Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 89. LEPURI DHE IRIQI

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 89. LEPURI DHE IRIQI
Prev
Next

                                                     “LEPURI DHE IRIQI”

 

Kete perralle ndoshta nuk do e besoni. Por kete ma tregonte gjyshi kur une isha e vogel dhe ai thoshte: “Jo te gjitha ato qe thuhen ne perralle jane shpikje,ka edhe te verteta se po te ishte ndryshe njerezit nuk do i tregonin!”

Nje dite te bukur me diell iriqi i kishte vene kurrizin murit te shtepise dhe kendonte per qejfin e tij. Kendoi sa kendoi dhe papritur po mendonte: “Do te dal nje here andej nga ara t’i hedh nje sy rrepes. Sa t’i laje e t’i veshe iriqja femijet,kam kohe te shkoj e te kthehem.” Edhe keshtu u nis per te shkuar atje. Rruges u takua me lepurin. Edhe ai shkonte ne aren e tij per te pare lakren qe kishte mbjelle. Iriqi e pershendeti dhe i tha:

    • Miremengjesi lepur i dashur! Si po ia kalon?

Ne vend qe t’i kthente pershendetjen,lepuri tundi koken dhe i tha:

    • Cfare ben ketej qe ne pike te mengjesit?

 

    • Po dal nje shetitje se u merzita ne shtepi, – ia ktheu iriqi.

 

    • Po del shetitje?! – e pyeti lepuri me ironi. – Me keto kembe te shtrembra ti nuk shkon dot as te pragu i deres e jo te dalesh shetitje!

Iriqi u ofendua shume nga fjalet e lepurit. Nuk i vinte mire kur atij i permendnin kembet,qe ne te vertete i kishte te shkurtra dhe te shtrembra.

    • Mos valle kembet e tua i ke me te shpejta e me te mira? – e pyeti iriqi.

 

    • Kete te gjithe e dine, – ia priti lepuri.

 

    • Atehere si thua te bejme nje gare bashke? – i tha iriqi.

Lepuri u shkri se qeshuri aq shume sa gati ra ne toke dhe i tha iriqit:

    • Gare me ty?! Te lutem mos bej shaka tani! C’te shkrepi ne koke te besh gare me mua? Me ato kembe qe ke ti nuk do me kaloje sikur une te ecja me nje kembe.

 

    • E provojme nje here dhe ke per ta pare! – u pergjigj iriqi.

Lepuri i tha qe te fillonin menjehere por iriqi i tha:

    • Me pare do shkoj pak ne shtepi,do ha pak mengjes dhe pas gjysem ore do kthehem dhe 

 

    • do fillojme garen. Vetem mos u largo qe ketu.

Lepuri vazhdonte te qeshte dhe i tha se nuk do levizte qe aty.

Dhe iriqi u nis per t’u kthyer ne shtepi. Ndersa ecte rruges,ai po mendonte: “Dihet qe lepuri eshte me i shpejte se une,por eshte edhe pak budalla dhe mendjelehte.”

Sapo arriti ne shtepi,i tha gruas te vishej shpejte se do shkonin ne are. Ajo e pyeti cfare kishte ndodhur qe ishte aq i nevrikosur dhe iriqi i tha:

    • Bera fjale me lepurin se kush nga ne te dy eshte me i shpejte,une apo ai! Une duhet t’ia kaloj lepurit prandaj ti do vish te me ndihmosh.

 

    • Mos ke luajtur mendsh?! Si do fitosh me lepurin?! – i thote iriqja e cuditur.

Iriqi i thote te mos behet merak por te vishet dhe te shkoje me te se e ka menduar si do ia hedhe lepurit. Dhe rruges kur po shkonin ne are,iriqi i tha te shoqes:

    • Garen me lepurin do e bejme te ara e madhe. Une me lepurin do te nisemi nga njera ane,kurse ti do te fshihesh ne fundin e ares. Kur lepuri te sfrohet,ti do te dalesh nga vendi dhe do te therrasesh: “Arrita para teje!”

Lepuri e ofendoi iriqin,prandaj e meritonte dicka te tille.

Dhe pasi rane dakort se cfare duhet te benin,iriqi e coi iriqen ne fundin e ares,ndersa vete u kthye ne vendin ku do takohej me lepurin. 

Lepuri nuk duroi dot dhe sapo pa iriqin e pyeti nese do ta fillonin garen dhe iriqi ishte gati. 

Te dy zune vendin e vet dhe lepuri numeroi: – Nje…dy…tre!

Te dy vrapuan me sa fuqi kishin. Iriqi vrapo tre-kater hapa,pastaj fshehtas u kthye ne vendin e vet dhe u ul. Rrinte e clodhej dhe shikonte lepurin qe vraponte me sa fuqi kishte. lepuri arriti ne fundin e ares,por papritur iriqja u ngrit ne kembe dhe therriti forte:

    • Une arrita para teje!

Por duhet te themi qe iriqi dhe iriqja ngjajne si dy pika uji me njeri-tjetrin dhe nuk dalloheshin.

Lepuri nuk mund ta besonte ate qe po shikonte dhe i tha iriqes:

    • Vrapojme edhe nje here…nje…dy…tre!

Dhe kete here lepuri vrapoi akoma me shpejte,kurse iriqja qendroi ne vendin e saj.

Lepuri arriti ne fillim te ares,por atje ishte iriqi i cili u ngrit ne kembe dhe thirri:

    • Arrita para teje!

Lepurit po i shqyheshin syte nga habia se nuk kishte mundesi qe iriqi te ishte me i shpejte se ai.

    • Vrapojme perseri! – i tha iriqit.

 

    • Si te duash! – u pergjigj iriqi.

Vrapuan edhe shume here te tjera,plote shtatedhjete here vrapoi lepuri nga fillimi i ares deri ne fundin e saj. Por per cudine e tij,iriqi arrinte i pari dhe therriste: “Arrita para teje!”

Dhe kur u kthye dhe nje here per te bere gare,lepuri arriti deri ne mesin e ares dhe u rrezua pertoke. Nuk po rrinte dot me ne kembe dhe tha:

    • U lodha! Nuk vrapoj dot me!

 

    • E more vesh se cili eshte me i shpejte? – i tha iriqi duke u mburrur.

Lepuri nuk tha asnje fjale dhe u largua duke terhequr kembet zvarre. Pastaj iriqi me iriqen thirren femijet dhe shkuan dolen shetitje.

Prev
Next

Comments for chapter "89. LEPURI DHE IRIQI"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved