Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 79. MIMOZA LLASTICA

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 79. MIMOZA LLASTICA
Prev
Next

                                                     “MIMOZA LLASTICA”

 

Ah, cfare llastice ka qene ajo Mimoza! Sa here qe zbriste shkallet e pallatit dhe na gjente duke luajtur ne oborr, kerkonte te hynte patjeter ne loje.
Kishim rene ne hall te madh.
-Rri moj Moza sa te mbaroje loja dhe pastaj luaj edhe ti!
Moza zbardhte dhembet dhe ikte me vrap.
-Shiko, – i thoshte Sava, qe zemerohej kollaj, – po te kapa, e di cdo te punoj!
-Posi! – ia kthente Moza duke qendruar larg. – Pa provoje njehere!
Sava kafshonte buzen e poshtme dhe turrej ta kapte. Dhe sapo Sava behej gati t’i hiqte ndonje te mire apo ta terhiqte per flokesh, dilte ne dritare koka e mamit te Mozes:
-U, c’ben ashtu, moj Sava? Me Mozen merresh ti? Po ajo eshte e vogel!
Po me shpesh ne dritare dilte koka e gjyshes, qe i mbante floket lidhur prapa.
-T’i keput veshet, degjove? S’ke turp! … Ik andej …
Sava ishte aq e nxehur, sa lotet e pengonin te fliste. Atehere flisnim ne:
-Nuk e ka fajin Sava, fajin e ka Moza… Moza na prish lojen.
-He, se nuk u be qameti! E vogel eshte Moza, -ua kthente gjyshja dhe e merrte Mozen perdore dhe e fuste brenda. Ajo nuk rrinte fare te na degjonte qe t’i tregonim fajin e Mozes.

Moza nuk ishte e vogel. Ajo ishte sa ne, biles nga shtati ua kalonte disave prej nesh, por ajo ishte llastice e madhe. Vec ta shikoje!
Dhe vertete, ta shikoje, ishte e bukur, e paster, si ato kukullat e medha qe i vene ne vitrinat e dyqaneve. Rrinte e veshur shume mire, gjithnje me rroba te reja.
Ajo ishte vajze e vetme! Per Mozen kujdeseshin te gjithe njerezit e shtepise. Ne shtepine e Mozes degjohet vetem emri i saj.
Ju nuk i keni pare ndonjehere lodrat e Mozes; te gjitha lodrat e pazarit ia kane blere dhe ia kane prure ne shtepi: kukulla lloj-lloj, topa te vegjel e te medhenj, kuti me qendisma, ene guzhine… Moza ka edhe nje biciklete, ka edhe makine te vogel, me te cilen i bie rreth e perqark pallatit.
Ne, te tjerat, jo se nuk kemi lodra, po nuk kemi aq shume dhe s’jane aq te bukura si na duken ato te Mozes.
Gjithmone ndodhte keshtu: Mozen e merrte mami ose gjyshja dhe e fuste brenda ne shtepi, ne ktheheshim te merzitura dhe vazhdonim lojen. Na vinte inat qe gjyshja dhe mami i saj nuk na jepnin kurre te drejte. Vetem Sava thoshte e zemeruar:
-Do ta shohe ajo, do ta shohe! Llastica!

Po nuk kalonte shume dhe Moza zbriste prape ne oborr me ndonje kukull te madhe ne duar ose me makinen qe ia mbante gjyshja. Ah, sa te bukura na dukeshin ato! Ne fillim ne benim sikur nuk e shikonim, po dalengadale na ikte inati, dhe duke pare lodrat e Mozes, harronim lojen. E para e linte lojen Eva. Ajo thoshte :
-Une nuk luaj me, se u lodha.
Dilte nga loja dhe pas pak i afrohej Mozes. Moza ia jepte menjehere kukullen ose cdo gje tjeter qe kishte ne dore dhe, si per inat, shikonte nga ne. Ne te tjerat, tani nuk kishim me mendjen tek loja dhe nje nga nje largoheshim, deri sa loja prishej fare. Ikte Klara, ikte Tina, ikte Edita … dhe mbeteshim vetem une dhe Sava. Ne te dyjave, jo se nuk na pelqenin lodrat e Mozes, na pelqenin shume, po se si na vinte, ashtu. Na kapte inati. Ishte Moza fajtore dhe, ne vend qe te vinte ajo tek ne, shkonim ne tek ajo. Nuk ishte hic e drejte, po hajde t’ua mbushje mendjen Eves, Klares, Edites,dhe Tines. Ato zemeroheshin kur Moza na prishte lojen, po kur dilte ne oborr me lodrat e saj, e harronin shpejte zemerimin dhe i afroheshin e luanin sikur nuk kishte ndodhur asgje.
Sikur ta dini sa nxehesha une e Sava, sidomos Sava. Ta shikonit Saven si behej. Donte te shkonte t’u prishte lojen, t’i shante, biles nganjehere i hipte ne koke t’i rrihte. Po une s’e lija.
-Hajde ikim, – i thosha, – Pune e madhe!
Ah, cfare dinake ishte ajo Moza! I nxirrte lodrat sa te na prishte lojen, e t’u merrte mendjen atyre “budallaqeve” dhe pastaj e dinte vete ajo. Sepse gjithnje ndodhte keshtu: Ua linte pak lodren ne dore dhe ua merrte. U thoshte : “Mjaft tani, se me flet mami!”
Pastaj u thoshte :”Ikni, tani se nuk luaj me!, Ikni se do luaj vete!, Ikni se u merzita!”
Keshtu na kishte debuar njehere edhe mua me Saven dhe ne qe ate dite nuk shkelnim me ne shtepine e saj. 

Kaloi keshtu nje jave, nje muaj, dy, kur nje dite Klara na u zemerua aq keq me Mozen, se s’duronte ta shihte me sy. I kishte mbajtur buken e lyer me gjalp, kurse, Moza kishte bredhur me biciklete dhe pastaj i kishte thene:
“Pse ma ke lepire gjalpin?”

Nje dite tjeter iku dhe Tina nga Moza. Iken me rradhe dhe te tjerat. E fundit iku Eva. Te gjitha nuk i flisnin me Mozes. Ajo ishte llastice, qe s’i gjendej shoqja!
Keshtu, Moza mbeti vetem, pa shoqe. Ta shikoje kur zbriste shkallet e dilte ne oborr; ngarkohej me gjithe ato lodrat, merrte edhe bicikleten dhe makinen e vogel, por asnje nuk i 

afrohej. Por, kur pa qe asnje nuk i vajti, zuri te na therriste me emer:
-Eva do te lozesh?
Erdhi nje dite qe Moza mbeti pa shoqe fare. Luante me Blerten, qe ju s’e njihni, me nje vajze te vogel, qe s’kishte mesuar akoma te flase. Ne kjo na gezonte.
Por Moza u merzit shume dhe si duket u tha mamit dhe babit. Zbriti mami i saj dhe na tha:
-Vajza, pse s’luani me Mozen?
Ne nuk folem njehere, por Sava, qe eshte brisk nga goja, i tha:
-Moza eshte llastice!
-I marrsh te keqen Mozes, – u degjua zeri i gjyshes nga dritarja, – llastice je vete!
Mami i Mozes u zemerua, por jo me ne, me gjyshen. Ajo nuk foli me. Mori Mozen dhe iku. Nga kjo ne kuptuam se edhe mami i saj nuk donte qe Moza te ishte llastice.
Tani Moza rri fare vetem. Nuk i zbret me lodrat. 

Heren e fundit ndodhi keshtu: Ne po loznim prapa pallatit me litar. Kur papritmas u fut ne mes Moza dhe deshi te hidhej. Sava, qe rretullonte nje ane te litarit, sapo e pa, ndaloi lojen. 

Ajo mbante koken ngritur, po syte i kishte ulur poshte.
-Ti nuk je shoqja jone, – tha Sava. – ti ke shoqe vetem veten.Ajo uli menjehere koken.
-Llastice! – thirrem te gjitha.
Moza mbuloi me duar fytyren dhe menjehere ia plasi te qarit. Ne nuk folem fare, as une, as Sava, asnje. Ajo qante pa ze, por i gjithe trupi i dridhej. Ne kishim bere nje rreth perqark saj.

Ne u shperndame dhe, kur filluam te leviznim litarin, ajo iku me vrap per ne shtepi.
Qysh ate dite, Moza e kuptoi gabimin, e kuptoi se ishte bere llastice dhe llasticat nuk kane shoqe.
Ajo vertete kishte shume lodra, kishte mamin, babin, gjyshen dhe gjyshin, por ato nuk ishin shoqe. Nuk ishin ato shoqet me te cilat rri dhe luan gjithe diten. Ajo nuk ishte e gezuar si vajzat e tjera te pallatit tone.
Nje dite ajo po zbriste shkallet e pallatit. Dalengadale ajo u afrua aty ku po luanim ne dhe na pyeti :-A te luaj edhe une?
Ne po shikonim nga Sava, asaj i erdhi keq, edhe ne na erdhi keq kur pame syte me lote te Mozes.
-Mire, – tha Sava.Ajo e gezuar u fut ne loje, dhe prej asaj kohe, Moza e kuptoi gabimin e saj dhe ne nuk e therrisnim me llastice.

Prev
Next

Comments for chapter "79. MIMOZA LLASTICA"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved