Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 64. KARABUSHI

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 64. KARABUSHI
Prev
Next

                                                         “KARABUSHI”

 

Na ishte nje here nje burre te cilin e quanin Karabush. 

Nje dite,Karabushi kishte bere pershesh e po hante buke,ne ate kohe dymbedhjete miza te cilat po fluturonin aty prane,rane dhe u mbyten ne qumesht.

Atehere Karabushi mori samarin e gomarit dhe shkruajti: “Une jam ai qe kam vrare dymbedhjete njerez pernjehere.” Pasi shkruajti keto fjale,mori gomarin dhe shkoi ne mal te bente dru. Lidhi gomarin ne nje peme dhe u shtri per te fjetur.

Shkojne njembedhjete vellezer qe ishin hajdute,presin litarin e i vjedhin gomarin. Rruges kur po ktheheshin per ne shtepi,hajdutet pane shkrimin ne samarin e gomarit qe thoshte: “Une jam ai qe kam vrare dymbedhjete njerez pernjehere.” U mblodhen koke me koke dhe tha:

    • Ky paska vrare dymbedhjete pernjehere kurse ne jemi vetem njembedhjete,prandaj ia kthejme gomarin dhe e bejme mik. 

Edhe ashtu bene,u kthyen te Karabushi qe po flinte akoma,i thirren edhe i thane:

    • Ti qenke trim i madh se paske vrare dymbedhjete vete pernjehere,prandaj duam te bejme mik dhe te japim motren tone per grua.

Karabushi pranoi dhe hajdutet i dhane motren per grua dhe i falen nje cope toke.

Nje dite shkuan disa qiraxhinj dhe qendruan afer tokes se tij. Vellezerit,qe e kujtonin trim te madh Karabushin,i thane te shkonte e t’ia merrte kuajt qiraxhinjve. Por e shoqja i thote:

    • Shko dhe merri,perndryshe vellezerit e mi do te vrasin. 

Por Karabushi kishte frike e nuk ia mbante te shkonte. Atehere e shoqja i thote:

    • Hiqi rrobat dhe m’i jep mua se do shkoj t’i marr une kuajt.

Shkoi gruaja,i mori kuajt dhe i afroi ne avlline e shtepise. Por vellezerit dhe e gjithe bota kujtuan se kete pune e kishte bere Karabushi,dhe i doli nami sikur ishte trim i madh. 

Nje here nje kuceder kishte pushtuar malin e larte. Atehere bota foli dhe tha:

    • Vetem Karabushi mund ta heqe qafe kucedren nga mali. 

Edhe keshtu,njerezit moren Karabushin edhe shkuan ne mal. Kur arriten te strofkulla e kucedres,njerezit i thane Karabushit: 

    • Do e sulmosh apo do e presesh te vije ketu?

 

    • Do e pres ketu, – i tha Karabushi nga frika.

Atehere njerezit u larguan dhe Karabushi gjeti nje peme te larte dhe u ngjit atje,nga frika se mos vinte kucedra dhe e perpinte menjehere.

Kucedra erdhi dhe filloi te kruhej te pema. Karabushit sa nuk i rane te fiket nga frika dhe nuk po mbahej dot,e shkoi ra mbi shpinen e kucedres. Atje u ngaterrua tek floket e saj dhe kucedra nuk kishte si ta hante. Karabushi i therret njerezve dhe i thote:

    • E kapa kucedren!

Shkuan njerezit dhe kur e pane kucedren i hyri frika,dhe i thane Karabushit te zbriste,e ai i tha:

    • Jam betuar qe deri sa ta coni te mbreti nuk do zbres!

Atehre njerezit e cuan kucedren te mbreti por Karabushi prap nuk zbriti,duke thene se ishte betuar se pa i prere koken nuk zbriste!

Atehere njerezit ia prene koken dhe me ne fund Karabushi zbriti.

Pas kesaj ndodhie,Karabushit i doli nami per trim qe nuk krahasohej me asnje.

Krajli i dergoi mesash mbretit per lufte dhe i tha se ai do nxirrte trimin me te madh qe kishte,po keshtu do bente dhe ai,dhe te shikonin kush do ishte me i zoti.

Mbreti kerkoi gjithandej por nuk gjeti ndonje me trim se Karabushi dhe e coi ne lufte.

    • Behu gati se do dalesh ne shesh te burrave te perballesh me trimin e krajlit. – i thote mbreti Karabushit.

Por cfare beri Karabushi! U ngrit dhe shkoi me perpara be fushen e betejes dhe tha me vete:

    • Po ulem dhe po fus koken ne mes te kembeve qe kur te vije trimi i krajlit mos ta shoh kur te me prese koken.

Ate kohe,krajli i thote trimit te tij:

    • Shiko dhe bej si trimi i mbretit se thone qe eshte shume i zoti.

Kur doli trimi i krajlit ne fushen e betejes e gjeti trimin e mbretit permbys,me koken ne mes te kembeve dhe aias keshilles qe i kishte dhene krajli,edhe ai beri si Karabushi. 

Karabushi po priste qe trimi i krajlit t’i priste koken,por ai nuk po behej i gjalle. Atehre Karabushi u ngrit dhe “fap” ia preu koken trimit te krajlit. 

Pastaj u be nje feste e madhe anembane mbreterise per fitoren e Karabushit.

Atehere ushtaret e krajlit shkojne te mbreti dhe i kerkojne lufte me te gjithe ushtrine.

Mbreti therret perseri Karabushin dhe i thote:

    • Shko merr kalin me te mire per vete,hipi dhe udhehiq ushtrine.

Por Karabushi shkon dhe zgjedh nje kale te keq,me i keqi qe mund te ishte atje. Por ai kale doli me i mire nga c’parashikohej.

Pesembedhjete dite i mbajten kuajt me tagji,pastaj ushtria u nis me Karabushin ne krye. Karabushi iu thote ushtareve:

    • Me lidhni mire e mire me nje litar dyzete meter te gjate se kur te marr vrull mund te rrezohem nga shala e kalit dhe te bie pertoke.

E lidhen ushtaret Karabushin e u nisen per lufte. Pasi bene nje cope rruge,kali i Karabushit mori vrull per nga ushtria e armikut.

Karabushi u mundua ta ndalonte por ishte e kote,atehere kapen pas deges se nje arre. Por kali me ate vrull qe kishte marre e shkuli edhe degen dhe e mori me vete. 

Ushtaret e krajlit kur pane se armiku po shkulte drunj e cdo gje qe i dilte perpara,u tremben per vdekje dhe ia mbathen. Keshtu mbreti e fitoi luften me krajlin.

Qe atehere Karabushit i doli zeri dhe beri emer te madh si nje trim i pakrahasueshem.

Mbreti e thirri Karabushin e i dha nje kale te ngarkuar plote e perplote me florinj. Edhe bota mbare e nderonte si asnjeri tjeter.

Prev
Next

Comments for chapter "64. KARABUSHI"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved