PERRALLA - 75. VAJZA QE U BE DJALE
“VAJZA QE U BE DJALE”
Na ishte nje here nje plak qe kishte tre vajza. Nje dite mbreti i dergoi lajmin se duhet te shkonte ne lufte sepse ai nuk kishte djem qe te shkonin ne vendin e tij. Prandaj rrinte e mendohej se cfare te bente. Vajza madhe vjen e pyet se cfare kishte dhe ai i tregon per lajmin,edhe vajza e vogel i tha qe ta martonte dhe te shkonte dhendrri ne lufte,po keshtu i tha edhe vajza e dyte. Pastaj shkon vajza e vogel dhe i thote:
-
- Mos ki merak baba se do shkoj une ne vendin tend. Vetem me bej gati nje pale rroba burrash dhe me prit floket qe mos te njihem qe jam vajza.
I ati i beri te gjitha ato qe kerkoi ajo,i dha edhe kalin dhe djali u nis me te tjeret ne pallatin e mbretit.
Ate dite mbreti kishte nxjerre djalin ta hante kucedra,e cila shkonte cdo vit ne qytet dhe hante nga nje djale. Kur u afrua kucedra u tremben te gjithe dhe asnje nuk afrohej,por vajza nxori shpaten dhe ia preu koken me nje te gjuajtur dhe e shpetoi djalin e mbretit.
Djali i mbretit u nis me vajzen per ne pallat dhe i tha rruges:
-
- Babai im do te jape shume gjera,madje edhe nje mbreteri por ti mos e prano. Kerkoji te te jape kalin e tij,i cili flet si njeri.
Kur shkon para mbretit dhe ai e pyet se cfare kerkonte si shperblim,vajza i tha se donte te shpetonte nga lufta. Por mbreti i tha se kjo eshte e sigurte por cfare donte ndonje gje tjeter.
Dhe kur vajz ai tha se donte kalin e tij,mbreti refuzoi menjehere dhe i tha:
-
- Mund te jap nje mbreteri nese do,por kalin nuk ta jap.
Vajza u kthye per te ikur dhe djali i mbretit shkoi pas saj. Kur e pyeti mbreti djalin e tij se ku po shkonte,ai ia kthen:
-
- Po shkoj pas babait tim sepse une kete njoh per baba qe me shpetoi koken. Kur im ate do me shume kalin se te birin,me mire do ishte te ikja.
Dhe pasi degjoi keto fjale,mbreti ia dha kalin vajzes dhe i vuri shalen e floririt. Edhe djali qe ne te vertete ishte vajze,i hipen kalit dhe shkon ne nje mbreteri tjeter. Atje pa nje grope para pallatit dhe disa njerez qe donin ta kapercenin por nuk e kalonin dot. “Djali” u habit nga kjo gje dhe kur pyet kalin,ai i pergjigjet:
-
- Ate grope e ka bere mbreti dhe ka nxjerre lajmin se kush e kalon me kale dhe kap mollen qe hidhet nga pallati,ai do marre te bijen e mbretit per grua. Une do ta kaloj ate grope por ti mos ki frike dhe ki mendjen te kapesh mollen kur ta hedhin.
Edhe kali kerceu,sa do kalonte ga ana tjeter i hodhen mollen dhe djali e kapi. Te gjithe u habiten se gropen e kishin kaluar edhe te tjere por asnje nuk e kishte kapur dot mollen.
Dhe keshtu djali qe ne te vertete ishte vajze,u martua me vajzen e mbretit.
Te nesermen ne mengjes mbreti shkoi e pyeti vajzen si e kishte kaluar naten,se ashtu e kishin zakon dhe vajza iu pergjigj se kishte kaluar keq. Po keshtu ishte pergjigja edhe ditet e tjera sepse djali ishte vajze. Dhe keshtu ,mbreti tha ta dergonte ne pyll t’i conte buke punetoreve atje ku ishte kucedra. “Djali” i degjoi te gjitha se ishte pas deres dhe po rrinte i merzitur.
Kur e pa kali e pyeti cfare kishte dhe ai ia tregoi te gjitha,pastaj kali i tha:
-
- Mos u tremb,por kerkoji nje qerre me dy buaj te veme buken dhe te mesoj une.
Kur mbreti e thirri, “Djali” i tha se donte nje qerre ku te vinte buken dhe u nis. Dhe kur arriten atje,kaloi e mesoi si te vepronte,dhe pasi e kapi,e vuri ne vend te nje kau dhe u kthye ne pallatin e mbretit. Kur e pane njerezit u tmerruan dhe mbyllen dyert e dritaret.
Pasi fjeti ate nate,ne mengjes mbreti e pyeti perseri vajzen dhe po e njejta pergjigje ishte. Atehere mbreti vendosi ta conte ne vendin ku ishte pela qe hante njerez,kur e degjoi “Djali” u merzit dhe nuk po dinte cfare te bente. Pasi i tregoi historine,kali u hodh e i tha:
-
- Mos u tremb se ajo eshte nena ime. Shko te mbreti dhe kerkoji dy qypa me mjalte. Kur ajo te vije te pusi ti do mbushesh nje legen me uje,do e hedhesh mjaltin brenda dhe do e perziesh me uje. Kur ajo te pije ujin me mjalte de te thote qe t’i ta kalerosh.
Pasi kerkoi dy qypat, “Djali” u nis te pela dhe beri si i tha kali i tij. Pela e piu dhe i tha djalit qe kishte hipur ne peme,te zbriste dhe te hipte ne kurrizin e saj por djali nuk i zinte bese. Pasi ajo i dha fjalen qe nuk do i bente gje, “Djali” shkoi. Pasi luajten pak bashke,pela tha:
-
- Ah sikur te kisha edhe djalin tim sa do me behej qejfi.
-
- Ketu e kam edhe djalin tend, – ia kthen “Djali”.
Kur u kthye ne pallat,me “Djalin” shkoi edhe pela dhe te gjithe ngelen te tmerruar. Pasi i pane te gjithe,kali dhe “Djali” i thane peles qe te largohej se do takoheshin perseri.
Dhendrri fjeti dhe ne mengjes kur mbreti e pyeti vajzen ajo i ktheu te njejten pergjigje. Pastaj mbreti vendosi ta conte ne nje ishe qe nuk i kishte paguar taksat se ishte e mbushur plote e perplote me gjarperinj.
“Djali” shkon te kali dhe i thote qe kete here nuk ka shpetim se mbreti do e conte ne filan vend. Por kali i tha qe te shkonte te mbreti t’i kerkonte disa zile dhe mushka per te ngarkuar parate. Pastaj moren edhe pelen dhe shkuan ne kishe. Kali me te emen bllokuan dyert dhe filluan te hingellijne shume forte,kurse djali filloi te tundte zilet me sa fuqi te kishte. gjarperinjte u tmerruan nga gjithe ajo zhurme edhe i nxorren te gjitha leket nga kishe dhe ia
dhane. Kur pane kush ishte ne te vertete,ata ishin larguar dhe gjarperinjte thane:
-
- Ti qe na more parate,nese je djale u befsh vajze,nese je vajze u befsh djale.
Dhe vajza e ndjeu qe u be djale dhe i thote jalit:
-
- Ah mor kale,isha vajze u bera djale.
Edhe arriten ne palatin e mbretit. Shkuan per te fjetur dhe kur u ngriten ne mengjes,mbreti pyeti vajzen si kishte kaluar naten dhe vajza iu pergjigj:
-
- Aq mire sa nuk di cfare te them, – ia kthen vajza.
Dhe keshtu ata jetuan te lumtur si nje cift.
