Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 63. ERDONA DHE NJERKA

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 63. ERDONA DHE NJERKA
Prev
Next

                                                    “ERDONA DHE NJERKA”

 

Na ishte nje here nje burre e nje grua dhe kishin nje vajze dhe shkonin mire me njeri-tjetrin. Druan edhe vajzen i quanin te dyja Erdona. Por gruaja e komshiut ishte shtrige dhe e kishte iant Erdonen. Cdo mbremje dilte ne oborrin e shtepise dhe pyeste henen:

    • Hene moj hene! Ti je e mire edhe une jam e mire.

 

    • Erdona eshte edhe me e mire. – ia kthente hena.

Pas pak kohesh e e ma e Erdones vdiq,e nuk kaloi shume vdiq dhe burri i shtriges. Atehere shtriga shkoi te i ati i Erdones,ia mori mendte dhe u martua me te. Por sic e kishte zakon,cdo mbremje dilte ne ballkon dhe pyeste henen:

    • Hene moj hene! Ti je e mire edhe une jam e mire.

 

    • Erdona eshte edhe me e mire. – ia kthente hena.

Atehere shtriga shkoi i tha te shoqit ta nxirrte vajzen nga shtepia se nuk mund te rrinte me me te. Edhe burri e mori vajzen dhe e coi ne pyll. Mirepo vajza i kishte degjuar fjalet qe i kishte thene shtriga te atit dhe mori me vete nje qyp me hi dhe leshonte nga pak qe te gjente rrugen per t’u kthyer. Kur arriten ne majen e malit,i ati e vuri ne gjume vajzen dhe u kthye ne shtepi. Kur vajza ngrihet e gjen veten te vetme ne mes te pyllit,dhe merr rrugen duke ndjekur hirin. Dhe keshtu arrin ne shtepi,kur e pa shtriga u nxi ne fytyre nga inati. Atehere e detyroi te shoqin ta nxirrte perseri vajzen nga shtepia. Burri e mori vajzen dhe e coi perseri ne pyll,por kete here akoma me larg. 

Atehere vajza u largua dhe mori malet. Duke u endur sa andej e sa ketej u fut ne nje shpelle. Shpella ishte e disa trimave por vajza nuk e dinte sepse ata nuk ishin aty kur u fut ajo,por kishin dale per te gjuajtur kafshe te egra.

Kur ata u kthyen,vajza degjoi ulerimat dhe doli nga shpella e u fsheh pas nje lisi. Kur ata hyne ne shpelle u habiten shume sepse e gjeten te pastruar dhe te rregulluar,po edhe u bene merak se nuk e dini kush i kishte hyre ne shtepi. Prandaj vendosen ta ruanin shpellen dhe qendroi trimi i vogel. Te nesermen kur ata dolen,vajza u fut ne shpelle dhe filloi te pastronte. Trimi qe ishte fshehur iu shfaq dhe e kapi. Erdona u tremb shume dhe foli duke u dridhur:

    • Te lutem mos me vrit se jam jetime. Nena me ka vdekur dhe im ate per t’i bere qejfin njerkes,me nxorri nga shtepia dhe me braktisi ne pyll. Te lutem mos me bej keq!

Kur degjoi ato fjale,trimit i erdhi keq per jetimen dhe i tha:

    • Kur te vijne vellezerit e mi,hip ne cati qe mos te shohin. Deri sa te bindem qe ata nuk do te bejne gje te keqe kunder teje. 

Kur u kthyen vellezerit te mbremje e pyeten vellain e vogel nese kishte pare dhe e ai i thote:

    • Nese me jepni fjalen qe nuk do i beni gje te keqe do iu tregoj.

 

    • Nese eshte djale e kemi vella,nese eshte vajze e kemi moter, – i thane vellezerit. 

Edhe keshtu Erdona zbriti nga catia dhe i perqafoi te gjithe me radhe.

Erdona ishte nje vajze e bukur dhe trimi qe e shpetoi nga vellezerit kishte rene ne dashuri me te,po edhe ajo e donte. Pas disa kohesh u martuan bashke dhe pas nje viti u bene me nje djale. 

Mirepo shtriga qe dilte cdo nate e pyeste henen,mori vesh qe Erdona ishte bere me djale. 

Gjeti nje plake edhe i dha nje unaze me helm dhe dy gjilpera,dhe e dergoi te Erdona. Plaka u nis dhe shkoi te shpella e trimave dhe kur arriti atje i thirri Erdones dhe i tha te dilte jashte por vajza i tha se s’mund te dilte. Atehere plaka i tha:

    • Nxirr moj bije gishtin e vogel te ta shoh se me ka marre malli. 

Edhe Erdona u genjye dhe e nxori gishtin. Ate cast plaka i vuri unazen me helm dhe ajo u rrezua pertoke. Plaka hyri brenda shpejte e shpejte dhe i vuri edhe dy gjilperat ne koke. Atehere Erdona u kthye ne nje buf. Pastaj plaka mori djalin e Erdones dhe ne vendin e tij la vajzen e shtriges. 

Trimat u cuditen dhe u bene merak shume kur ne vend te djalit pane nja vajze dhe Erdona nuk ishte ne shpelle. Dolen dhe kerkuan ne te gjithe pyllin por nuk gjeten gje. 

Edhe i shoqi i shtriges nuk e njohu djalin,vetem kur e shihte qe nuk pinte i vinte keq per te dhe i ngjante pak me te bijen Erdonen. 

Erdona,qe nga casti kur u be buf,shkonte ne bahcen e shtriges edhe degjonte te birin te qante. Edhe pyeste kopshtarin sa here qe shkonte:

    • A ka qare djali per nenen?

 

    • Ka qare shume. – i thoshte kopshtari.

Erdona fluturonte prej pemes dhe ikte duke thene:

    • U thafte kjo peme ashtu sic thahet tim bir per nenen.

Keshtu bente cdo dite dhe pas disa ditesh u thane te gjitha pemet ne kopesht. 

Trimat qe s’kishin lene vend pa kerkuar Erdonen,me ne fund e moren vesh se kush ua kishte bere ate gje te keqe dhe shkuan te shtepia e shtriges. Atje takuan kopshtarin dhe ia tregoi te gjitha,qe vinte nje buf dhe pyeste per djalin,edhe kur ikte thoshte: “U thafte kjo peme ashtu sic thahet tim bir per nenen.”

Atehere trimat e kuptuan qe bufi ishte Erdona dhe djali qe mbante shtriga ne shtepi ishte djali i saj. Edhe nje dite ata e lyen kopshtin me katran edhe u fshehen e priten deri sa erdhi bufi. 

Ajo pyeti opshtarin nese kishte qare djali per nenen dhe pastaj u largua duke thene:

    • U thafte kjo peme ashtu sic thahet tim bir per nenen.

Edhe kur donte te largohej nuk mund te levizte dot sepse kembet i kishin ngjitur nga katrani. Atehere trimat dolen nga vendi ku ishin fshehur edhe e kapen. I kerkuan gjithandej neper trup dhe i gjeten unazen dhe gjilperat me helm qe shtriga i kishte dhene plakes. Kur ia hoqen nga trupi Erdona u kthye njeri sic ishte ne fillim. Dhe menjehere shkoi mori te birin dhe i dha per te pire. Trimat e moren Erdonen dhe e kthyen ne shtepi. Atje gjeten vajzen e shtriges dhe e grine e bene copa-copa. Pastaj e futen ne nje traste dhe larte i vune disa simite. Kur e pa shtriga qe ia kishin bere vajzen copa-copa plasi nga dhimbja dhe vdiq ne vend.

Prev
Next

Comments for chapter "63. ERDONA DHE NJERKA"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved