PERRALLA - 84. RROBAQEPESI TRIM
“RROBAQEPESI TRIM”
Ne nje qytet jetonte nje rrobaqepes,i cili qepte gjithe diten pantallona,kemisha,xhaketa…
Nje dite beri nje fete buke me recel dhe pasi hengri pak tha me vete: “Po mbaroj nje here kete xhaketen me te qepur pastaj do e ha buken.” Por aty u afruan aq shume miza sa ia hengren te gjithe recelin. Atehere ai nxori rripin dhe i gjuajti,edhe vrau shtate miza pernjehere. Pastaj qepi nje brez dhe shkruajti: “Kur godas,shtate vras.” Dhe keshtu lidhi brezin,futi ne xhep copen e djathit qe kishte mbetur dhe doli nga shtepia. Kur doli jashte pa nje zog qe kishte ngecur ne nje vrime dhe nuk po dilte dot. Rrobaqepesi e mori dhe e futi ne xhep.
Pasi eci,arriti ne nje shkemb te madh dhe aty takoi nje div,te cilit i tha qe te beheshin shoke bashke dhe te udhetonin neper bote. Por ai i tha se se nuk dilte neper bote me njerez te vegjel dhe te dobet. Djali i tha se nuk ishte i dobet dhe divi donte ta vinte ne prove. Mori nje gur dhe e shtrengoi me nje dore,e nga guri doli nje pike uji. Kurse djali nxori copen e djathit dhe dloi me shume se nje pike uje. Pastaj divi hodhi nje gure ne qiell,i cili iku aq shpejte sa nuk po dukej me. Kurse djali hodhi zogun dhe i tha:
-
- E shikon! Guri jot bie ne toke por guri im qendron gjithmone ne ajer.
Pastaj divi e coi te nje peme dhe i tha qe ta ngrinin bashke. Dhe djali po mendonte me vete: “Mund te jesh me i forte se une,por une jam me i zgjuar dhe do ta hedh prape.” Edhe i tha divit qe ai ta kapte nga trungu kurse rrobaqepesi do i mbante deget se jane me shume dhe jane me te renda. Dhe keshtu djali hipi larte degeve dhe divi po e terhiqte pemen bashke me rrobaqepesin larte.
Edhe po te kthente koken mbrapa per te pare,nuk e shikonte dot se nuk e linin deget.
Pastaj e lane pemen dhe shkuan ne vendin ku rrinte divi,atje ishin edhe pese diva te tjere te cilet ngroheshin rreth zjarrit. Kur shkuan per te fjetur,rrobaqepesit nuk i pelqeu shtrati se ishte shume i madh dhe gjeti nje cep tjeter per te fjetur. Divi mori nje shufer hekuri dhe u ngrit naten i gjuajti krevatit ku mendonte se po flinte rrobaqepesi. Por kur e pane ne mengjes qe rrobaqepesi ishte gjalle,iken te gjashte me vrap nga frika.
Ec e ec,arriti para murit te pallatit te mbretit dhe e zuri nje gjume i thelle. Aty e pane ushtaret e mbretit dhe pasi lexuan brezin i thane mbretit qe kishte ardhur nje trim i madh dhe mbase do iu duhej kur te kishin lufte per te bere. Mbreti dha urdher qe ta merrnin dhe pasi
rrobaqepesi u ngop me gjume,shkoi te mbreti. Ai pranoi qe te hynte ne sherbim te mbretit.
Pasi kaluan dy a tre dite,ushtaret filluan t’i thoshin njeri-tjetrit:
-
- Cfare te mire presim ne nga ky? Aq i forte sa eshte mund te na vrase te gjitheve!
Edhe shkuan i thane mbretit:
-
- Po te zemerohet ai do na vrase te gjitheve. Me mire na largo nga ushtria jote.
Edhe vete mbreti u pendua qe e pranoi ne pallatin e tij dhe po mendonte: “Ky trim vertete mund te zemerohet,dhe nuk mund te vrase vetem ushtaret e mi po edhe mua dhe te me marre fronin. Si te shpetoj prej tij?” pastaj thirri rrobaqepesin dhe i tha:
-
- Ne pyllin e dendur te mbreterise time jetojne dy hajdute shume te forte,te gjithe kane frike t’u afrohen. Shko gjeji dhe vriti. Po te jap dhe njeqind kalores me vete.
Dhe keshtu rrobaqepesi shkoi. Kur hyri ne pyll pa dy hajdutet qe po flinin gjume poshte nje peme. Ata gerhisnin aq forte,sa deget tundeshin sikur po frynte ere.
Rrobaqepesi i mbushi xhepat me gura dhe hipi ne peme. Pastaj filloi t’i gjuante njerit me gura dhe kur ate e kapi nje ne hunde,u zgjua dhe kapi shokun nga krahu.
-
- C’ben keshtu se ma bere hunden cope?! – i bertiti ai.
-
- Cfare po thua?! Une po flija gjume! – ia kthen tjetri.
Dhe pasi i zuri gjumi,rrobaqepesi filloi t’i gjuante tjetrit me gura. Ai u zgjua dhe i bertiti shokut:
-
- Mos u cmende? Pse me gjuan me grusht?!
Tjetri ia kthen me shkop. Keshtu hajdutet nisen te ziheshin me gura,shkopinj e me grushta. U rrahen aq shume me njeri-tjetrin sa mbeten te dy te vdekur ne toke.
Atehere rrobaqepesi zbriti nga pema,doli ne fillim te pyllit dhe u tha kaloresve:
-
- Ejani se i vrava te dy! Ishin shume te forte por jo sa une. Se une kur godas,shtate vras!
Kaloresit shkuan te vendi ku ishin hajdutet dhe te cuditur i pane te dy te vdekur ne toke.
Rrobaqepesi u kthye ne pallat te mbreti,por mbreti ishte teper dinak. Pasi e degjoi lajmin,mendoi me vete: “Mire me hajdutet i lau hesapet,por tani do ta dergoj ne nje vend ku s’ka shanse te dale i gjalle.” Dhe e urdheroi perseri:
-
- Do te shkosh ne pyll dhe do te kapesh perbindeshin me nje bri e do ma sjellesh ketu!
-
- Perbindeshin me nje bri nuk e kam gje fare,kur godas shtate vras, – tha rrobaqepesi.
Edhe mori sepaten e litarin dhe u nis ne pyll. Pasi kerkoi pak,e gjeti.
Perbindeshi ishte i tmerrshem. Bririn ne mes te ballit e kishte si shtize. Sa e pa rrobaqepesin i shkoi drejte qe ta godiste me bririn e tij por nuk mundi ta kapte. Rrobaqepesi u fsheh pas nje peme me trung te trashe. Briri u ngul thelle ne trung dhe perbindeshi nuk po e shkulte dot.
-
- Tani nuk me shpeton dot! – i tha rrobaqepesi.
I hodhi litarin ne qafe,i preu bishtin me sepate dhe ashtu te lidhur e coi te mbreti.
Kur e pa mbretin me kurore te arte dhe me pelerine te kuqe,perbindeshi filloi te ulerije. Syte iu egersuan,qimet iu ngriten perpjete dhe gjysmen e bririt e leviste si shpate.
Mbreti u tremb dhe ia mbathi nga pallati,pas tij shkuan edhe sherbetoret. Iku aq larg sa nuk e gjeti dot me rrugen e kthimit.
Ndersa rrobaqepesi jetoi gjate. Filloi te qepte si me pare pantallona,kemisha,xhaketa etj. Brezin e mbante ne mes dhe nuk e hiqte asnjehere. Dhe qe atehere,diva,hajdute dhe perbindesha nuk u pane me nga ato ane.
