PERRALLA - 77. QEROSI DHE VELLAI I VOGEL I PASHAIT
“QEROSI DHE VELLAI I VOGEL I PASHAIT”
Na ishte nje here nje grua e cila kishte dy djem. Djali i madh kishte merguar ne nje vend te larget dhe atje ishte bere pasha. Pasi u rrit djali i vogel.shoket i thoshin “lum si ti qe ke nje vella pasha”,por djali i pergjigjej se nuk kishte nje vella. Atehere djali shkoi ne shtepi dhe pyeti nenen,edhe ajo u detyrua t’i tregonte se kishte nje vella dhe ishte ne filan vend. Djali i vogel tha se do shkonte ta takonte dhe plaka i tha:
-
- Shko bir,por nese takon nje qeros ne rruge kthehu prape ne shtepi.
Djali u nis dhe pasi beri tre dite rruge takoi nje qeros dhe u kthye ne shtepi. Pastaj me vone u nis perseri dhe pasi beri gjashte dite rruge takoi perseri nje qeros,por kete here nuk u kthye.
Qerosi e pyeti djalin se ku po shkonte dhe ai i tha se kishte nje vella pasha dhe po shkonte ta takonte. Dhe qerosi i tha te beheshin shoke bashke se dhe ai ne ate vend ishte nisur.
Por qerosi qe e njihte mire ate vend,e futi djalin sa ketej e sa andej neper rrugica dhe ne nje cast ai u tha per uje. Qerosi e coi ne nje pus qe nuk kishte kove. Atehere djali u lidh ne mes me litar dhe qerosi e mbante. Pasi u ngop me uje,djali i tha qerosit ta terhiqte larte por ai i tha:
-
- Do te nxjerr nga pusi vetem nese ti pranon te behesh qeros dhe une vellai i pashait.
Djali e pa veten keq dhe u betua qerosit duke i thene:
-
- Nese vdes dhe ngjallem prape,vetem atehere do te tregoj te verteten.
Dhe keshtu nderruan rrobat dhe shkuan te pallati i pashait. Kur mori vesh pashai qe kishte ardhur vellai i vogel doli me vrap dhe i beri nje pritje te madhe.
Pasi kaloi pak kohe,qerosi qe hiqej si vellai i vogel i pashait,beri sikur ishte i semure dhe kur e pyeti pashai cfare kishte,ai i thote se donte nje laker nga ato qe ruan lubia. Pashai i tha se kane shkuar njerez me te forte dhe nuk e kane marre dot por ai i tha:
-
- Thuaji djalit qe ishte me mua te shkoje,nese nuk shkon thuaji qe do i presesh koken.
Pashai qe nuk e dinte se ai ishte vellai i tij i vogel,i tha fjalet qe i kishte thene qerosi.
Djali qante dite e nate se nuk dinte cfare te bente,dhe nje nate i doli ne enderr nje plak e i tha:
“Mos qaj o bir,por merr me vete dyzete kile mjalte e dyzete kile qumesht dhe shko ne ate vend ne mes te dites se ne ate kohe lubia nuk ndodhet ne strofkullen e saj.” Djali i kerkon pashait keto dhe rruges takon plakun qe i kishte folur ne enderr dhe ai i thote:
-
- Kur te arrish ne ate vend perziej mjaltin e qumeshtin me balte dhe pastaj gjej nje vend ku te fshihesh. Kur te vije lubia do te haje gjysmen pastaj do te thote: “Kush ma ka bere
-
- kete te mire te dale qe ta shoh.” Dhe kur te degjosh ato fjale,dil dhe thuaj: “Une e bera.” Atehere ajo do te thote se cfare te mire do nga ajo dhe ti thuaji se do nje laker,dhe ajo per nje do te thote: “Merr sa te duash.” Ti shko e zgjidh tre me te medhate dhe haji vete se te bejne mire per shendetin,dhe kur te kthehesh kalo ketej nga une se te jap une nje laker per te semurin.
Edhe djali beri si i tha plaku. Pasi u miqesua me lubien,ajo i tha se mund te kalonte nga ajo rruge sa here te donte. Ajo ishte rruga ku te conte ne pallatin e te bukures se dheut.
Pastaj takoi plakun kur u kthye,mori lakren dhe qerosi u sherua kur e hengri.
Pas disa ditesh beri prape te semurin dhe kerkoi te bukuren e dheut. I thane perseri djalit dhe ai filloi te qante. Ate nate iu shfaq prape plaku ne gjume dhe i tha:
-
- Mos qaj o bir,por kerkoji pashait nje mije shqerra,kater desh,njeqind kile grure,njeqing kile mjalte dhe dhjete fshesa. Por atje te shkosh ne mes te dites se atehere egersirat dalin dhe aty jane vetem luanet qe ruajne dyert. Atje jane dy dyer dhe secilen dere e ruajne dy luane. Shqerrat hidhja shqiponjave,grurin hidhja milingonave,mjaltin bleteve dhe kur te arrish te portat,ndaja deshte luaneve. Atehere hyr pa frike brenda dhe fshi muret se po nuk i fshive do te vrasin.
Kur e bukura e dheut u fut ne dhome me njembedhjete vajza te tjera habitet kur sheh djalin dhe i thote se cfare ben ketu,djali i thote se ka ardhur ta marre. Ajo filloi me te qeshur dhe shkon i pyet te gjitha kafshet pse e kishin lene te kalonte dhe luanet i thane:
-
- Ti na hedh mish te keq dhe nga pak,kurse ai na dha nga nje dash per koke.
Shqiponjat i thane:
-
- Ti nuk na jep fare per te ngrene,kurse ai na dha nga nje qengj.
Bletet i thane:
-
- Ti na jepje nga nje pite te thate,kurse ai na dha mjalte.
Milingonat i thane:
-
- Ti na hidhje disa therrime buke,kurse ai na dha grure.
Dhe ne fund u pergjigjen muret dhe i thane:
-
- Ti nuk na ke fshire kurre,kurse ai na fshiu dhe na pastroi.
Atehere e Bukura e Dheut vuri nje bast me djalin dhe nese do i kalonte ajo do shkonte me te,por djalin e ndihmuan kafshet dhe i fitoi te gjitha bastet.
E mori djali te Bukuren e Dheut dhe u kthye te pashai. Kur u afruan pallatit e pa qerosi qe po vinte me te Bukuren e Dheut dhe pak nga inati e pak nga frika se mos tregonte te verteten pashait,i doli para dhe i nguli shpaten. Pashait i erdhi keq se djali i kishte hyre ne zemer,por s’kishte cfare t’i bente qerosit se mendonte se e kishte vella. Por e Bukura e Dheut kishte nje qyp me ujin e pavdekesise dhe kur ia dha djalit per ta pire,ai u ringjall dhe hapi syte.
Kur e pa veten serish ne jete,u kujtua se ishte cliruar nga betimi qe i kishte bere qerosit,se do tregonte te verteten vetem nese vdes dhe ngjallet serish. Pastaj i thote pashait:
-
- Nese vdes dhe ngjallesh perseri,a vlen betimi qe ke bere dikur?
-
- Jo,quhet i permbushur, – ia kthen vellai i madh.
-
- Epo me degjo me kujdes, – i thote djali pashait.
Dhe fillon i tregon te gjithe historine se si qerosi e kishte detyruar te nderronin vendet dhe pastaj e dergonte ne vende te rrezikshme qe ta vriste. Pashai u ngrit ne kembe dhe perqafoi vellain me gezim. Pastaj i dha urdher rojeve qe te ndiznin furrat e zjarrit dhe ta fusnin qerosin te gjalle qe te piqej. Djali u martua me te Bukuren e Dheut dhe bene nje dasem te madhe,ne te cilen moren edhe nenen e tyre.
