Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 73. DEL KALLAM PREJ PUSIT

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 73. DEL KALLAM PREJ PUSIT
Prev
Next

                                                 “DEL KALLAM PREJ PUSIT”

 

Na ishte nje here nje mbret shqiptar qe e quanin Gjoke Kodheli. Berberet qe e rruanin ai i mbyste. Nje dite thirri nje djale te ri te shkonte e ta rruante te nesermen. Djali u kthye ne shtepi dhe as buke nuk hengri. Nena e pa aq shume te merzitur sa nuk e kishte pare asnjehere dhe e pyeti cfare kishte. 

Ai u mundua te mos i tregonte por pastaj i tha qe do shkonte te rruante Gjoke Kodhelin. 

    • Fli pa merak se e rregulloj une kete pune. – I thote e ema.

Djali shkoi per te fjetur dhe te nesermen u ngrit shpejte. E ema kishte bere dy kulece sa nje petull,ia dha te birit edhe i tha:

    • Kur te jesh duke e rruar,thuaj: “Oh! Me paska dhene nena dy kulece qe i paskam harruar ne xhep,merre nje dhe haje”,dhe keshtu s’ka per te bere gje. 

I mori djali kulecet dhe shkoi te Gjoke Kodheli. Kur po e rruante,tha:

    • Oh! Me paska dhene nena dy kulece,merre haje njerin.

Gjoka e mori e hengri,dhe pasi mbaroi me t’u rruajtur i tha djalit:

    • Ty po te fal,por me jep fjalen qe nuk do i tregosh njeriu ate cfare pe.

Djali u betua qe nuk do thoshte gje dhe u largua. Por ai nuk po e mbante dot brenda vetes dhe aty ku po kalonte ishte nje pus. Djali futi koken brenda dhe bertiti me te madhe:

    • Ah cfare kam pa, Gjoke Kodheli brire ne koke ka!

 

    • Por ne ate pus ishte nje kallam,dhe pasi kaloi pak kohe ai u rrit,e keputi nje bari dhe beri nje fyell me te. Kur filloi t’i fryej bariu,fyelli filloi te kendoje: “Tyryly! Tyryly! Ah cfare kam pa, Gjoke Kodheli brire ne koke ka!”

Bariu u cudit nga kjo qe degjoi dhe shkoi t’i binte fyellit ne te gjithe qytetin dhe te gjithe e moren vesh. Kur e degjoi Gjoke Kodheli qe e kishin marre vesh te gjithe,thirri djalin dhe i tha:

    • Ti nuk e mbajte fjalen or djale,shkove i tregove te gjithe popullit. 

Djali u pergjigj i trembur:

    • Jo or mbret,nuk eshte ashtu e verteta! Une nuk po e mbaja dot perbrenda dhe shkova bertita ne nje pus te thate,por atje paska qene nje kallam me te cilin bariu ka bere nje 

 

    • fyell dhe eshte fyelli ai qe i thote fjalet!

Atehere Gjoke Kodheli e fali djalin dhe qe nga ajo dite nuk i vrau me berberet qe e rruanin.

Prev
Next

Comments for chapter "73. DEL KALLAM PREJ PUSIT"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved