Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 74. VAJZA E MBRETIT DHE KOKA E TE VDEKURIT

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 74. VAJZA E MBRETIT DHE KOKA E TE VDEKURIT
Prev
Next

                                “VAJZA E MBRETIT DHE KOKA E TE VDEKURIT”

 

Nje here e nje kohe na jetonte nje mbret i cili kishte tre vajza. Nje here ai doli shetitje mbi kale,dhe duke ecur ndalon para nje pallati. Aty ishte nje grope dhe kemba e kalit ra brenda dhe mbreti nuk po e nxirrte dot. Shkuan shume njerez per ta ndihmuar por nuk bene dot gje.

Atehere mbreti nuk donte qe ta zinte nata aty dhe beri nje premtim dhe tha: “Ai qe do ta nxjerre kemben e kalit nga kjo grope,do i jap vajzen e madhe per grua”. Sa mbaroi fjalen mbreti kemba e kalit u lirua por aty nuk u duk njeri. U nis mbreti ne shtepi dhe lajmeroi vajzen e madhe qe e kishte martuar,dhe meqenese aty nuk u duk njeri,ai ishte i sigurte qe e kishte ndihmuar ndonjeri nga pallati qe ishte atje prane dhe vajzen e percolli te ai pallat.

Vajza hyri brenda dhe po priste ne nje dhome te madhe,kur i doli nje arap i frikshem,i cili e mori dhe e coi ne dhomen e burrit. Por kur pa vajza,ishte nje koke e vdekur!

Arapi i thote vajzes qe dridhej nga frika:

    • Ky eshte burri yt,me te cilin do kalosh jeten.

Kaq donte vajza dhe ia plasi te qarit,e mendonte si do e shtynte jeten me nje koke te vdekur.

Te nesermen ne mengjes,mbreti dergoi dadon te pyeste vajzen si e kishte kaluar naten por vajza sapo e pa dadon iu hodh ne qafe dhe iu lut ta merrte me vete ne shtepi. 

Atehere mbreti i dergoi vajzen e mesme,po edhe ajo u kthye brenda nates si e motra.

Kur e pa vajza e trete qe motrat u kthyen,i tha te atit qe te shkonte ta provonte dhe ajo nje here por i ati nuk donte sepse ate e kishte vajzen e tij te perkedhelur. Por vajza ia mbushi mendjen dhe shkoi ne pallatin e kokes se vdekur. 

Atje i doli arapi dhe e coi ne dhomen e kokes se vdekur,por vajza nuk u tremb fare,perkundrazi,e mori ne dore dhe filloi ta perkedhelte duke i thene: “Lum si une cfare burri kam marre!” Dhe pastaj me kujdes e vendosi ne qoshen e dhomes.

Te nesermen mbreti dergoi dadon ta pyeste vajzen si e kishte kaluar naten dhe ajo i tha:

    • Shume mire o dado,kam nje burre qe nuk e ka njeri.

Plaka u kthye te mbreti dhe i tha fjalet e te bijes. Babai u lumturua shume nga ato fjale kurse motrat hyne ne mendime dhe thane me njera-tjetren:

    • Si eshte e mundur te jete e lumtur me nje koke te vdekur?!

Prandaj e derguan dadon me nje karfice floriri dhe e porositen t’i thoshte qe te blente dhe ajo 

nje te tille. Shkoi plaka te vajza dhe i tha:

    • Moj bije,nuk do edhe ti te blesh nje karfice kaq te bukur si motrat e tua?

 

    • Po moj dado, – i pergjigjet vajza e mencur, – po me pare duhet te pyes tim shoq nese edhe atij i pelqen. – Dhe me keto fjale e percolli dadon.

Sa iku plaka,vajza hipi larte ne dhome dhe filloi me te qare se nuk dinte ku t’i gjente parate per te blere karficen. Ne ate kohe vjen arapi dhe e pyet se cfare ka qe qan. Vajza i tregoi se cfare halli kishte dhe arapi shkoi te i zoti,i cili i tha:

    • Thuaji zonjes te marre celesat qe jane ne oxhak dhe te shkoj ne dhome te marre sa para te doje. 

Shkon arapi i thote vajzes e ajo me gezim te madh hapi dhomen dhe mbushi duart me florinj.

Te nesermen erdhi dadoja prape dhe e pyeti vajzen sipas porosise se motrave:

    • E moj bije,a fole me tet shoq?

 

    • Po si te ma prishte mua ai moj dado, – ia kthen vajza. – Ja ku jane parate.

Plaka e shkrete hapi syte dhe mendoi ku i gjeti se ai ishte nje koke e vdekur! E habitur sic ishte,u largua nga pallati dhe shkoi te dy motrat,te cilat desh plasen nga inati. Te nesermen vajzat e derguan perseri plaken qe t’i thoshte se ato kane dale shetitje me karroca.

    • Ti cfare do besh? – i thote plaka. 

 

    • Prit te pyes nje here burrin. – I thote vajza dhe shkon ne dhome e qan.

Ne cast shkoi arapi dhe e pyeti per cfare po qante dhe vajza i tregoi. Pastaj pa e zgjatur shkoi te i shoqi dhe i tha qe t’i thoshte zonjes keto fjale:

    • Thuaj zonjes te marre keto therrime edhe t’i hedhe prapa deres.

Vajza beri sic i tha arapi dhe e gjithe rruga u mbush me karroca e me sherbetore qe rrinin gati.

Kur e pane motrat u cuditen dhe te penduara i thane njera-tjetres: “Sa budallaqe u treguam qe nuk qendruam me koken e vdekur”. 

Diten tjeter ato i derguan fjale motres me plaken dhe i thane qe do shkonin te hanin dreke ne shtepine e saj. Vajza nuk kishte asgje per te ngrene dhe filloi te qante. Arapi e pyet cfare kishte dhe shkon perseri te i zoti,edhe ai i thote qe te hedhe disa therrime ne gjelletore,e keshtu tavolina u mbush plote dhe u shfaqen shume sherbetore. 

Erdhen motrat dhe sa nuk u cmenden kur e pane se nuk e prisnin nje dreke te tille. Pastaj sherbetoret i therrisnin zonjes dhe ajo here pas here dilte jashte dhe ngrinte zerin sikur fliste me te shoqin e saj. Por motrat kerkuan te takonin burrin dhe ajo u merzit shume se ai ishte vetem nje koke e vdekur. 

Pastaj doli ne kopesht duke qare dhe aty pa nje mace te zeze,e cila i beri me shenje ta ndiqte dhe e con te nje trendafil i bukur. Aty pa nje djale dhe nje vajze te burur qe kishin nje foshnje te vogel. Vuri re se floket e vajzes ishin ngaterruar me gjembat e trendafilit dhe me kujdes te madh ia hoqi floket fije per fije. Kur u zgjua vajza,zgjoi edhe djalin dhe e pyeti se kush ia kishte bere kete te mire qe e kishte zgjuar nga gjumi,por ai nuk dinte asgje. 

Pastaj vajza qe ishte fshehur prane nje luleje doli dhe i tha qe e kishte bere ajo. Kjo na ishte e bukura e dheut dhe i tha vajzes te kerkonte cfare te donte dhe ajo do ia plotesonte deshiren. 

Por sapo mbaroi fjalen vajza me floke te verdha kjo u hodh e i tha:

    • Eh moj moter,ti nuk me ndihmon dot.

Por e bukura e dheut ishte ajo qe e kishte kthyer burrin e saj ne koke te vdekur,dhe pasi e degjoi historine e vajzes ajo e ktheu perseri ne njeri dhe i thote:

    • Ja ku e ke njeriun qe kerkon,ky eshte burri yt.

Dhe shume e gezuar,vajza e mori burrin dhe u kthyen te dy dore per dore ne pallat edhe motrat plasen nga inati kur e pane.

Edhe jetojne e mbreterojne te lumtur dhe sot e kesaj dite.

Prev
Next

Comments for chapter "74. VAJZA E MBRETIT DHE KOKA E TE VDEKURIT"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved