Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 83. DY TRENDAFILAT

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 83. DY TRENDAFILAT
Prev
Next

                                                     “DY TRENDAFILAT”

 

Diku thelle ne mes te pyllit,ne nje kasolle te varfer jetonte nje grua me dy vajzat e saj. Perpara kasolles kishin nje kopesht te bukur ku rriteshin dy trendafila te cuditshem. Njeri i kishte petalet e bardha dhe tjetri te kuqe. Dhe gruaja i kishte vajzat e bukura si keta dy trendafilat. Njeren e quanin Lulebardha kurse tjetren Lulekuqe. Te dyja vajzat ishin punetore e te zgjuara.

Vajzat e donin shume njera-tjetren dhe sa here dilnin nga shtepia rrinin gjithmone kapur per dore. Edhe e ema i kishte thene qe ta donin gjithmone nera-tjetren.

Vajzat shonin shpesh ne pyll dhe asnje nga kafshet nuk i bente keq. 

Lulebardha e Lulekuqja e mbanin kasollen e tyre shume te paster. Kishe qejf ta shikoje.

Ne vere kur e ema flinte,Lulekuqja i vinte ne shtrat nje buqete me lule,nje lule te kuqe e nje te bardhe. Kurse ne dimer,Lulebardha ndizte zjarrin dhe afroheshin te treja ne oxhak.

Nje here kur ato po rrinin sebashku,trokiti dera. E ema tha:

    • Shko hape Lulekuqe! Duhet te jete ndonje udhetar qe kerkon strehe.

Lulekuqja e hapi deren por ne vend te nje njeriu i doli para nje ari. 

Lulekuqja u tremb shume dhe Lulebardha u fut poshte krevatit,por ariu foli dhe tha:

    • Mos u trembni! Ngriva nga ftohti dhe dua te ngrohem pak.

E ema i qesoi duke i thene se ariu ishte i mire dhe nuk do i bente gje. Pastaj vogelushet u afruan,moren furcen dhe i hoqen boren qe ariu kishte ne shpine. 

Vajzat u miqesuan shume me ariun sa ate nate e mbajten ne shtepi. Dhe qe nga ajo mbremje,ariu shkonte cdo dite ne kasollen e tyre dhe ato nuk flinin gjume pa pare ariun.

Por ne pranvere ariu i tha Lulebardhes se do largohej. Ajo e pyeti ku do shkonte dhe ai i tha:

    • Do shkoj ne pyll te ruaj thesaret e mi nga xhuxhet e keqij. Ne dimer toka ngrin dhe ata nuk i gjejne dot,por tani qe toka zbutet ata germojne gjithandej dhe i gjejne. 

Asaj i erdhi shume keq qe ariu do largohej por s’kishte cfare te bente. Dhe keshtu ariu u largua me nxitim dhe humbi mes trungjeve te pemeve ne pyll. 

Nje dite e ema i dergoi vajzat ne pyll qe te mblidhnin dru. Aty pane nje trung te rrezuar dhe nje xhuxh qe i kishte ngecur mjekra ne mesin e trungut. Kur ai shikon vajzat,i thote:

    • C’me rrini e shikoni ashtu?! Nuk e shikoni c’me ka ndodhur?!

Vajzat e pyeten se cfare i kishte ndodhur dhe ai i tregoi se kishte dale per te prere disa dru por kishte rreshkitur dhe mjekra i kishte ngecur ne mesin e trungut. Vajzat u munduan ta nxirrnin qe aty por ishte e pamundur. Atehere Lulekuqja tha se do shkonte te therriste njerezit e tjere por xhuxhi nuk donte qe te vinin te tjere se kishte frike mos e vrisnin. dhe pastaj Lulebardha nxori gersheret edhe i preu mjekren.

Sapo e ndjeu veten te lire,xhuxhi rrembeu thesin e tij plote me gure te cmuar qe e kishte fshehur poshte rrenjeve te pemes,e hodhi ne kurriz dhe u largua duke mermeritur:

    • Ju marrte dreqi! Me prete mjekren e bukur! Ua tregoj une juve…!

Nje here tjeter vajzat shkuan per peshk te liqeni. Ne breg pane dicka qe po perpelitej si karkalec. Vajzat e pane qe ishte xhuxhi dhe kujtuan se donte te hidhej ne uje,por ai i tha:

    • Une nuk jam budalla,nuk e shikoni qe ky peshk i mallkuar po me terheq per te me mbytur? 

Vajzat pane se fija e grepit ishte mbeshtjelle rreth mjekres se xhuxhit dhe peshku e terhiqte por nuk po e hidhte dot ne uje. Vajzat e kapen xhuxhin dhe u mundua ta lironin por ishte e kote. Dhe nuk mbeti gje tjeter vetem t’i prisnin mjekren,por sa i pa xhuxhi i bertiti:

    • C’beni keshtu moj budallaqe?! Nuk u mjaftuat qe ma prete nje here,por doni te me shemtoni fare? Si t’i dal njerezve te mi para syve?

Pastaj rrembeu thesin dhe u largua pa thene asnje fjale. 

Pas disa ditesh e ema i dergoi vajzat ne qytet per te blere fije,gjilpera,penj e shirita. Mbi koken e tyre fluturonte nje shqiponje e madhe. Pastaj u leshua si shigjete mbi nje gur te madh. dhe kur shikojne vajzat,shqiponja kishte kapur xhuxhin. Vogelushet zemermira u kapen pas kembeve te xhuxhit dhe e mbajten forte deri sa shqiponja e leshoi prene. Kur xhuxhi e mori veten,filloi t’i ankohej vajzave:

    • Nuk tregoheshit dot me te kujdesshme! Me griset kostumin. Vajza te liga!

Pastaj rrembeu thesin dhe u fut midis shkembinjve ne strofken e tij dhe vogelushet vazhduan rrugen. Pasi kryen porosine qe i kishte dhene e ema,po ktheheshin per ne shtepi. Ne lendine gjeten perseri xhuxhin plakush,i cili nuk e priste qe ne ate ore te kalonte njeri andej dhe kishte lene guret e cmuar ne mes te rruges,te cilet shkelqenin si rrezet e diellit. Vajzat u shtangen.

    • C’me rrini ashtu gojehapur?! – thirri xhuxhi.

Nga zemerimi fytyra e tij e zbehte u be e kuqe si spec. U be gati t’i shante por ate cast u degjua nje ulerime dhe nga pylli doli ariu. Xhuxhi kerceu nga frika por nuk arriti te futej dot ne vrimen e tij se ariu i preu rrugen. Xhuxhit i dridhej i gjithe trupi dhe nga frika i tha:

    • Mos me ha! Do te jap te gjithe keta xhevahire! Trupi im i vogel nuk te ngop dot ty,ha me mire keto dy vajzat qe te mbushesh barkun.

Ariu e goditi me puter ate krijese te keqe dhe e la te vdekur ne vend. 

Vogelushet ia mbathen me vrap por ariu i thirri:

    • Lulebardhe! Lulekuqe! Mos kini frike! Prisni se do vij dhe une me ju!

Vogelushet ia njohen zerin ariut qe vinte cdo nate ne shtepine e tyre dhe ndaluan. Papritur ariut i ra lekura nga trupi dhe para syve te tyre u shfaq nje djalosh i bukur dhe me veshje ari. 

Ai i shte i biri i mbretit dhe i tha vajzave:

    • Xhuxhi i lig qe rrembeu xhevahiret e mi me ktheu ne ari. Keshtu u enda neper pyll deri tani,dhe tani e ai vdiq une u ktheva perseri ne njeri. 

Pas disa vjetesh Lulebardha u martua me djalin qe ishte kthyer ne ari ndersa Lulekuqja u martua me vellain e tij. 

E ema e tyre jetoi edhe per shume vjet e qete dhe e lumtur me vajzat e saj. 

Te dy trendafilat i mbolli poshte dritares se shtepise. Cdo vit ata leshonin gonxhe te mrekullueshme me arome te kendshme. 

Prev
Next

Comments for chapter "83. DY TRENDAFILAT"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved