Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 49. GERZHETA

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 49. GERZHETA
Prev
Next

                                                          “GERZHETA”

 

Na kishin qene nje here kater vellezer. Tre me te medhenjte merreshin me bujqesi kurse me i vogli ruante delet. Vellezerit shkonin shume mire me njeri-tjetrin dhe nuk donin gje tjeter vetem te rehatoheshin e te jetonin ne paqe.

Edhe nuk kaloi shume kohe e djali me i madh u martua,pastaj i dyte e me vone i treti. Kur i erdhi radha te voglit,ai nuk degjonte asnje prandaj vellezerit e tjere nuk e lujaten me sepse mendonin se ai nuk i tregonte gje se kishte turp. 

Por vellai i vogel bluante ne mendje dicka qe asnjerit nuk i shkonte ndermend.

Si cdo dite,ai merrte delet dhe i conte te kullosnin ne nje fushe ku bari vinte deri ne gju.

Ne mesin e fushes ishte nje liqen i madh,dhe ne ate liqen jetonte nje Gerzhete,dhe nje me te bukur se ajo nuk e kishte pare njeri ne toke. 

Pa e vene re njeri,djali shkonte gjithmone ne ate liqen,fshihej pas nje shkurre dhe kenaqej duke e pare Gerzheten qe lahej ne uje e pastaj dilte dhe krihej.

    • Kjo eshte vetem per mua dhe nuk marr asnje tjeter. – thoshte djali  me vete.

Dhe gjithmone e me shume i ngulitej ne koke ky mendim e as diten,as naten nuk gjente qetesi por mendonte se si ta bente per vete ate bukuroshen.

Vellezerit duke e pare te merzitur nate per nate,e ngacmonin me fjale por ai nuk pergjigjej deri sa erdhi nje nate qe ata e kapen dhe e lidhen. Edhe vellai i vogel i tha:

    • O vellezer,sa here qe coj delet per te kullotur shoh ne nje liqen nje vajze aq te bukur sa nuk krahasohet me asnje ne toke. Lahet e krihet pastaj rri ne breg,por s’ka burre qe t’i afrohet se hyn ne uje edhe zhduket. Mua me eshte ngulitur keq ne mendje dhe po nuk mora ate do vdes pa u martuar.

 

    • Mos e thuaj ate fjale, – i thote vellai i madh, – ajo eshte Gerzheta e liqenit dhe ate nuk mund ta prekesh dot me dore e jo me ta sjellesh ne shtepi.

 

    • Epo une e kam ndare mendjen, – tha i vogli, – po ju a do me ndihmoni apo jo?

 

    • Ne do te ndihmojme por kemi frike se nuk do arrijme dot gje. – ia kthejne vellezerit. – por ti na trego nje here cfare ke ndermend.

Dhe vellai i vogel filloi te tregonte:

    • Une kam menduar te ve ne breg te liqenit nje nje kemishe me gryke dhe me menge te qepura,nje pasqyre dhe nje kreher. Pastaj te hapim kater gropa dhe te fshihemi atje. Dhe kur ajo te marre kemishen per ta veshur ne do i hidhemi siper dhe do e kapim.

 

    • Mire te ka shkuar ne mendje. – i thane vellezerit.

Vellezerit moren kemishen dhe kazma per te hapur gropat dhe priten deri sa ajo te dilte.

Kur doli drita e dielli nisi te ngrohte ujin,pak para mesdites,Gerzheta nxori koken dhe shikoi nese po e shikonte njeri. Pastaj filloi te lahej,dhe para se te ulej te krihej i shkuan syte te kemisha dhe pasqyra,dhe filloi t’i merrte ne dore nje nga nje. Ne njeren dore mbante kreherin e ne tjetren pasqyren,pasi u zbukurua mori te vishte kemishen. Kur djemte e pane qe ajo nuk po nxirte dot koken dhe duart,iu hodhen larte dhe me shume mundim e lidhen e pastaj e moren e cuan ne shtepi. Pasi Gerzheta e pa qe nuk shpetonte dot,beri cdo gje qe i thane ata. 

Hoqi rrobat e saj dhe veshi rrobat qe i dhane djemte,dhe pas pak ditesh u martua me djalin e vogel. Te gjitha punet i bente pa u merzitur,por me goje nuk thoshte asnje fjale dhe njerezit e shtepise nuk e ngacmonin per kete gje. 

Pas nje viti i fali zoti nje djale te shendetshem e te bukur qe te kenaqte vetem duke e pare,po edhe kur lindi djali ajo nuk foli asnje fjale. I shoqi u mundua qe ajo te thoshte te pakten nje fjale por ajo nuk e hapte gojen. Atehere mori shpaten ne dore,kapi djalin dhe i tha:

    • Te betohem se nese nuk flet do e vras djalin.

Gerzheta kujtoi se ai do e vriste vertete dhe hapi gojen e i tha:

    • Mos ma vrit djalin!

I shoqi dhe gjithe njerezit e shtepise u gezuan shume por ajo vazhdoi dhe tha:

    • Edhe kater dite te kisha qendruar pa folur do te me kishin dale nga liqeni te gjitha pasurite qe kisha atje,dhe tani qe me detyruat te flas para kohe,humben nje here e pergjithmone dhe s’kane per t’u bere kurre tuajat.

 

    • Me vjen keq,- i thote i shoqi, – por s’ka gje se do jetojme me keto qe kemi.

Vellezerit ia kishin friken Gerzhetes se mos largohej dhe e ruanin gjithmone,por kur u bene me djale e lane te lire dhe nuk e ruanin me. Ajo e pa qe nuk e ruanin dhe nje dite pyeti te shoqin:

    • Imzot,ku i ke lene rrobat qe mbaja kur rrija ne liqen?

 

    • Pse,per cfare i do? – e pyet i shoqi.

 

    • Thashe kot,m’u kujtuan tani. – ia ktheu vajza.

Atij nuk i shkoi ndermend se cfare mund te ndodhte dhe ia tregoi arken ku kishte fshehur rrobat,pastaj iku doli nga shtepia.

Gerzheta e pa arken dhe kur e pa qe nuk po e shikonte njeri,nxori rrobat nga arka,i veshi dhe shkoi te liqeni. Pastaj u hodh brenda dhe u zhduk pergjithmone.

Kur u mblodhen te gjithe ne mbremje,vec atehere u kujtuan per Gerzheten dhe e kuptuan se cfare kishte ndodhur por nuk kishin cfare te benin.

Prev
Next

Comments for chapter "49. GERZHETA"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved