PERRALLA - 62. BIMA E BUCIT
“BIMA E BUÇIT”
Na ishin nje here nje burre dhe nje grua,te cilet ishin me te varferit nga te gjithe. Burri punonte shume por sa vinte e behej gjithmone e me i varfer.
-
- C’eshte keshtu more burre, – i thote gruaja, – te tjeret punojne e gezojne kurse ne sa me shume punojme me te varfer behemi!
-
- Eh,jane punet e zotit moj grua,nuk kemi pse merzitemi,- ia kthen burri.
Pasi kaluan disa vite,burri beri nje mullar me ferra dhe i vuri flaken.
-
- Me shpeto o bir njeriu se po digjem, – i bertet nje gjarper qe ishte ne majen e mullarit.
Burri merr nje dege dhe e zgjat ne maje,gjarpri kapet atje dhe zbret poshte.
-
- Tani dua edhe une te bej nje nder, – i thote gjarpri. – do te me marresh e do te me vesh
me bisht para deres se shtepise dhe une kam per te leshuar tre filiza te bukur,e keshtu s’ka per te me njohur njeri. Lidhu me ke te duash por mos i trego njeriu per mua,dhe ke per te pare qe zoti do te sjelle mbaresi.
Fshatari i zuri bese gjarperit dhe e vuri te dera perpara shtepise. Nuk kaloi shume kohe dhe gjarpri nxorri tre filiza,dy te kuq nga syte dhe nje te verdhe nga goja e dukej si nje bime.
Ne ate fshat jetonte nje pasanik shume i madh qe kishte gjashtedhjete dyqane,toka e shtepi si askush tjeter. Nje dite kalon pasaniku perapar shtepise se te verferit dhe ndalet e shikon bimen e gjerperit. Dhe fshatari i thote:
-
- Edhe po te japesh gjithe pasurine tende nuk e gjen dot cfare bime eshte.
Dhe pasaniku ia kthen:
-
- Bejme nje marreveshje bashke? Nese e gjej deri neser do te nxjerr nga fshati e do te te marr edhe ate pak toke qe ke,nese nuk e gjej do te jap tridhjete dyqane.
Pasi u betua se do ta mbante fjalen,i varferi pranoi. U mendua e u mandua dhe tha shume lloje emrash pasaniku por nuk e gjeti dot cfare bime ishte,dhe keshtu deshi apo nuk deshi i dorezoi tridhjete dyqanet qe kishte premtuar.
Pasi mori dyqanet,i varferi nisi te merrte veten. Ngriti nje shtepi te madhe,bleu toke e bageti dhe filloi te jetonte mire. Por pasanikut i kishte ngelur peng ajo bime qe nuk e njihte,prandaj shkon prape te fshatari dhe i thote:
-
- Dua te bejme edhe nje bast per ate bimen,ose te fikem une,ose te fikesh ti.
-
- Epo mire, – i thote fshatari, – nese e gjen une do te kthej tridhjete dyqanet qe te more,nese nuk e gjen do me japesh edhe ata tridhjete te tjeret.
Pasaniku thote te gjitha llojet e emrave por prape nuk e gjeti dhe i dha edhe dyqanet e tjere.
Gruaja e pasanikut mendoi ta gjente emrin e bimes me dredhi. Shkoi per kafe te shtepia e fshatarit dhe merr disa ushqime dhe i tha gruas se tij:
-
- Ja ku i ke ushqimet dhe bej nje darke te mire se burrit tend eshte mbushur mendja te marre edhe nje grua tjeter dhe do vijne miqte per ta uruar.
Gruaja e fshatarit u shtang dhe u be per te luajtur mendsh. Nuk beri as darke,as pastroi dhe kur erdhi burri e pa duke qare dhe e pyet:
-
- Cfare ke moj grua qe qan? Te dhemb ndonje gje,cfare ke qe je merzitur?
-
- Po ti do te luash me mua? – ia kthen gruaja. – Ta dish se une nuk rri as edhe nje cast me ty nese merr nje grua tjeter.
-
- Cfare thua moj grua? – i thote i shoqi. – A i ke mendte ne koke?!
Pastaj ajo i tregon qe erdhi nje grua dhe ia tregoi te gjitha keto. Por ai u betua qe ato fjale nuk ishin te verteta dhe ne fund ia mbushi mendjen gruas.
Nuk kaluan shume dite dhe gruaja e pasanikut shkon perseri e i thote:
-
- Ja ku i ke ushqimet dhe bej nje darke te mire se do vijne e burrit per te uruar per nusen.
-
- E ke gabim, – i thote ajo. – Im shoq u betua se nuk do merrte tjeter.
-
- Te ka genjyer moj e shkrete, – i thote gruaja e pasanikut. – Dhe mos i zer bese pa t’u betuar per bimen qe ka para shtepise.
Gruaja e fshatarit u be per te vrare veten. As hante,as pinte dhe as nuk fliste me goje.
-
- Cfare ke moj grua qe je merzitur? – e pyeti i shoqi.
-
- Si te mos jem e merzitur,ti je akoma me ate mendje qe te marresh nje grua tjeter, – ia kthen e shoqja.
I shoqi u betua me dhjetra here por ajo nuk i besoi dhe i tha:
-
- Pa u betuar ne emer te bimes qe kemi para shtepise nuk te besoj.
-
- Per bimen e bucit qe s’kam ndermend te marr grua tjeter. – i thote burri.
Atehere gruaja i besoi dhe shkon i thote asaj tjetres qe i shoqi ishte betuar se nuk kishte ndermend te merrte tjeter,dhe pastaj i tha emrin e bimes. Dhe ajo i tregon pasanikut.
Por gjarpri e dinte qe kjo gje kishte ndodhur dhe i tregon cdo gje fshatarit. Dhe i thote qe te vene nje bast tjeter,se ai mund te bente diellin te lindte andej nga perendon.
Pasaniku ngrihet e shkon te fshatari dhe i thote:
-
- Tani e di si e ka emrin bima qe ke para shtepise.
-
- E di,- i thote fshatari, – se te ka treguar gruaja,dhe gruas tende i ka treguar gruaja ime. Por ne do bejme nje marreveshje tjeter bashke.
Dhe i tregon per punen e diellit. Duke e ditur qe ajo ishte dicka qe asnje njeri nuk mund ta bente dot,pasaniku i thote fshatarit:
-
- Te betohem qe do te jap gjithcka qe me ka mbetur dhe do largohem nga fshati.
-
- Edhe une, – i tha fshatari. – po nuk e bera do te jap gjithcka.
Pasi i shane doren njeri-tjetrit,fshatari kthehet ne shtepi dhe keshillohet me gjarperin. Dhe gjarpri i thote te takoje nenen e diellit dhe t’i lutet se vetem ajo mund ta beje kete pune.
Dhe keshtu merr rrugen dhe ne mbremje arrin ne shtepine e nenes se diellit dhe i thote:
-
- Te kam zene deren se kam nje hall te madh.
-
- Fol,- i thote nena e diellit, – nese mundem do te ndihmoj.
-
- Do te lutem ta bindesh tet bir qe neser te linde andej nga perendon. – i thote fshatari.
-
- Mos ki merak,quaje te mbaruar kete pune, – i thote e ema e diellit.
Te nesermen pasaniku u ngrit shpejte,pa zbardhur akoma dhe u kthye andej nga lindte dielli.
Kurse fshatari shikonte nga perendimi. Kur shkoi ora,qielli u ndricua nga perendimi.
-
- A e sheh? – i tha fshatari pasanikut. – E bera diellin te linde andej nga perendon.
Dhe sipas fjales qe kishte dhene,i mori te gjithe pasurine dhe u largua nga fshati.
