Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 48. MIQTE E VJETER MOS I HARRO,MIQ TE RINJ GJEN KURDO

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 48. MIQTE E VJETER MOS I HARRO,MIQ TE RINJ GJEN KURDO
Prev
Next

                     “MIQTE E VJETER MOS I HARRO,MIQ TE RINJ GJEN KURDO”

 

Na kishte qene dikur nje plak qe kishte pese djem. Erdhi koha qe do bente dasem dhe do martonte djalin e madh,ndaj u be gati qe te dergonte njerez qe te therrisnin te gjithe miqte e vjeter te shtepise. Por djemte u bene si te marre dhe iu kundervune te atit duke i thene se kishin ndermend te ftonin miqte e tyre,sepse nuk i duheshin asnjerit miqte e tij te rrjedhur.

Por plakut nuk i pelqeu kjo pune dhe me te urte e me te bute,u perpoq t’i bindte djemte qe te ndryshonin mendje por ata ngulnin kembe si mushka.

Donte apo s’donte plaku,e mblodhi mendjen dhe po mendonte t’i kurdiste nje kurth dhe t’i bente te kuptonin se si ishte e drejta dhe e verteta. 

Pasi u mendua shkoi e theri nje dash,e mblodhi me nje carcaf dhe shkoi e la ne nje cep te shtepise. Djemte nuk e pane dhe nuk moren vesh asgje per kete. Pastaj i tha djalit te madh qe te ftonte per darke mikun qe ai kishte me per zemer.

Kur u erresua erdhi miku. Ata e priten shume mire,e shtruan me te ngrena e me te pira per shtate pale qejfe dhe pasi e ngriten tryezen,plaku i tha shokut te djalit:

    • O mik,mbreme bashke me djemte e mi kemi vrare nje njeri qe e kishim hasem prej kohesh. Trupin e kemi mbuluar me carcaf dhe e kemi hedhur ne oborrin e shtepise. Do te lutesha shume sikur te na ndihmoje ta hidhnim ne nje vend te larget,dy ore larg fshatit,qe mos ta degjoje dhe mos ta shikoje njeri.

Edhe miku i ri u shtir si i pikelluar dhe ia ktheu:

    • Ah mor mik,ku te ndodhi sonte kjo pune se me zure ngushte! Mua me kane ardhur e me kane zene deren disa qeveritare dhe me kerkojne qe t’i laj borxhin,prandaj po te vonohem do te kujtojne se mora arratine. Do te me marrin te gjitha plackat qe kam ne shtepi e do m’i shesin. Prandaj te me falesh se une duhet te iki.

Edhe miku u ngrit e u largua nga shtepia.

Po ate nate,plaku dergoi njerin nga djemte qe te therriste nje nga miqte e vjeter te shtepise. Erdhi miku pas mesnates dhe plaku i tregoi te gjithe historine se perse e kishte shqetesuar ne ate ore te nates,ashtu sic i tha edhe mikut te djalit.

Miku e degjoi plakun dhe pa mbaruar fjalen,ngrihet ne kembe duke bertitur: “ngrihuni burra dhe me tregoni vendin ku e keni kufomen se po zbardh dita.” Dalin te gjithe ne oborr dhe plaku i con ne vendin ku ka mbuluar dashin me carcaf. Miku e mbertheu nga njera ane por dora i 

shkoi te bishti i dashit,u cudit dhe tha:

    • Cfare eshte keshtu o mik,ky paska bisht?!

Atehere plaku i lumtur,iu hodh ne qafe mikut dhe tha qe ta degjonin te gjithe: 

    • Lere o mik i dashur,se une as kam vrare e as kam prere njeri. Kete pune e bera per t’i treguar djemve te mi se kush eshte mik per koke e kush per qejf. 

Djemte e kuptuan se ata qe kishin nuk ishin shoke te vertete,plaku u kthye nga djemte e i tha:

    • Ta mbani veth ne vesh kete qe do iu them tani…Miqte e vjeter mos i harro,se miq te rinj gjen kurdo.

Pastaj e moren dashin,e poqen dhe ia shtruan me te ngrene e me te pire per shtate pale qejfe.

Prev
Next

Comments for chapter "48. MIQTE E VJETER MOS I HARRO,MIQ TE RINJ GJEN KURDO"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved