PERRALLA - 76. SHTATE PASANIKET DHE GRUAJA QE U BE SUNDIMTAR
“SHTATE PASANIKET DHE GRUAJA QE U BE SUNDIMTAR”
Na ishin nje here ne nje qytet shtate te pasur. Por njeri prej tyre ishte shume i pasur dhe gjashte te tjeret mendoheshin si ta benin te varfer se e kishin shume zili. Nje dite njeri prej tyre i tha shokeve t’i vidhnin unazen zonjes se tij,te tjeret e pelqyen mendimin por nuk dinin si t’ia merrnin. Edhe moren nje plake te ciles i thane se nese ia merrte dot unazen zonjes do i jepnin para sa te donte. Plaka kerkoi nje arke dhe nje qeros,pastaj burrin e pasur ta therrisnin ne nje gosti dhe t’i thoshin asaj.
Dhe ata ia dhane cfare kerkoi edhe e thirren burrin ne gosti dhe u mblodhen te shtate e thane:
-
- Do te veme nje bast? Kujt nga nga zonjave tona i marrin unazen,burri do te dorezoje te gjithe pasurine e tij.
Te gjithe rane dakort me kete bast sepse ishin me nje mendje qe te varferonin burrin e pasur.
Nderkohe qe ata ishin ne gosti,plaka fut qerosin ne arke,i cili e mbyll arken nga brenda,dhe niset ne shtepine e burrit te pasur. Atje del gruaja e tij dhe e mirepriti plaken,e ftoi te hynte brenda por plaka i tha se donte vetem te linte arken aty dhe ta merrte te nesermen ne mengjes. Dhe nederkohe qe burri ishte ne gosti gjithe naten,gruan e zuri gjumi,qerosi doli nga arka i mori unazen dhe u fut perseri ne arke. Te nesermen ne mengjes,vjen plaka dhe merr arken e largohet. E dorezon unazen te gjaste pasaniket dhe pasi merr parate per punen qe beri,largohet bashke me qerosin.
Pasi kaluan disa,ata u mblodhen prape te shtate ne gosti dhe njeri prej tyre nxorri unazen dhe pyeti se e kujt ishte. Sapo e pa,burri e njohu unazen dhe e pranoi qe ishte e gruases se tij. Ai ishte njeri i fjales dhe u detyrua te dorezonte te gjithe pasurine e tij. Pastaj shkoi ne shtepi dhe i tha gruas te vishte rrobt me te bukura qe kishte se do dilnin shetitje. Gruaja u cudit sepse ai nuk i kishte kerkuar kurre nje gje te tille. Dhe pasi u vesh ata shkuan ne bregun e nje lumi. Burri i tha gruas te hipte ne varke se do benin nje shetitje,sa hipi gruaja,burri e shtyjti varken pa i thene asnje fjale dhe e shikonin njeri-tjetrin duke qare.
Ai u largua duke menduar se gruaja ishte mbytur por ne ate cast fryjti nje ere dhe e drejtoi varken ne anen tjeter te bregut,ku gruaja u kap ne nje dege dhe shpetoi.
Aty prane pa nje bari qe po ruante delet dhe i tha te nderronin rrobat bashke,bariu u habit se ajo kishte rroba qe shkelqenin dhe nuk krahasoheshin me ato qe kishte ai,por ajo ia mbushi mendjen dhe u vesh si burre e asnje nuk e njohu. Pastaj shkoi ne qytet dhe gjeti nje pune. Aty pa nje ndertese shume te madhe dhe pyet nje punetor tjeter se e kujt ishte,dhe ai iu pergjigj:
-
- Nuk e di e kujt eshte? Ai eshte pallati i mbretit.
Pallati ishte mbuluar me perde te zeza se mbreti i nje vendi tjeter nuk ia jepte vajzen qe djali i tij ta merrte per grua. Edhe vajza e pyet punetorin tjeter:
-
- Po me lufte nuk ia ka marre dot?
-
- Ka bere e dhe lufte por nuk e fitoi dot, – ia kthen punetori.
-
- Po kjo eshte gje e lehte, – i thote vajza e veshur si djale.
Keto fjale i shkojne mbretit ne vesh i cili e therret ne pallat dhe i thote se si te vepronte per t’ia marre te bijen mbretit tjeter. Edhe ajo i thote:
-
- Per kete pune me duhen shtate flamujt e shtate mbreterive,shtate cadra,shtate topa dhe shtate ushtare.
Mbreti i tha se jo vetem nga shtate,por shtateqind i jepte.
I mori gruaja me vete te gjitha dhe shkoi para pallatit te mbretit tjeter,dhe coi lajm e i tha:
-
- Ose vajzen,ose do luftojme!
Kur pa mbreti tjeter qe ishin shtate flamuj,mendoi se ishin bashkuar te gjitha mbreterite bashke kunder tij dhe ia dha vajzen nga frika.
Mbreti tjeter sapo mori vesh lajmin e mire,i hoqi perdet e zeza dhe i vuri ngjyre te kuqe. Edhe i tha punetorit te hapte gojen dhe te thoshte sa florinj donte. Por gruaja i tha se nuk donte asnje kacidhe,vetem ta vinte te sundonte ne vendin e saj. Dhe mbreti ia plotesoi deshiren menjehere.
Sapo e moren vesh njerezit e atij vendi qe do vinte nje sundimtar i ri,dolen te gjithe ne rruge dhe e priten. Mes gjithe njerezve,gruaja pa edhe burrin e saj qe ishte katandisur shume keq.
Te nesermen gruaja ftoi te gjithe te pasurit e atij vendi dhe i pyeti pse nuk kishte ardhur dhe beu tjeter,qe ishte burri i saj. Por ata i thane se ai nuk bente me pjese te njerezit e pasur.
Diten tjeter ajo ftoi burrin qe te hante dreke me te dhe kur ai e mori vesh mendoi se sundimtari do i priste koken. Por ajo nuk ia donte te keqen dhe i thote:
-
- Kam degjuar se ke qene njeriu me i pasur i ketij vendi,cfare te ka ndodhur?
Burri ne fillim hesht dhe pastaj fillon i tregon te gjithe historine,se si kishte humbur pasurine,si kishte mbytur gruan ne lume dhe pasi ajo e degjon te gjithe historine,i thote:
-
- Po si e vrave gruan pa e gjykuar? Nuk t’u dhimbs fare?
-
- Mos ma hap me ate plage,o imzot, – ia kthen burri. – Edhe sot vazhdoj e qaj per te.
Pastaj guaja burgosi te gjashte pasaniket dhe i detyroi te tregonin si e kishin vjedhur unazen,pastaj mori plaken dhe qerosin,te cilet i thane te njejtat fjale e i burgosi dhe ata.
Atehere gruaja e thirri burrin per darke dhe e mbushi tavoline plote,por burri i tha:
-
- Nuk eshte fati im te shtrohem ne tavoline me ju o zoteri.
Sundimtari qe nuk ishte tjeter vecse gruaja e tij,u ngrit nga vendi dhe e pyet:
-
- A mund ta njohesh gruan tende po ta shikosh?
-
- Edhe mes nje mije te tjera, – i thote burri. – Se ne krahun e djathte dhe ne kraharor ka pasur nga nje nishan.
Atehere gruaja ia tregoi nishanet dhe ai e njohu menjehere e iu hodh ne qafe. Pastaj i hoqi rrobat dhe ia dha te shoqit duke e bere sundimtarin e vendit. Pastaj i tregoi dhe per tete te burgosurit qe kishin pranuar se ishin te fajshem dhe te nesermen ne mengjes dha urdher qe te digjeshin me vajguri nje per cdo dite. Duke filluar nga plaka,pastaj qeroi e keshtu me radhe.
Dhe pastaj ia mori te gjithe pasurine qe ata kishin.
