PERRALLA - 80. DY MOTRAT
“DY MOTRAT”
Ne nje vend te humbur dhe nje shtepi te shkaterruar jetonin dy motra te moshuara. Ato e kalonin jeten duke qepur dhe gishtat e dores se djathte ishin zbardhur nga peshtyma qe perdornin per te zbutur perin. Ato kishin vite qe nuk dilnin nga shtepia e nuk takonin njeri,prandaj nuk i shkonte njeri per vizite.
Nje dite nga ato ane kaloi i biri i mbretit bashke me njerezit qe e shoqeronin. Ne majen e catise se shtepise se plakave pa nje zog dhe i gjuajti me shigjete. Pasi e vrau,zogu u fut ne nje vrime te catise dhe ra para kembeve te plakave. Princi shkoi te merrte zogun,dhe pasi i tha se kush ishte,plaka e hapi pak fare deren dhe i zgjati doren per t’i dhene zogun e vrare. Rruges duke u kthyer ne shtepi,princit i ngeli mendja te ajo dore e bardhe qe shndriste. Dhe nje dite dergoi ata qe e shoqeruan ate dite per te marre plaken se e donte per grua.
Shoqeruesit i hipen kuajve dhe shkuan me vrap ne shtepine e plakave. Sapo shkuan atje i thane plakave se kush ishte ajo qe i kishte dhene zogun princit,dhe plaka u pergjigj me gjysem zeri. Ata i thane te vishej se princi kishte rene ne dashuri me te dhe donte ta merrte per grua. Por plakat nuk e besuan dhe i thane qe te shkonin e te talleshin me ndonje tjeter se ato nuk kishin me moshe per shaka. Ata u betuan dhe i thane se ishte e vertete,dhe pas shume lutjesh e betimesh,donte apo nuk donte,plaka u vesh me disa rroba te arnuara qe kishte dhe pasi u pershendet me motren,hipi ne karroce dhe u largua.
Gjate rruges shoqeruesit i zuri gjumi dhe plaka po mendonte me vete se dhe kete kishte manget tani ne pleqeri. Kur i dolen para tre zane dhe fillun te qeshnin me lote. Njera nga zanat i tha dy motrave: “Kishim kaq shume kohe pa qeshur sa po mendoj qe t’i bejme nje te mire kesaj te shkretes.” Pasi rane ne nje mendje,zana e pare i tha: “U rinofsh dhe u befsh edhe nje here nje vajze katermbedhjete vjecare.” E dyta i tha: “U befsh me e bukur se hena.” Kurse e treta tha: “Fustani t’u befte i bardhe e i shndritshem dhe ne qafe e ne vesh u mbulofsh me florinj.”
Dhe kur i doli gjumi shoqerusve,u shqyen syte se nuk e dinin cfare i kishte ndodhur plakes qe ishte ne karroce. Por ata rane dakort qe te mos thonin asnje fjale se do te gjykoheshin si shtrigane dhe mbreti i priste koken.
Ne castin qe zbriti nga karroca,princi e pa,u kthye nga prinderit dhe tha:
-
- Qe ishte e bukur,e dija qe kur me zgjati doren e vogel e te bardhe ate dite! Por qe te shndriste si nje yll kete nuk ma merrte mendja kurre!
Shoqeruesit nuk folen fare. Dhe keshtu bene nje dasem aq te madhe sa nuk ishte pare ndonjehere deri me ate dite.
Pasi kaluan disa dite,muaj e vite plaka qe jetonte ne shtepine e vjeter u be merak dhe vendosi te shkonte ne qytet dhe te merrte vesh ndonje gje per motren.
Dhe keshtu zbriti ne qytet. Duke bredhur rruget sa ketej e sa andej,degjoi nje ze qe i thirri nga nje pallat i madh. plaka ngriti koken dhe pa qe ishte nje vajze shume e bukur dhe e re,e cila i beri me shenje qe te ngjitej larte. Plaka mezi ngjiti shkallet dhe vajza e pyet:
-
- Pse i bredh rruget sa ketej e sa andej? Te ka humbur ndonje gje?
Dhe plaka i tregon se cfare i kishte ndodhur dhe kishte dale qe te merrte vesh ndonje gje per motren,e cila u zhduk dhe nuk kishte cuar asnje lajm. Atehere vajza i hidhet ne qafe e perqafon dhe i thote se ajo ishte motra e saj. Plaka e pa dhe nuk po i besonte,kujtoi se ajo po tallej me te dhe u be gati te ikte. Por ajo u betua qe ishte ajo dhe filloi t’i tregonte se cfare i kishte ndodhur. Pasi e degjoi plaka i tha:
-
- Paske jetuar kaq mire dhe mua nuk me thirre qe te vija te jetoja me ty?
Vajza e kuptoi qe kishte bere gabim por plaka nuk e besoi dhe i tha:
-
- Une nuk e besoj historine e zanave,do te kete dhene princi ndonje bar magjik. Prandja nese me do vertete,me jep edhe mua nga ai ilac qe te behem perseri e re.
Atehere vajza shkoi hapi arken,mori te gjithe florinjte qe kishte dhe ia dha qe ajo te jetonte mire vitet qe i kishin ngelur sepse te re nuk e bente dot. Plaka mori florinjte dhe zbriti shkallet duke mermeritur dhe thoshte: “Po te ishte motra ime dhe te me donte aq shume do me kishte dhene e dhe mua pak nga ai pluhuri magjik.”
Duke folur me vete u shkembye me berberin e princit,i cili e pyet cfare ka qe eshte aq shume e inatosur dhe flet me vete.
Edhe plaka si pa te keq ia tregoi te gjithe historine e motres plake qe ishte rinuar dhe nje here.
Por berberi ishte nje njeri shume i keq dhe ia kthen plakes:
-
- Ate nuk e rinoi princi por ia bera une kete te mire. I ropa lekuren e vjeter dhe ia lyeva mishin me nje pluhur magjik,e keshtu pas dy ditesh ajo u rinua dhe nje here.
Plaka nuk po i besonte syve dhe i tha se nese e bente edhe ate te re,ajo do i jepte te gjithe florinjte qe mbante ne dore. Kaq donte te degjonte berberi dhe i tha te shkonin menjehere ne shtepine e tij dhe te fillonin punen.
Sapo arriten ne shtepi,berberi mori briskun dhe filloi t’i priste lekuren plakes,por ajo bertiste nga dhimbjet dhe ai i thoshte: “Nese nuk duron dot me thuaj dhe heqim dore.” Por plaka ishte e vendosur te behej edhe nje here e re dhe i duronte te gjitha dhimbjet.
Por kur arriti brisku ne zemer,plaka leshoi nje klithme te frikshme dhe dha shpirt e vdiq.
Berberi zemerlig e pa qe plaka kishte mbaruar,mori florinjte dhe pasi e futi plaken ne nje thes,e hodhi ne nje lume.
