Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 50. E BUKURA E DHEUT

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 50. E BUKURA E DHEUT
Prev
Next

                                                     “E BUKURA E DHEUT”

 

Na ishte nje here nje mbret qe kishte nje vajze te vetme. Vajza ishte shume e vacante ne bukurine e trupit te saj,kishte dituri dhe ishte e urte prandaj i therrisnin e Bukura e Dheut.

E kerkuan per grua shume princer e kapitene te ndryshem,por jo nuk pranonte te martohej.

I ati dhe njerezit e shtepise bene cdo gje per t’i mbushur mendjen dhe nje mbremje ajo i tha:

    • Epo mire pra,do martohem. Por do marr per burre ate qe do fshihet dhe une nuk do mundem ta gjej dot.

Kjo fjale u hap gjithandej dhe princa e kapitene te mirenjohur provuan te fshiheshin,por ajo i gjente me nje dylbi qe shikonte pertej qiellit,tokes edhe detit.

Nje djalosh i varfer kishte dale per te lypur jashte fshatit te tij. Shkoi dhe ndaloi te k nje gur prane nje lumi,dhe aty pa ne nje grope me uje nje peshk te bukur qe po perplasej.

    • Do e shpetoj. – tha djali me vete dhe e kapi peshkun e hodhi ne lume.

Peshku kerceu dy-tre here nga gezimi pastaj doli ne breg dhe i tha djalit:

    • Faleminderit o mik,nuk kam per ta harruar kurre te miren qe me bere. Prandaj merre kete guacke dhe kur te kesh nevoje hidhe ne uje e me thirr,dhe une do te jem aty.

E mori djali i varfer guacken dhe e futi ne trasten e bukes,pastaj vazhdoi rrugen.

Ne nje vend pak me larg pa nje shpend qe kishte mbetur ne nje lak dhe perpiqej te shpetonte.

    • Po e liroj kete shpend te shkrete, – tha djali me vete.

Pasi e liron shikon qe shpendi ishte shqiponje,dhe para se te largohej ne fluturimshqiponja shkuli nje pupel nga krahu dhe ia dha djalit,e pasi e falenderoi i tha:

    • Kur te kesh nevoje per ndihme hidhe kete pupel ne qiell dhe me thirr,dhe une do vij.

E mori djali puplen dhe e futi ne traste.

Vazhdoi rrugen dhe pastaj takoi nje dhelper e cila kishte rene ne kurth. Dhelpra i tha:

    • Mirese vjen o kumbar!

 

    • Pa prit pak, – tha djali me vete, – nga dola une kumbar me dhelpren? – dhe ia drodhi fjalen po ne ate menyre e i tha: – mirese te gjej mos kumbare.

Kur degjoi fjalen e embel,dhelpra mori zemer dhe e vazhdoi biseden:

    • Nese me shpeton,une do te gjendem prane kur te kesh nevoje.

 

    • Po e shpetoj e dhe kete se nuk i dihet si vjen puna, – thote djali me vete.

Hapi kurthin dhe dhelpra kerceu jashte,por para se te ikte hoqi pak lesh,ia dha djalit dhe i tha:

    • Kur te kesh nevoje,digje leshin ne zjarr dhe une do te gjendem prane.

E mori djali leshin dhe e futi ne traste bashke me sendet e tjera. Ec e ec dhe arriti ne vendin e te Bukures se Dheut. Atje degjoi fjalet qe ishin hapur dhe tha me vete:

    • Vetem une mund te fshihem atje ku e Bukura e Dheut nuk mund te me gjeje dot.

Shkoi djali dhe u paraqit ne pallatin e mbretit dhe tha se donte te provonte edhe ai te fshihej. E bija e mbretit e pranoi edhe i dha tre dite kohe. 

Djali shkoi me vrap te bregu i lumit dhe hodhi guacken ne uje. Peshku i vogel doli nga uji dhe e pyeti djalin se per cfare kishte nevoje,dhe ai i tha:

    • A di ndonje vend ku mund te me fshehesh?

 

    • Te fsheh une menjehere. – i tha peshku i vogel dhe thirri nje peshk te madh dhe e fshehu djalin ne barkun e peshkut te madh edhe ai u zhduk dhe humbi.

E Bukura e Dheut mori dylbine dhe e kerkoi diten e pare ne qiell por nuk e gjeti. E kerkoi diten e dyte ne toke por prape nuk e gjeti. Diten e trete e kerkoi ne uje dhe ne fund e gjeti ne det.

    • Te gjeta, – i tha e Bukura e Dheut, – por meqenese qenke kaq i djallezuar po te jap leje te fshihesh edhe nje here.

Atehere djali mori puplen e hodhi ne qiell dhe menjehere erdhi shqiponja edhe e pyeti se cfare kerkonte. Djali i tha se nese dinte nje vend ku mund ta fshihte dhe ajo i tha:

    • Hip mbi shpinen time, – dhe u ngrit ne fluturim e shkoi permbi re.

E Bukura e Dheut mori dylbite dhe filloi ta kerkonte. Diten e pare pa ne uje por nuk e gjeti. Diten e dyte pa neper toke por nuk e gjeti. Diten e trete e gjeti ne qiell permbi re.

    • Te gjeta edhe kete here, – i tha e Bukura e Dheut, – po meqe qenke dreqi vete po te jap leje te fshihesh edhe nje here.

Djali nxori nga trasta leshin e dhelpres dhe e dogji. Dhelpra erdhi edhe e pyeti:

    • Cfare do nga une?

 

    • A di ndonje vend ku mund te me fshehesh? – e pyet djali.

 

    • Eja pas meje. – ia ktheu dhelpra.

E mori me vete dhe e coi ne kopeshtin e te Bukures se Dheut. 

Sa here qe dilte neper kopesht per te shetitur,e Bukura e Dheut linte ne fillim te shkalleve nje kokerr molle qe nuk e leshonte kurre nga dora. Dhe lpra e mori mollen,e ndau ne mes dhe i tha djalit te hynte brenda. Pastaj e ngjiti mollen dhe e la prap te shkallet.

E Bukura e Dheut mori dylbine dhe diten e pare kontrolloi ne qiell por nuke e gjeti. Diten e dyte e kerkoi ne toke por nuk e pa ne asnje vend. Diten e trete dhe te fundit e kerkoi ne uje 

por as aty nuk e gjeti. Atehere mori mollen e futi ne gji dhe plasi nga inati.

Pasi kaloi edhe dita e trete djali doli nga molla dhe vajza e mbajti fjalen e u martua  me te.

Prev
Next

Comments for chapter "50. E BUKURA E DHEUT"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved