PERRALLA - 70. DJALI I VARFER DHE VAJZA E MBRETIT
“DJALI I VARFER DHE VAJZA E MBRETIT”
Nje here na jetonte nje plake,e cila kishte marre nje djale per ta rritur se ai nuk kishte as nene e as baba. Kur u rrit djali e u be gjashtembedhjete vjec,i thote nje dite plakes:
-
- Mos dado,une u rrita e u bera burre dhe me duhet te shkoj ne mergim per te provuar fatin. Mjaft me mbajte ti se eshte turp e me qeshin bota.
Edhe djali e la qytetin e tij dhe u nis ne qytetin me te afert.
Por e zuri nata dhe ne vend qe te merrte rrugen e drejte shkoi ne nje vend tjeter,ku i doli perpara nje kuceder e zbutur.
-
- Ke marre rrugen e gabuar mor djale, – i thote kucedra. – Por nese me ben nje te mire do ta tregoj une kush eshte rruga e drejte qe duhet te ndjekesh.
-
- Po, – i pergjigjet djali.
Atehere e mori fjalen kucedra dhe i thote djalit:
-
- Dua te ha nje kale te ngordhur por nuk me le lene nje zog dhe nje mize. Zogu me bie me sqep kurse miza me pickon sa filloj te ha. Nese ti na e ndan kete kale pa u zene,une do te tregoj se cilen rruge te marresh.
-
- Po! – i thote perseri djali.
Dhe shkuan te vendi ku ishte kali,te cilin djali e ndau ne tre pjese; kucedres i dha kockat,mizes i dha mishin tul kurse zogut zorret. Atehere zogu i tha kucedres:
-
- Si thua sikur t’i bejme nje te mire ketij djali? T’i japim nje pende qe kur t’i fryj tre here te behet kuceder,mize dhe zog sa here te doje.
Djali e mori penden dhe u nis per ne qytetin ku rrinte mbreti.
Atje filloi pune si sherbetor i nje dyqani.
Nje dite e bija e mbretit do te dilte per te shetitur ne qytet dhe mbreti dha urdher qe asnje te mos dilte ne rruge se do i priste koken.
Dyqanxhiut i hyri frika dhe e porositi djalin te mos dilte nga dyqani se mos pesonte ndonje gje.
Dhe me te vertete e bija e mbretit doli te shetiste mbi karroce dhe djali nga kurioziteti i madh qe kishte,i fryjti tre here pendes dhe u be zog. Shkoi mbi nje peme dhe filloi te kendonte aq bukur sa e luajti mendsh te bijen e mbretit. Pastaj shkoi fluturoi mbi koken e saj,dhe sado qe u mundua vajza ta kapte nuk i doli gje sepse ai luajti krahet dhe u largua shume shpejte.
Sapo u kthye ne shtepi,vajza i thote mbretit:
-
- Baba,kam pare nje zog aq te bukur sa nuk di c’te them. Dua qe ta kapesh.
Mbreti vuri me mijera gjahtare per shpendin por nuk arriten ta kapnin dot.
Atehere vajzes iu ngrit mendja te dilte prape ne qytet te shikonte zogun. Sapo doli vajza,doli edhe zogu qe me kengen e tij te merrte me te vertete ne qafe. Por kete here zogu shkoi dhe u ul ne preherin e vajzes,e cila e mori dhe e coi ne pallat,ku e vuri ne nje kafaz te arte ne dhomen e saj dhe zogu kendonte cdo dite.
Atje ne dhome kishte me qindra gjellera dhe djali filloi t’i gerryente stomaku per te ngrene. Kur vajzen e zuri gjumi,djali i fryjti pendes tre here dhe u be mize,e keshtu mundi te dilte nga kafazi dhe te shkonte te hante gjelle. Pasi u ngop u kthye perseri ne kafaz.
Vajza u ngrit nga gjumi dhe u habit kur i pa te gjitha gjellerat te ngrena. U zemerua dhe thirri te gjithe sherbetoret por ata nuk dinin asgje. Atehere vajza shkoi pyeti nje plake,e cila i thote:
-
- Nese do te gjesh njeriun qe te ha gjellerat,prite pak gishtin e vogel dhe hidhi dhe veri pak piper,plaga do te djege dhe do te rrish pa gjume gjithe naten.
Vajza beri ashtu sic i tha plaka dhe naten e trete,pa nje djale. E kapi vajza dhe i thote:
-
- Cili je ti qe guxon te vish ne dhomen time dhe te hash gjellerat e mia? Nuk e di ti se mund t’i them babait te ta prese koken ne cast?
Djali rri e degjon i qete dhe i thote:
-
- Babai yt nuk me ben dot gje se une jam me i forte se ai. Une jam zogu qe ti doje aq shume,por nese dua mund te behem edhe kuceder.
Pastaj i fryjti pendes tre here dhe u shnderrua ne kuceder,edhe tronditi te gjithe pallatin. Pastaj iku u largua ne nje qytet tjeter.
Erdhi koha qe mbreti do te bente lufte me nje mbreteri tjeter dhe ushtria po behej gati. Por vajza u kujtua per djalin qe behej kuceder edhe shkoi te i ati dhe i tha se nese donte te fitonte luften duhej te therriste djalin qe ajo kishte pasur ne kafaz.
Deshi s’deshi mbreti thirri djalin dhe ai erdhi menjehere ne kryeqytet,edhe i thote mbretit se nuk donte njeri me vete,vetem nente shoke qe i zgjodhi vete,te cilet ishin te cale ose te verber.
Keshtu djali u shnderrua ne kuceder dhe vrapoi ne lufte,ku e beri armikun cope e cike.
Duke u kthyer ne kryeqytet t’i jepte mbretin flamurin e fitores,ra ne det ku e kollofiti Nena e Detit. Mirepo asaj i pelqenin shume mollet dhe ndersa njerezit kishin dale per te ritur djalin,ai
therriste e bertiste qe nga barku i Nenes se Detit:
-
- Hidhni molle! Hidhni molle!
E degjoi e bija e mbretit djalin qe therriste dhe menjehere dha urdher te sillnin karroca me molle dhe t’ia hidhnin Nenes se Detit. Edhe Nena e Detit i shkoi molleve kurse djali perfitoi nga ky rast per t’u larguar dhe shpetoi.
Nuk kaloi shume kohe dhe djali u martua me te bijen e mbretit edhe mori edhe nenen qe e rriti te jetonte ne pallat si zonje. Ata bene nje dasem te madhe ku me ftuan edhe mua dhe me gostiten me shume gjera te mira e ia kaluam shume bukur.
