Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 88. SI E PESOI VAJZA E NJERKES

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 88. SI E PESOI VAJZA E NJERKES
Prev
Next

                                              “SI E PESOI VAJZA E NJERKES”

 

Na ishte nje here nje njerke e ve,e cila kishte dy vajza. Njeren e kishte te veten kurse tjetren te gjetur. Vajza e saj ishte dembele dhe e llastuar,ndersa vajza e gjetur ishte punetore dhe e papertuar,por njerka nuk e donte. Ajo e mundonte shume me pune te renda. Vajza e gjore shkonte te pusi per te lare rrobat,gishterinjte i caheshin sa i beheshin gjak.

Nje dite vajza vuri re se kova e pusit ishte pergjakur. Donte ta lante dhe u perkul mbi pus,por kova i iku nga duart dhe ra ne uje. Vajza vetem qante gjate gjithe kohes,dhe ashtu e pikelluar vrapoi te njerka dhe i tregoi cfare kishte ndodhur.

    • Si e hodhe ne pus,ashtu nxirre! – i tha gjithe inat njerka.

Vajza e gjore nuk dinte cfare te bente. U kthye te pusi dhe nga hidherimi kerceu brenda. E shkreta u mblodh sa nje grusht nga frika. Kur hapi syte u cudit,sepse u gjend ne nje lendine te mrekullueshme plote me bar dhe me lule ngjyra-ngjyra. Dielli rrezearte shkelqente.

Vajza eci permes lendines dhe shikon nje furre plote me buke te pjekura. 

    • Vogelushe! Vogelushe! Na nxirr nga zjarri se po digjemi. – nisen te ankohen buket.

Vajza u afrua prane,mori lopaten e drunjte dhe njera pas tjetres i nxorri te gjitha buket.

Me tej syri i zuri nje molle qe renkonte nga kokrrat e kuqe plot leng. 

    • Vogelushe! Vogelushe! Na shkund nga pema se kemi dite qe jemi pjekur. – i thirren kokrrat e molles.

Vajza u afrua prane molles e nisi ta shkundte aq forte,sa kokrrat rane si bresher ne toke. E shkundi deri sa ne deget e saj nuk mbeti me asnje kokerr. Pastaj i mblodhi dhe eci me tej. 

Me ne fund arriti te nje shtepi e vogel. Te dera i doli nje plake e cila kishte dhembe te medhenj. Vajza u tremb dhe donte te ikte me vrap,por plaka i thirri:

    • Mos u tremb moj vogelushe e mire! Rri ketu me mua te me ndihmosh me punet e shtepise. Po te jesh e papertuar,do te te shperblej. Do ta shkundesh aq forte dyshekun tim sa t’i dalin puplat. Une jam gjyshja Bore dhe kur nga dysheku te fluturojne puplat,atehere toka do te zbardhet nga debora.

Vajza u qetesua nga fjalet e embla te plakes dhe vendosi te qendronte te ajo. Mundohej t’i bente cdo gje qe i thoshte gjyshja Bore. Kur shkundte dyshekun,puplat fluturonin perreth si floke debore. Plakes i pelqeu vajza punetore,ndersa vogelushja e ndiente veten me mire se ne shtepine e njerkes. 

Mirepo nje dite prej ditesh e mori malli per shtepine dhe shkoi te gjyshja Bore e i tha:

    • Une jam shume mire ketu por me ka marre malli per shtepine! A mund te largohem?

 

    • Me vjen mire qe te ka marre malli per shtepine, – iu pergjigj gjyshja Bore. – ti me ndihmove pa pertuar dhe une do te nxjerr vete mbi toke.

Mori vogelushen per dore dhe u gjenden te dyja para nje porte te madhe. Porta u hap,dhe kur vogelushja e kaperceu ate,filloi te bjere shi i arte qe e mbuloi me flori.

    • Eshte shperblimi per punen tende, – i tha gjyshja Bore. 

Pastaj i dha koven qe i kishte rene ne pus dhe u pershendeten me njera-tjetren.

Porta u mbyll perseri dhe vogelushja u gjend mbi toke prane shtepise. Mbi porte qendronte nje gjel,i cili sa pa vajzen ia nisi kenges:

    • Kikiriki! Kush po vjen e zbukuruar! Vajza jone me flori mbuluar!

Kur e pane ashtu te mbuluar gjithe ar,njerka me vajzen e saj e priten me perzemersi e filluan ta pyesnin,dhe vajza ia tregoi te gjitha.

Njerka donte qe edhe e bija e saj dembele te pasurohej. Prandaj i dha koven dhe e dergoi te pusi. Vajza dembele e cau gishtin vete,e beri koven me gjak dhe e hodhi ne pus. Pastaj kerceu edhe vete dhe u hodh ne pus. Ashtu si e motra e saj,edhe ajo e gjeti veten ne lendinen e gjelberuar dhe eci permes saj. Arriti deri te furra dhe buket filluan t’i therrisnin:

    • Vogelushe! Vogelushe! Na nxirr nga furra se po digjemi!

 

    • Me behen duart pis! – ua ktheu vajza dembele dhe vazhdoi rrugen.

Kur kaloi prane molles,kokrrat e saj i thirren:

    • Vogelushe! Vogelushe! Na shkund nga pema se kemi dite qe jemi pjekur.

 

    • Jo,se me bini mbi koke dhe me vrisni, – u tha vajza dembele dhe vazhdoi me tej.

Dembelja eci dhe pak edhe arriti te gjyshja Bore por nuk u tremb nga dhembet e saj sepse motra i kishte thene se eshte nje gjyshe e mire. Filloi dhe vajza dembele te jetonte me gjyshen. Diten e pare e fshehu pertacine e saj dhe beri cfare i tha plaka,sepse donte patjeter te merrte shperblimin! Diten e dyten disa pune i beri dhe disa jo. Ndersa diten e trete nuk luajti fare nga vendi. Nuk u kujdes fare per dyshekun e gjyshe Bores. Gjyshes nuk i pelqeu fare kjo vajze dembele.

    • Eja te te coj ne shtepi, – i tha ajo pas disa ditesh.

Dembelja u gezua dhe mendoi: “Me ne fund do te bjere edhe mbi mua shiu i arte!”

Gjyshja e coi deri te porta dhe e pershendeti,po kur vajza dembele kaperceu pragun,filloi te binte mbi te bloze e zeze.

    • Ja shperblimi per punen tende, – tha gjyshja Bore. 

Dhe porta u mbyll. 

Kur u afrua prane shtepise,gjeli e pa,fluturoi mbi cati dhe kendoi:

    • Kikiriki! Kush po vjen,shihni mire! Me bloze te zeze e gjora eshte nxire!

Vajza dembele u mundua te lahej por bloza e zeze nuk i iku qe nuk i iku. Mbeti gjithe jeten me lekure te zeze.

Prev
Next

Comments for chapter "88. SI E PESOI VAJZA E NJERKES"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved