PERRALLA - 69. MOTRA TRADHETON HALILIN
“MOTRA TRADHETON HALILIN E VOGEL”
Halili kishte nje moter te vetme dhe nje dite prej ditesh ai shkoi ne mal per te gjuajtur.
Po kur u kthye ne shtepi nuk e gjeti motren aty. Halili ishte shume djale i ri,sapo kishte mbushur dymbedhjete vjec.
Kaluan disa vite dhe Halili u rrit e u be i madh dhe nuk mund te rrinte me me shoket sepse kishte frike se mos talleshin me te. Kur iu mbush mendja se ishte bere burre i madh dhe i forte,shkoi tek xhaxhai dhe i kerkoi gomarin. Por xhaxhai i tha:
-
- Nuk mund te ta jap gomarin se ka nente vjet qe rri mbyllur,u bene nente vet qe nuk shikon drite me sy dhe kam frike mos te shqyen.
Halili mori rrugen dhe filloi me te qare sepse nuk i erdhi mire nga ajo qe i tha xhaxhai. Duke ecur ne rruge takoi gruan e xhaxhit dhe ajo e pyeti se cfare kishte qe qante,Halili i tha:
-
- I kerkova xhaxhait gomarin por nuk ma dha.
-
- Me prit pak ketu, – i tha gruaja dhe shkoi menjehere te burri dhe i tha:
-
- Si nuk ia ke dhene gomarin Halilit? Mjaft ka ndenjur mbyllur pa pare drite me sy,duhet te jesh i gezuar,me ne fund i erdhi koha per te dale.
Dhe nga fjalet qe i tha gruaja,xhaxhai ndryshoi mendje dhe ia dha gomarin Halilit.
Halili i hipi gomarit dhe iku si rrufe edhe shkoi drejte e tek shtepia e kunatit. Por ate cast ai nuk ishte ne shtepi dhe doli e priti motra,e cila e pershendeti dhe i thirri ne emer. Halili i thote:
-
- Ku e di ti qe jam Halili? Une kam ndryshuar shume!
-
- Njoh gomarin dhe samarin e xhaxhait,- ia kthen e motra.
Edhe keshtu ajo e ftoi brenda dhe e pyeti mire e mire per cdo gje qe ta lodhte. Pastaj i nxori raki shume vjecare dhe ne fund Halilin e zuri gjumi.
Pastaj hipi ne dhomen me te forte dhe gjuajti me pushke. Mori nje pale pranga te renda prej hekuri dhe ia lidhi kembet edhe duart vellait.
Kunati erdhi me vrap ne shtepi dhe kjo i doli para e i tha:
-
- Sa para do me japesh po te kap Halilin e vogel?
Burri qe nuk e besonte kete gje ia kthen:
-
- Hajt moj grua tani,Halilin nuk e kapen dot shtate trima e jo ta kapesh ti!
Ne te vertete kunati rrinte cdo dite e priste te vinte Halili ta vriste sepse i kishte marre motren pa leje nga shtepia. Gruaja i thote burrit qe nuk e besonte:
-
- Hip ne katin larte dhe shikoje.
Kunati hipi me vrap dhe kur e pa Halilin te lidhur i gjuajti menjehere me shkelm.
-
- Gjuaj sa te duash, – i tha Halili. – Por do vije koha qe do te ma paguash.
Te nesermen ishte dite e diele,kunati ishte pasaniku i vendit dhe lajmeroi popullin dhe sa kush donte ta shikonte Halilin te varur te dilte ne fushen ku mblidheshin burrat per beteja. Aty dolen me mijera njerez,disa para e disa mbrapa per te cuar Halilin ne shesh ta varnin.
Para se te arrinin te litari,Halili i thote kunatit:
-
- A me jep leje t’i them nja dy fjale gomarit?
-
- Thuaji sa fjale te duash,ai gomar eshte, – i tha kunati.
Halili e shikon gomarin me inat dhe i thote:
-
- Haram te qofte ushqimi qe te ka dhene xhaxhai im dhe haram te qofte uji qe ke pire. Si mund te lejosh qe ta varin keshtu Halilin e vogel?
Gomarit i rane tre pika loti nga syte,u ngrit mbi kembet e pasme dhe ia keputi prangat e duarve dhe te kembeve Halilit. Por Halili ishte bere i shemtuar sepse kunati ia kishte prishur mustaqet. Pasi lirohet ia pret koken kunatit dhe niset ne shtepine e motres.
Motra e Halilit kishte dale me nje tepsi ne dore qe ta mbushte me florinj kur te jepte lajmin se Halili ishte varur dhe kishte vdekur.
Po kur pa qe Halili kishte shpetuar,motra u hodh e tha:
-
- Ah mor vella,sa mire qe paske shpetuar. Por qenke shemtuar se ai faqeziu te paska prishur mustaqet dhe dukesh shume keq.
Ajo foli ashtu sepse kishte frike nga Halili dhe donte te shpetonte vete.
-
- Une shpetova por tani dua te me sjellesh ketu djemte e tu, – ia kthen Halili.
Motra e kuptoi qe ai i donte per t’i vrare edhe i tha:
-
- Leri te jetojne o vella,se jane shume te vegjel dhe tani po flene.
Por Halili nuk ndryshoi mendim dhe motra u detyrua t’i nxirrte te tre djemte. Halili ia preu kokat te treve e me pas ia preu koken edhe motres,edhe pastaj i futi ne thesin ku kishte edhe koken e kunatit.
Pastaj i hipi gomarit dhe shkoi ne shtepine e tij. Atje po e priste nena e cila kishte dale ne oborr dhe e pershendeti kur arriti: – Mireseerdhe biri im, – i thote nena.
-
- Mirese te gjeta o nene, – ia kthen Halili. – Shiko ne ate thes se vajza jote me dha disa molle dhe me tha te t’i jepja ty.
Shkoi nena hapi thesin dhe shikon qe jane pese koke brenda,edhe i thote Halilit te vogel:
-
- Mire keto kater molle qe jane te miat,po ate tjetren per cfare e dua?
