PERRALLA - 61. SAZAN HAPU! SAZAN MBYLLU!
“SAZAN HAPU! SAZAN MBYLLU!”
Na ishin dy vellezer shume te pasur. Nje dite ata u zemeruan me njeri-tjetrin dhe u ndane. Te riut i takoi me pak pasuri dhe nuk kaloi hsume kohe edhe ai u be per te lypur. Por i vinte turp te dilte te lypte dhe doli jashte katundit te kerkonte neper bote. Edhe ashtu beri.
Ec e ec,arriti te nje pyll i dendur dhe aty pa nje shpelle.
-
- Po ndaloj pak dhe po pushoj, – tha me vete.
Edhe shkoi e zuri vend ne nje shkurre,kur pas pak iu duk sikur degjoi nje ze. – “Sazan hapu!”
Dhe ne cast,mali u hap ne dysh dhe dolen njezete e shtate hajdute te eger. Pastaj degjoi prape nje ze qe tha: “Sazan mbyllu!”
Edhe mali u mbyll. E te njezete e shtate hajdutet u larguan qe aty.
Djali u habit shume dhe tha me vete: o zot,cfare vendi do te jete ky? Te shkoj ta provoj edhe une nje here! U ngrit,shkoi afer shpelles dhe thirri me ze te larte: “Sazan hapu!”
Edhe mali u hap. Djali hyri brenda dhe ngeli pa mend kur pa gjithe ata florinj,gure te cmuar dhe nje pasuri te madhe qe nuk ishte pare ndonjehere.
-
- Po sikur te marr disa per vete, – tha djali dhe mbushi nja traste. Pastaj kur doli nga shpella thirri: “Sazan mbyllu!” – dhe mali u mbyll.
Dhe kete djali e beri disa here dhe filloi ta merrte veten: rregulloi nje shtepi te mire,bleu ara dhe livadhe,mori punetore dhe sherbetore,por asnje nuk e dinte se nga vinte gjithe ajo pasuri. Cdo here qe djali shkonte merrte para te shpella,i merrte vellait te madh nje poce per te matur florinjte. Dhe kete pune nuk e beri nje here,por disa here.
-
- Cfare mat me ate poce? – tha me vete vellai i madh qe kishte filluar te dyshonte.
Edhenje dite vuri pak dyll ne fund te poces,keshtu qe kur shkoi vellai i vogel te maste parate,ne fund te poces ngeli nje flori. Atehere vellai i madh u ngrit dhe shkoi te i vogli edhe e detyroi t’i tregonte se nga i gjente gjithe ato para. Edhe ai i tregoi te verteten. Pastaj i madhi iu lut te shkonin bashke te shpella. Shkuan te shpella dhe u fshehen pas shkurres. Kur pane qe nuk kishte njeri,i vogli u hodh dhe tha: “Sazan hapu!”
Mali u hap dhe ata hyne te dy brenda.
-
- Shiko cfare te duash por mos merr gje tjeter pervec florinjve, – i thote vellai i vogel te madhit, – se perndryshe do e kuptojne.
Por i madhi nuk ia vuri veshin fjaleve qe i tha i vogli. Mori florinj me grushta dhe per me teper disa rroba. Duke dale,te madhit i ra nje kapele ne hyrjen e shpelles.
-
- Sazan mbyllu! – tha vellai i vogel dhe shpella u mbyll.
Kur u kthyen hajdutet pane ne hyrjen e shpelles dhe kryetari tyre tha:
-
- Dikush qenka me hajdut se ne dhe na paska vjedhur!
-
- S’ka mundesi, – u pergjigjen hajdutet e tjere. – Kush guxon te shkele ne kete vend pervec nesh?
Hapen shpellen dhe pane qe rrobat dhe florinjte mungonin.
-
- Qe nga ky cast, – tha kryetari, – dymbedhjete vete do te rrine ne shpelle e do te ruajne dite e nate. Ai qe ka guxuar te preke pasurine tone ka per ta paguar shtrenjte.
Nuk e kapin sepse te nesermen vellai i madh shkon te shpella fshehurazi te voglit. Kur arriti atje u fsheh pas shkurres dhe priti pak.
-
- Sazan hapu! – bertiti kryetari hajduteve dhe mali u hap edhe dolen pesembedhjete
hajdute,po vellai i madh ngaqe e kishte mendjen te parate nuk i numeroi fare sa ishin ata qe dolen. Sapo u mbyll shpella dhe hajduten u larguan,ai u afrua vendit pa frike dhe thirri: “Sazan hapu!” – shpella u hap,por sa beri nje hap i dolen para dymbedhjete hajdutet dhe e bene copa-copa. Kur u kthye kryetari dhe e mori vesh si ishte puna,i thote shokeve:
-
- Eshte edhe dikush tjeter qe eshte bere i pasur me parate tona. Por ne do shkojme t’ia marrim,nuk kemi per t’i lene asgje dhe ai ka per ta paguar shtrenjte.
Edhe kryetari mori disa thase,i futi brenda hajdutet,i porositi te mos dilnin pa i thene ai dhe i ngarkoi mbi mushka. I mori mushkat dhe shkoi drejte te shtepia e vellait te vogel,qe mbahej si njeriu me i pasur ne vend. I kerkoi te rrinte aty per ne nate se kishte rruge te gjate per te bere dhe djali i tha se mund te rrinte sa te donte. Edhe kryetari i tha:
-
- Mos te pengojne mushkat se jane edhe shume?
-
- Jo,nuk ka gje, – i pergjigjet vellai i vogel, – mushkat do i leme ne livadh kurse thaset do i mbajme ketu ne oborr.
Pas darkes shkon nje plake,e cila ishte sherbetore e djalit dhe shikon cfare ka ne thes. Hapi gryken e njerit dhe hajduti kujtoi se ishte kryetari edhe i tha: – A te dalim?
Plakes i hyri frika,por ishte e zgjuar,mbylli gryken e thesit dhe i tha hajdutit:
-
- Rri edhe pak! – dhe shkoi me vrap i tregoi zoterise cfare kishte pare.
Atehere zoteria dha urdher qe te vinin kazane me uje aq sa thase kishte. nderkohe e dehu
kryetarin mire e mire,dhe kur e pa qe nuk rrinte dot ne kembe,mori sepaten dhe i preu koken.
Pastaj mori kazanet me uje te zier,mori thaset,i hapte gryken dhe i thoshte: – tani dil!
Edhe keshtu i perveloi te gjithe hajdutet nje e nga nje.
Qe t’i hiqte qafe gjithe ata trupa,thirri nje te cmendur dhe i tha:
-
- Merri keta thase dhe groposi sa me larg te jete e mundur!
I cmenduri mori thesin e pare dhe e coi ne breg te detit. Kur mori te dytin tha me vete:
-
- Ky me ka munduar me shume se i pari,prandaj do ta coj akoma me larg.
E keshtu beri me cdo thes,deri sa i humbi te gjitha gjurmet e gjakut.
