vetem me kete shkop mund ta hapesh deren. 

Vajza e falenderoi Yllin e Mengjesit,mbeshtolli shkopin me shami dhe vazhdoi rrugen. Eci e eci dhe arriti te mali prej qelqi dhe porta e malit ishte e mbyllur. Ajo hapi shamine te nxirrte shkopin magjik por atje nuk kishte asgje! Dhurata e yjeve zemermire ishte zhdukur. “Cfare te bej tani? Si do t’i shpetoj vellezerit tani qe nuk kam celesin per te hapur malin e qelqit?!”- mendonte vajza me vete.

Duke qene nje moter e dashur dhe nje vajze trime,futi gishtin e saj te vogel ne vrimen e celesit dhe porta u hap. 

Vajza hyri ne mal dhe atje pa nje xhuxh me mjeker.

    • Cfare kerkon ketu moj bije? – e pyeti ai.

 

    • Kerkoj vellezerit e mi,shtate korbat, – u pergjigj vajza.

 

    • Tani ata nuk ndodhen ne shtepi, – i tha xhuxhi, – Po ti hyr brenda dhe priti.

Pastah xhuxhi solli shtate pjata me gjelle dhe shtate pjata me uje per korbat. 

Motra hengri ne secilen pjate nga nje luge dhe piu nga secila gote nga nje gllenjke. Ne goten e fundit futi unazen qe kishte marre me vete. Befas ne ajer u degjua zhurma e kraheve.

    • Korbat po kthehen ne shtepi, – tha xhuxhi.

Korbat ishin shume te uritur dhe u ulen menjehere per te ngrene. 

Papritur filluan te peshperisnin njeri pas tjetrit:

    • Kush ka ngrene ne pjaten time?! Kush ka pire nga gota ime?! Ketu patjeter ka qene nje 

njeri me keto qe po shohim!

Kur korbi i shtate piu nga gota e tij,vuri re se nga ajo ra unaza. Korbi e njohu unazen qe ishte e prinderve te tij dhe tha:

    • Ah sikur ta shikonim nje here motren tone,atehere do te ktheheshim perseri ne njerez!

Sapo i degjoi keto fjale,motra doli menjehere nga vendi ku ishte fshehur. 

Sa i hodhen syte nga motra dhe e pane,u kthyen ne njerez sa hap e mbyll syte.

E takuan motren me shume mall dhe pastaj u kthyen te gjithe sebashku ne shtepi. 

Prev
Next

Comments for chapter "85. SHTATE KORBAT"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved