Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 65. TRE VELLEZERIT ME YJE E ME SHISHE NE BARK

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 65. TRE VELLEZERIT ME YJE E ME SHISHE NE BARK
Prev
Next

                          “TRE VELLEZERIT ME YJE E ME SHISHE NE BARK”

 

Ishin nje here tre vellezer. Te tre kishin nje yll ne qiell,sikur te largohej e te humbiste njeri atehere edhe ylli i tij zhdukej. Erdhi koha dhe ata u martuan te tre,edhe kishin dy trualle.

Nje dite,i vogli hidhet dhe i thote vellezerve:

    • A ma falni mua nje truall e te shkoj te jetoj atje me gruan time?

 

    • Ne ta falim por nuk duam qe te ndahemi, – i pergjigjen vellezerit.

Por ai i tha se ata nuk do te ndaheshin kurre se i mbante te lidhur dashuria qe kishin per njeri-tjetrin edhe keshtu ia mbushi mendjen. Vellai i vogel ndertoi nje dhome te cuditshme ne ate vend dhe u be shume i pasur. 

Nje dite shkoi te argjendari,beri nje unaze dhe ia vuri emrin “Sulltan”. Por pasi kaloi pak kohe,unaza i humbi. E gjeti dikush dhe pa qe lexonte “Sulltan”. Atehere mendoi se ishte e mbretit dhe ia coi. Mbreti e pa mire dhe tha:

    • Kush eshte ky qe i ka vene kete emer unazes,une jam akoma gjalle?!

dergoi njerez ta gjenin ate njeri,por nuk kishin asnje te dhene dhe nuk munden ta gjenin.

Me vone therret nje plake magjistare dhe i tregon te gjithe historine dhe ne fund i thote:

    • Nese e gjen ate njeri une do te bej shume te pasur.

Pasi kerkon pak,plaka e gjen kush e kishte ate unaze. I shkon djalit ne shtepi dhe i thote:

    • Une jam nje plake e shkrete,po te me marresh ne shtepi do te bej pune sa te mundem.

Djali e mori ne shtepi dhe e mbante mire. I hyri aq shume ne zemer djalit dhe nuses se tij sa u be si nje njeri i shtepise dhe ata i besonin per cdo gje. Nje dite plaka i thote nuses:

    • Aman moj nuse,me thuaj pse eshte kaq i bukur dhe kaq i mire ky djale?

Nusja ngaqe i besonte plakes dhe e donte si nenen e saj,i thote:

    • Moj nene,ky njeri ka nje shishe ne kerthize e nje yll ne qiell. Po t’i nxjerresh shishen ai jep shpirt menjehere e vdes,dhe ylli i shuhet.

Kaq i tha nusja dhe e lane ate muhabet dhe filluan nje tjeter.

Nje nate nusja dhe plaka moren te gatuanin buken dhe kur e bene gati darken,kishte shkuar vone dhe djalin e kishte zene gjumi. Dhe plaka i thote nuses:

    • Shko te mbushesh uje ne krua moj nuse.

Edhe nusja shkoi te mbushte uje. Dhe magjistarja kur u sigurua qe djali po flinte gjume,i futi duart ne bark dhe ia nxorri shishen nga kerthiza. Ate cast djalit i doli shpirti dhe vdiq,por plaka nga shpejtesia e harroi shishen te koka e djalit dhe kur erdhi nusja,plaka i thote:

    • Thirri djalit te hame buke tani.

Shkoi nusja t’i therriste por ai nuk luante nga vendi. Atehere nusja u kthye nga plaka e i thote:

    • Moj nene…po ky paska vdekur!

Plaka ben si e habitur dhe pasi kalojne disa minuta i thote nuses:

    • Meqenese nuk ke njeri tjeter,eja te te coj te mbreti dhe ta marresh per burre.

Por nusja nuk ia degjoi fjalet dhe ia kthen:

    • Une nuk dua as mbretin dhe asnje tjeter per burre.

Atehere plaka e detyroi dhe e mori me zor. Pasi udhetuan per gjithe naten arriten ne dhomen e mbretit. I dhane lajmin mbretit dhe magjistarja me nusen hyne brenda. Nusja ishte aq e bukur sa asnje nuk krahasohej me te,dhe mbreti sapo e pa u dashurua menjehere me te dhe donte ta merrte per grua. 

Kur pane dy vellezerit qe ylli i vellait te vogel ishte shuar pa lene gjurme,shkuan me nje fryme ne shtepine e tij. Kur hyne brenda e gjeten vellain ne mes te dhomes te vdekur. Shiko andej e shiko ketej,por nuk gjeten as nusen dhe as plaken. Vetem kur pane shishen qe magjistarja e kishte harruar ne koken e djalit. E moren shishen ia vune djalit ne vend dhe ai u ngrit menjehere ne kembe e u thote vellezerve se cfare donin aty,edhe ata i treguan se kishte vdekur dhe nuk gjeten aty as nusen dhe as plaken. 

Djali u pikellua nga kjo gje dhe s’po dinte cfare te bente. 

Ate kohe u shfaq ne dere nje plake tjeter dhe i thote qe te hynte brenda,djali i tha te hynte dhe e pyet:

    • Na ke sjelle ndonje lajm moj nene?

 

    • Po,or bir, – i thote plaka. – Sot ne mengjes mbretit i kane cuar nje nuse te re,ia ka cuar nje plake dhe njerezit po i cojne dhurata per dasem. 

Djali i thote plakes nese mund t’i dergonte nje dhurate nuses nga ana e tij dhe ajo i tha “po”.

Atehere djali mori nje arke dhe shkruajti nje leter per nusen. 

Plaka e mori arken ne shpine dhe shkoi ne dhomen e mbretit. Atje leshoi arken dhe iu afrua nuses e i dha letren dhe celesin e arkes. Kur lexoi letren,nusja e kuptoi se burri i saj ishte gjalle dhe ishte brenda ne arke. 

Kur rane per te fjetur dhe mbretin e zuri gjumi,nusja u ngrit dhe hapi arken ku ishte djali. Ai u ngrit me vrap dhe e mbyti mbretin,pastaj veshi rrobat e tij edhe trupin e mbretit e futi ne arke. 

Pastaj i tha plakes qe ta merrte arken dhe ta hidhte ne nje gremine te larget. 

Pasi u be mbret urdheroi ushtaret qe te therrisnin edhe plaken magjistare. Sapo erdhi magjistarja,ai e mbyti dhe trupi e saj e futi ne nje arke te cilen ia dha plakes tjeter dhe e hidhe edhe ate ne gremine. 

Djali i tha qe kur te kthehesh merr edhe djemte. Dhe pasi mbaroi pune,plaka mori djemte e saj dhe shkoi ne pallatin e mbretit. Edhe ai e mbajti prane si nenen e tij dhe djemte e saj i deshi si vellezerit e tij.

Prev
Next

Comments for chapter "65. TRE VELLEZERIT ME YJE E ME SHISHE NE BARK"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved