PERRALLA - 60. RROK KERCELLI
“RROK KERCELLI”
Rrok Kercelli hapi fjalen ne katund dhe thoshte:
-
- Une jam shume i mencur,njeri me te mencur se une nuk ka ne kete bote.
E degjoi mbreti dhe i tha njerezve ta merrnin ne pallat,kur e sollen aty mbreti i tha:
-
- Kam degjuar se je njeri shume i mencur. Ka tre muaj qe me ka humbur unaza,plasa duke e kerkuar gjithandej,po nuk kam mundur ta gjej ne asnje vend. Po te jap tre dite kohe,ose do me gjesh unezen,ose do te pres koken. Nese e gjen ke shume florinj.
Rrok Kercelli doli ne bahcen e mbretit dhe tha me vete: “Po mua cfare m’u desh qe thashe se jam shume i mencur!”
I gjithe qyteti e kishte marre vesh se mbreti kishte marre nje njeri shume te mencur qe nuk gjendej ne toke per t’i gjetur unazen.
Unazen e mbretit e kishin gjetur tre vellezer por nuk i kishin treguar njeriu. Edhe ata e moren vesh se cfare peshperiste qyteti dhe u takuan koke me koke e i thane me te voglit:
-
- Pa shko shikoje nje here ate njeri se mos na gjen dhe pret koken mbreti pastaj.
Edhe djali u ngrit kur doli dielli dhe shkoi te Rrik Kercelli,kur iu afrua Rrok Kercelli tha:
-
- Nje erdhi dhe do shkoje,jane edhe dy per te ardhur.
Rrok Kercelli e kishte fjalen per ditet,qe njera erdhi e shkoi,dhe dy dite i kishin ngelur per te gjetur unazen e mbretit.
Djali e degjoi dhe tha me vete:- na paska gjetur me te vertete! Une erdha dhe ai pret qe te vijne edhe dy vellezerit e mi! – pastaj u kthye me vrap te dy vellezerit e tjere.
-
- Si do t’ia bejme? Une e degjova me veshet e mi qe na ka gjetur,prandaj shkojme t’i dorezohemi vete dhe i themi qe te na fale. – tha vellai i vogel.
Atehere te tre vellezerit u ngriten shkuan te Rrok Kercelli dhe i thane:
-
- Jemi ne doren tende. Ja ku e ke unazen,vetem na shpeto nga mbreti.
Edhe Rrok Kercelli ia ktheu:
-
- Bete mire qe erdhet vete se edhe pak kohe dhe do iu fluturonte koka. Nxirrni unazen dhe shkoni se nuk do iu luaj njeri me dore.
Edhe vellezerit i dhane unazen dhe shkuan ne punen e vet. Rrok Kercelli u ngrit me vrap ne kembe dhe shkoi te buketari. Bleu nje buke,i mori tulen,mbeshtolli unazen dhe shkoi ne bahcen e mbretit. Aty mbreti mbante patat. Kapi nje pate te madhe,i hapi sqepin dhe i futi ne gurmaz tulen e bukes me gjithe unazen dhe i lidhi nje spango te kuqe te kemba qe ta njihte. Pastaj shkon me vrap te mbreti dhe i thote:
-
- Mbret…o mbret,ta gjeta unazen.
-
- Ku e gjete? – tha mbreti.
-
- Ta kishte ngrene nje pate, – i thote Rrok Kercelli.
-
- A e njeh ate pate? – e pyet mbreti.
-
- E njoh o mbret,si nuk e njoh. – ia kthen Rrok Kercelli.
-
- Shko merre paten dhe ma sill ketu, – i tha mbreti.
Rrok Kercelli shkoi ne bahce,mori paten,i hoqi spangon e kuqe dhe ia coi mbretit.
-
- Cajaji barkun, – tha mbreti.
Rrok Kercelli e theri paten e i nxorri nga barku unezen e mbretit.
Mbreti e mori unazen e vuri ne gisht dhe i tha Rrok Kercellit:
-
- Meqe qenke kaq i mencur,a mund te me thuash se cfare do te linde gruaja ime,djale apo vajze?
-
- Do te mundohem o mbret, – i thote Rrok Kercelli.
-
- Ose do e gjesh,ose do te vras. Nese e gjen do te jap florinj, – i thote mbreti.
I hyne ethet dhe e zuri frika Rrok Kercellin,dhe i tha mbretit:
-
- Me perpara dua te shoh gruan pastaj do te flas.
Mbreti dergoi nje nga sherbetoret te therriste gruan. Erdhi gruaja dhe Rrok Kercelli e pa nga mbrapa dhe tha:
-
- Djale e ka o mbret!
U kthye gruaja te dilte nga dhoma, Rrok Kercelli e pa nga mbrapa dhe tha:
-
- E ka vajze o mbret!
-
- Ajo dihet,ose djale ose vajze eshte! – tha mbreti.
-
- Ashtu me ngjau,ashtu po te them o mbret! – iu pergjigj Rrok Kercelli.
Mbreti nuk e vazhdoi me tej muhabeti por tha me vete:“Pa lindur gruaja nuk e leshoj qe ketu”.
Por mbreteresha lindi qe ate nate dhe beri nje djale dhe nje vajze. Lajmi i shkoi mbretit dhe mbreti thirri Rrok Kercelli edhe i tha:
-
- Paske qene shume i mencur o njeri. Mbreteresha lindi edhe djale edhe vajze.
Edhe nxorri florinjte dhe ia dha. Aty prane ishte keshilltari dhe i tha mbretit:
-
- A me jep leje o mbret,ta provoj edhe une nje here kete njeri?
Edhe mbreti i pergjigjet:
-
- Lejen e ke,po nuk e gjeti do e vrasesh,por po e gjeti do i japesh nje mije dukate.
Po as mbreti dhe as keshilltari nuk ia dinin emrin Rrok Kercellit. U ngrit keshilltari dhe shkoi ne bahce. Keputi nje kercell e mbylli ne kuti dhe shkoi i tha te mencurit:
-
- Meqenese qenke kaq i mencur,a mund ta dish se cfare kam mbyllur ketu ne kuti?
Aty u zu shume ngushte dhe iu lut zotit e tha:
-
- Per zotin, Rrok Kercelli nuk e ka pare veten me keq!
Keshilltari degjoi qe tha kercelli dhe mendoi se e gjeti e tha:
-
- E gjeti o mbret! – edhe hapi kutine ku kishte mbyllur kercellin.
Rrok Kercelli shpetoi edhe kete here,mori nje mije dukatet dhe u kthye ne shtepi shendoshe e mire.
