PERRALLA - 78. MJESHTERIA E PLAKUT
“MJESHTERIA E PLAKUT”
Nje here e nje kohe na ishte nje burre e nje grua qe kishin kater djem. Ata i rriten me mundim te madh dhe i martuan. Por djemte nuk dolen shume te zgjuar,edhe nuset po ashtu me keq se djemte. Burri dhe gruaja sa me shume kalonin vitet aq me shume plakeshin,deri sa erdhi nje dite sa nuk leviznin dot as duart as kembet dhe nuk mund te punonin dot me.
Nuk kaloi shume kohe edhe plaka vdiq e plaku ngeli vetem. Djemte nuk i afroheshin dhe nuset nuk e perfillnin fare,nuk i conin as uje,as buke,as gjelle. Ngordhi nga uria,vinte ere se nuk lahej dot dhe nuk dinte cfare te bente se i vinte turp nga bota.
Nje dite prej ditesh,i erdhi ne shtepi nje i aferm dhe kur e pa ashtu te mbaruar,e pyeti:
-
- Pa me thuaj pak o xhaxha,si po kalon? A te sjellin ndopak buke,a ndonje luge gjelle djemte? Po nuset a te lajne ndonje rrobe?
-
- Lere mos e pyet, – ia kthen plaku. – Ngordha nga uria,dhe krimbat po me hane te gjalle. Koka me eshte mbushur plote me morra dhe po e humbas trurin fare.
-
- Me degjo mua, – i thote i afermi. – Do te them une se si t’ia punosh atyre e t’i besh te vijne ketu me vrap te gjithe,djemte edhe nuset,qe te kujdesen per ty,te te lajne,te sjellin gjelle edhe buke te ngrohte.
-
- Pa me trego mor djale, – i tha plaku. – Dhe te vazhdojme qe tani.
Edhe djali i tregon cfare do te bejne qe djemte dhe nuset te kujdeseshin per te,dhe i thote:
-
- Neser do te sjell kater poce te zbrazeta. Im vella me ka derguar monedha nga Amerika,do te mbush nje tas me to dhe do i sjell ketu. Ti do te ftosh djemte te vijne ketu dhe do i thuash: “Shikojini keto monedha o djem! I kam vjedhur! I gjeta atje poshte,prane portes se oborrit. Edhe po te kujdeseni per mua nje dite do te jene tuajat. Une do t’i ve keto monedha brenda ne poce,pocet do t’i mbyll dhe do t’i var me litar larte ne tra. Edhe kur te vdes,i cani dhe i ndani ne kater pjese.”
Edhe i afermi vazhdon perseri me te treguar dhe thote:
-
- Per disa dite do i le ketu monedhat. Kur te mos jene djemte ketu,do vij t’i marr monedhat dhe pocet do i mbushim me balte e do i varim prape larte ne tra.
Edhe ashtu vepruan. Kur u afrua nata,i afermi i plakut solli monedhat,i derdhi ne krevat,mori trasten dhe iku u largua. Pastaj plaku ftoi djemte dhe ata shkuan atje per te pare cfare donte. Kur pane monedhat u bene ndryshe,i iku ngjyra e fytyres. Plaku i tha ashtu sic i kishte thene i afermi dhe djemte nuk mund ta mbanin dot gezimin,nuk dinin cfare te benin.
Kur e moren vesh nuset shkuan edhe ato me vrap. Nuk dini cfare te benin por vetem e merrnin me te mira. Menjehere ia nderruan rrobat dhe i lane. E rregulluan dhe shkuan t’i sillnin plakut gjelle qe te hante.
Ne mengjes,ne dreke e ne darke shkonin e vinin pjatat me gjelle,shishet me vere dhe cdo gje qe mund te gjenin. Plaku filloi te shendoshej e te zbukurohej se filloi te bente nje jete me te mire se pasaniku i vendit. Pasi kaluan disa dite i afermi u kthye ne shtepine e plakut. Mbushen pocet bashke me xhaxhane me balte,i varen perseri ne tra. Ai mori monedhat dhe iku.
Djemte filluan te vinin me shpesh per te takuar plakun dhe ta shikonin si ishte. Edhe kur vinte ndonjehere muhabeti te monedhat,plaku ngrinte koken larte dhe u thoshte:
-
- Ja djema,monedhat atje i larte i kam,brenda ne poce. Kur te mbyll syte,i cani dhe i ndani ne kater pjese por vetem mos u zini.
Pas rreth dhjete vjetesh plaku u semur dhe u be shume keq,e mbeti shtrire ne krevat. Djemte e vizituan dhe i moren ilace por ai nuk e kishte shume te gjate. Edhe pas dy ditesh plaku i mbylli syte pergjithmone.
Djemte u mblodhen,e futen ne arkivol dhe e cuan ne shtepine e fundit. Pastaj u kthyen ne shtepi te canin pocet qe te merrnin monedhat. Vellezerit ecnin para kurse grate i ndiqnin nga mbrapa.
Kur arriten ne shtepi,njeri nga vellezerit mori cekanin dhe i ra njeres nga pocet. Por sic e dime pocet ishin mbushur plote me balte dhe balta i ra ne sy dhe gati i verboi.
Pastaj cane te dyten,te treten e keshtu me radhe,por c’te shikonin! Te gjitha pocet ishin te mbushura me balte dhe asnje nuk kishte me monedha.
Djemte dhe nuset filluan te shajne e te mallkojne plakun per ate loje qe i kishte bere dhe i thane nga fjalet me te keqe.
Por ishte e kote sepse ato fjale tashme i merrte era. Plaku i jetoi shume mire vitet e fundit qe i kishin mbetur dhe ata qe e pesuan ishin djemte e tij.
