Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 72. DJALI BUDALLA DHE UNAZA MAGJIKE

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 72. DJALI BUDALLA DHE UNAZA MAGJIKE
Prev
Next

                                    “DJALI BUDALLA DHE UNAZA MAGJIKE”

 

Na ishte nje here nje grua plake qe kishte nje djale,por djali ishte pak budalla. Gruaja ishte e varfer dhe jetonte duke tjerre fije peri. Nje dite i thote i biri se do shkonte ai t’i shiste penjte dhe gruaja i thote qe te shkoj dhe me leket qe do fitoj,te bleje buke kur te kthehet. 

Djali shkoi shiti penjte dhe fitoi tre kacidhe. Duke shkuar per te blere buke,rruges pa disa burra qe donin te mbysnin nje qen. Djali i tha qe mos ta mbysnin se ishte gjynah por ata i thane te largohej e te shihte punen e tij. Atehere djlai nuk gjeti rruge tjeter vetem ta blente qenin dhe ata i thane se donin dy kacidhe e gjysem. Djali u dha dy kacidhe e gjysem dhe me gjysem kacidhe qe i kishte ngelur ne xhep,bleu mish dhe ia dha qenit. 

Pastaj kthehet ne shtepi dhe i thote te emes se kishte blere nje qen,e ajo i thote:

    • Te rente pika mor bir,per cfare me duhet qeni mua?

Gruaja e shkrete mori furken dhe filloi te tjerre. Pasi mbaroi se tjerruri,e coi djalin te shiste penjte. Shkoi djali i shiti penjte dhe kur po shkonte per te blere buke,pa dy njerez qe donin te mbysnin nje mace. E bleu macen ashtu si beri me qenin dhe me leket qe i ngelin,mori peshk dhe ia dha maces. Kur shkon ne shtepi i thote te emes qe ka blere mace dhe ajo ia kthen:

    • Macja te hengert veshet,ne s’kemi per te ngrene vete e jo me t’i japim maces. 

Shkoi gruaja prape te tjerre dhe pasi mbaroi e coi djalin prape te shiste penjte. Por rruges pa disa njerez qe po mbysnin nje gomar edhe ai bleu dhe gomarin e me leket qe i ngelen i bleu kashte. Kur e shikon gruaja djalin larte ne gomar sa nuk i bie pika. 

Gruaja e shkrete kishte dite qe nuk hante dhe mezi po rrinte ne kembe. Mori per te tjerre perseri dhe kete here shkoi i shiti vete. 

I biri mori gomarin dhe shkoi per te prere dru,pasi mori drute dhe po kthehej,rruges pa nje fik qe po digjej. Djali ndaloi per te pare dhe ne maje ishte nje gjarper qe i tha:

    • Me shpeto o bir i njeriut!

Djali nuk i zinte bese por gjarperi i tha se mund ta bente te pasur. Dhe pas shume lutjesh,djali u bind,hipi ne peme dhe e shpetoi gjarperin,dhe kur zbriten poshte gjarpri i tha:

    • Eja ma mua te shkojme ne shpelle se atje kam nenen dhe vellezerit.

Dhe kur po shkonin per te shpella,gjarpri i thote djalit qe t’i kerkoj nenes vetem unazen qe ka poshte gjuhes,asgje tjeter. 

Arrijne ne shpella dhe del e ema e gjarprit e mori vrull te hante djalin,por hidhet gjarpri e i thote se ai i kishte shpetuar jeten. Atehere gjarperushja ndaloi dhe i tha se cfare kerkonte,e djali i tha se donte unazen qe ajo mbante nen gjuhe. Edhe ajo ia kthen:

    • Me kerko florinj dhe cfare te duash,por unazen nuk ta jap dot.

Djali i tha se donte vetem unazen dhe u kthye te largohej. Atehere gjarpri i vogel i thote te emes:  – Po nuk ia dhe djalit unazen,do shkoj edhe une me te.

Atehere ajo i tha t’i therriste djalit dhe kur ai u kthye,gjarperushja i tha:

    • Cfaredo qe t’i kerkosh kesaj unaze ajo ka per ta dhene,vetem kujdes mos ta humbasesh se si kjo nuk ka tjeter ne kete bote.

E mori djali unazen dhe kur arriti ne shtepi i tha nenes se do hanin buke,por ai tha se s’kishin cfare te hanin. Kur u ulen ne tavoline djali i kerkoi unazes shume gjera te mira dhe tavolina u mbush plote me gjellera dhe frute te ndryshem. 

Pasi mbarojne me te ngrene djali i thote te emes qe te shkoje te kerkoje vajzen e mbretit qe ai ta merrte per grua. Plaka shkoi i tha dhe mbreti ia ktheu:

    • Kur yt bir te beje nje pallat me te mire se i imi atehere do e marre vajzen time per grua.

Kthehet e ema ne shtepi dhe ia thote te gjitha fjalet qe i tha mbreti,djali i tha unazes dhe doli nje pallat me i bukur e me i mire se i mbretit. 

Atehere plaka shkoi i tha perseri per vajzen dhe mbreti ia ktheu:

    • Kur ta shtroje rrugen nga pallati i tij te pallati im me pllaka sermi,atehere do e marre.

Plaka ia tha djalit keto fjale dhe ai nxorri unazen dhe e shtroi rrugen. Kur mbreti shkon shikon qe cdo gje ishte sic e kishte kerkuar,u detyrua t’ia jepte vajzen per grua djalit budalla.

Pasi kaluan disa dite sebashku,nusja ia vodhi unazen djalit dhe i tha:

    • Me nxirr andej Detit te Zi dhe djalin me te emen leri ne kasollen ku kane qene.

Dhe keshtu nusja kaperceu detin dhe djali ngeli ne kasollen qe kishte. kerko ketej e kerko andej por djali nuk gjeti asgje. 

Pastaj i thone qeni dhe macja qe te shkojne te kerkojne ata dhe djali i jep leje qe te shkojne. 

U nisen dhe arriten ne Detit e Zi. Macja hipi larte qenit dhe kaluan nga ana tjeter. Duke bredhur i zuri nata ne nje hotel. Aty nga mesnata,macja degjoi zhurme minjsh dhe shkoi te pergjonte pas deres. Minjte po benin dasem se po martohej i pari i tyre,kur hyri nusja ne dhome doli dhe macja e i tha:

    • Mos u trembni se nuk iu bej gje. Dua te gjeni nje unaze qe e bija e mbretit ia ka vjedhur zoterise tim,nese nuk ma gjeni atehere do iu ha te gjitheve.

Minjte dolen me vrap per ta kerkuar dhe kur e gjeten,princesha po flinte gjume dhe celesin e kishte futur ne hunde edhe ata nuk e nxirrnin dot. Por njeri nga minjte i futi bishtin ne hunde dhe ajo teshtiu,keshtu doli unaza dhe ata e moren e ia cuan me vrap maces. 

Macja dhe qeni u nisen ne cast per t’u kthyer. Po kur shkuan ne mes te detit,qeni i thote maces qe t’ia jepte unazen ta mbante ai por macja nuk donte. Dhe keshtu filluan te grindeshin me njeri-tjetrin dhe unaza ra ne det. 

Ata u merziten aq shume sa nuk donin me veten,por s’kishin cfare te benin dhe dolen ne breg e po thaheshin ne diell. Aty ku po rrinin nxorri koken nje peshk i vogel. Edhe macja zgjati kthetrat dhe e kapi. Kur ia hapen barkun,atje gjeten unazen magjike. 

E moren unazen dhe shkuan te i zoti me gezim te madh. Djali e merr unazen dhe i thote:

    • Unaze o unaze,me sill pallatin tim me pllaka sermi dhe gruan lere ne anen tjeter te detit.

Dhe keshtu djali vuri mend edhe qe ate dite nuk bente me gabime. 

Prev
Next

Comments for chapter "72. DJALI BUDALLA DHE UNAZA MAGJIKE"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved