PERRALLA - 71. NUSJA BESNIKE
“NUSJA BESNIKE”
Na ishin nje here nje burre e nje grua,te cileve perendia i kishte falur nje djale te vetem.
Por rreth e qark fshatit kishte rene semundja e lise,e cila eshte shume e keqe dhe vdekjeprurese. Dhe burri e gruaja per t’i shpetuar jeten te birit,vendosen ta dergonin te xhaxhai i tij,i cili banonte ne nje qytet shume larg nga aty.
Te nesermen ata e nisen djalin me nje nga sherbetoret,u nisen dhe ne dreke arriten te nje krua. Aty shkarkuan kafshet qe te clodheshin dhe nxorren ushqimet te hanin buke. Por nuk kaloi shume kohe dhe iu shfaq nje murg,i cili pasi i pershendeti filloi t’i pyeste se per ku ishin nisur dhe perse po shkonin.
Sherbetori filloi t’i tregonte shkakun e ketij udhetimi,dhe murgu pasi i degjoi,i tha:
-
- Djalin nuk ka per ta gjetur asgje nga semundja e lise,por kur te martohet duhet te me ftoje edhe mua ne dasmen e tij.
Djali dhe sherbetori e pyesin njeheresh:
-
- Ku do te gjejme qe te ftojme ne dasem?
Atehere murgu i thote:
-
- Do te me kerkoni ketu ku jemi tani,ne kete krua. Dhe nese nuk me gjeni therrisni tre here “O murg” e nese nuk pergjigjem,atehere lini nje cope leter te shkruar dhe e mbuloni me ndonje gure.
Djali dhe sherbetori u binden nga fjalet e murgut dhe u kthyen perseri ne fshatin e tyre.
Ne shtepi i treguan burrit dhe gruas cdo fjale qe thane me murgun edhe prinderit u binden se me te vertete qe djalit nuk kishte per t’i ndodhur gje.
Dhe nuk kaloi shume kohe dhe semundja e lise arriti ne fshat e shume njerez u semuren dhe vdiqen,por djalin nuk e gjeti asgje,prandaj te gjithe njerezit e tij ndjenin nje besim dhe dashuri te madhe per murgun.
Pasi kaluan disa vite djali u fejua dhe kur filloi dasma i thote te atit se sipas fjales qe dha,duhet te ftonte edhe murgun.
-
- O bir, i pergjigjet i ati, – ku ta gjejme priftin tani?
-
- Une do e mbaj fjalen qe kam dhene. – I thote djali.
Edhe u nis per te kroi ku ishin takuar disa vjet me pare. Kur arriti atje nuk gjeti asnjeri. Thirri tre here sic i kishte thene murgu por prape nuk u pergjigj njeri. Atehere mori shkruajti nje leter,e mbuloi me nje gure dhe u largua i gezuar qe e mbaroi porosine edhe u kthye ne dasem ku po e prisnin te gjithe te ftuarit.
Dasma mbaroi dhe djali e mori nusen ne shtepi por murgu nuk u duk ne asnje vend.
Naten kur nusja me dhendrrin shkuan ne dhome,u shfaq murgu ne oxhak,te cilin e shikonte vetem djali me nusen,asnje tjeter. Djali u gezua shume kur e pa dhe filloi t’i jepte per te pire vere dhe mish per te ngrene,por ai nuk futi asgje ne goje dhe i tha:
-
- Nuk kam ardhur ketu per te pire vere dhe per te ngrene mish,po per te marre shpirtin tend se keshtu me ka urdheruar perendia.
Dhendrri u merzit shume nga fjalet e murgut dhe i tha:
-
- A nuk eshte mekat te vdese njeriu ne nje cast te tille?
Murgu e shikon me keqardhje dhe i thote:
-
- Une mund te bej vetem nje te mire per ty,shko e i thuaj babait e nenes tende dhe ne qofte se njeri prej tyre pranon te vdese ne vendin tend atehere do shpetosh.
Shkoi djali te prinderit i tha fjalet e murgut,por ata ia kthyen:
-
- Shko e bej si te duash me murgun se nuk kemi kohe per keto pune.
Djali u kthye kokeulur te murgu dhe i tha fjalet qe i kishin thene prinderit. Atehere murgu e porositi t’i thoshte nje here te shoqes,e cila sipas zakonit rrinte ne kembe pas deres dhe nuk fliste asnje fjale. Ajo i kishte degjuar fjalet qe kishin thene djali dhe murgu.
Djali shkon drejte nuses dhe e pyet:
-
- A do te vdisje ti per mua?
Ajo nuk iu pergjigj me fjale sepse ashtu ishte zakoni i atehershem i nuserise,por i beri nje
shenje duke vene doren ne gjysmen e ballit. U kthye dhendrri te murgu edhe i thote qe nusja nuk kishte thene asnje fjale me goje,por i kishte bere nje shenje duke e vene doren ne gjysmen e ballit. Edhe murgu i thote:
-
- Gruaja jote kishte per te jetuar edhe dyzete e kater vjet,por ajo do qe te fale ty gjysmat e viteve dhe gjysmat do i mbaje per vete. Ju do te vdisni te dy sebashku pas njezete e dy vjetesh ne te njejten dite.
Dhe pasi tha keto fjale,murg u zhduk dhe i humbi nga syte dy te sapomartuarve.
Pas njezete e dy vjetesh,burri dhe gruaja vdiqen te dy ne te njejten dite,ne te njeten ore dhe ne te njetin minute. Dhe njerezit i varrosen ne dy vende afer njeri-tjetrit,ku pas disa kohesh celi nje trendafil me lule te kuqe dhe me ere te kendshme,dhe kjo tregonte dashurine dhe besnikerine qe ata kishin ndaj njeri-tjetrit.
