Manga
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian
Advanced
Sign in Sign up
  • KRYEFAQJA
  • PERRALLA
  • FABULA
  • POEZI
  • Albanian

PERRALLA - 47. KROSI ME KESULE TE KUQE

  1. Home
  2. All Mangas
  3. PERRALLA
  4. 47. KROSI ME KESULE TE KUQE
Prev
Next

                                                “KROSI ME KESULE TE KUQE”

 

Na ishte nje here Krosi,i cili nuk kishte asgje ne kete bote por vetem nje kesule te kuqe qe kur e vinte ne koke nuk mund ta shikonte njeri. 

Nje dite Krosi vuri re qe nje pasanik kishte nje cekic te madh floriri,dhe e ndau mendjen t’ia merrte. Agai e kuptoi kush ia kishte marre cekicin por ai vuri kesulen e i humbi nga syte. Pastaj shkoi jashte vendit ne nje qytet tjeter. Duke ecur rruges,pa nje plak i cili kishte nje qilim qe bente cudira,ai i hipte qilimit dhe fluturonte. Krosit i pelqeu shume kjo gje dhe mendoi t’ia merrte. Atehere vuri re plakun cfare bente kur hipte dhe si mbahej. Dhe kur plaku zbriti,Krosi u ngjit me qilimin dhe fluturoi bashke me te. Plaku nuk e pa fare se kush ia mori sepse ai kishte vene kesulen dhe nuk dukej. Krosi fluturoi dhe shkoi ne nje mbreteri tjeter. Kur hyri ne kryeqytetin e mbreterise,Krosi shkoi dhe ndaloi ne sheshin e madh. Atje pa shume koka njerezish te ngulura ne hunj dhe njerezit qe i shikonin. Krosi u cudit shume nga kjo gje dhe pyeti njerezit se cfare ishin gjithe ato koka. Dhe njeri i tha:

    • Mbreti yne ka nje vajze qe e do shume,por naten vijne e ia grabisin disa njerez qe nuk dihet se kush jane. Mbreti tha se ai qe do ia ruante vajzen dhe do kapte ata qe ia grabisnin kishte per t’i falur shume pasuri. Shume trima u betuan por nuk munden ta ruanin dot dhe ai i ka prere koken.

Atehere Krosi nuk e beri te gjate por shkoi ne pallatin e mbretit dhe i tha:

    • Une betohem qe do ta ruaj vajzen tende dhe do zbuloj kush jane ata qe e marrin.

 

    • Mire,por nese nuk e ruan dot une do te pres koken. – i thote mbreti.

 

    • Ne qofte se une nuk e gjej kush eshte ai qe e merr ma hiq koken,po une dua te me japesh nje jave kohe dhe te me lejosh te fle ne dhomen e vajzes.

Mbreti i plotesoi kerkesat e djalit dhe i tha se nese e zbulon do i jape cfare te doje ai. Pasi rregulluan muhabetin,Krosi shkoi ne dhome qe ate nate. Gjithe naten qendroi e ruante vajzen dhe nuk i mbylli syte per asnje sekonde. Nga mesi i nates u hap dritarja dhe hyri dikush. Krosi bente sikur flinte gjume,ndersa ai mori vajzen dhe e nxori jashte. Perjashta e prisnin dy dhi te bardha,ne njeren hipi vete dhe ne tjetren hipi vajzen. Pastaj dhite fluturuan,ndersa Krosi i hipi qilimit dhe sa hap e mbyll syte i arriti por ata nuk e pane sepse ai kishte vene kesulen e kuqe dhe ishte bere i padukshem. Dhe keshtu fluturuan deri sa arriten ne nje shpelle te madhe. Brenda ne shpelle kishte dhoma te medha qe shkelqenin nga dritat. Ne te dyja anet e hyrjes ishin ushtaret qe i prisnin e benin aheng. E bija e mbretit dhe njeriu i cuditshem hyne dhe shkuan ne nje dhome te madhe dhe pas tyre ishtye Krosi qe nuk i ndahej. Keto dhoma ishin te mbretit te xhindeve. Kur hyne ne dhomen e mbretit,te gjithe njerezit u ngriten te mireprisnin vajzen,te cilen mbreti i xhindeve e donte shume. Krosi zuri vend prane mbretit te xhindeve dhe shikonte se cfare po behej. Gjithe naten njerezit qe ishin ne ate dhome hengren,pine,kenduan e kercyen. Perpara se te zbardhte dita e te kendonte gjeli,njerezit u ngriten dhe e percollen vajzen. Ajo i hipi prape dhise se bardhe dhe u nis te kthehej ne shtepine e te atit,bashke me njeriun qe e kishte marre. Krosi ishte gjithmone pas tyre me qilimin fluturues. Duke fluturuar,njeriu i cuditshem i tha vajzes:

    • Ketu poshte ka nje shpelle plote e xhevahire por asnje nuk i merr dot se i ruan nje xhind.

Krosi i degjoi keto fjale dhe u ul poshte ne shpelle. Mbushi xhepat plote me xhavahire por xhindi u zgjua dhe u nis ta kapte,sa u afrua Krosi fluturoi me qilimin dhe shpetoi. I arriti ata te dy dhe i kaloi,u fut ne dhomen e vajzes,nuk vonoi shume dhe e bija e mbretit erdhi. Krosi e pa te bijen e mbretit dhe po buzeqeshte sepse ajo nuk dinte gje qe ai e kishte ndjekur.

Tre nete me radhe vajza e mbretit shkoi te mbreti i xhindeve po edhe Krosi nuk iu nda. Dhe sa here qe shkonte e vinte merrte xhevahire ne shpellen e xhindit. Naten e trete mbreti i xhindeve i tha vajzes se do martoheshin neser mbrema. Krosi e pa qe kjo pune nuk priste me,mori kesulen e vuri ne koke dhe bashke me te edhe cekicin e florinjte,me te cilin i gjuajti mbretit te xhindeve ne koke. Ai e vari koken menjehere dhe mbeti pa fryme. Pasi vdiq,i doli fytyra e vertete qe ishte shume e shemtuar. Kur e pa vajza i erdhi neveri por i hyri edhe frika. Ushtaret dhe sherbetoret e mbretit u tmerruan kur pane mbretin e tyre te vdekur dhe filluan t’i bertisnin vajzes. Ne gjithe ate zhurme,Krosi e kapi vajzen prej dore dhe e nxori jashte. Ajo u frikesua edhe me keq sepse nuk e dinte se kush po e terhiqte. Ecte me frike te madhe e duke u dridhur. Donte te bertiste dhe te kerkonte ndihme por xhindet ishin bere si te marre. Kur dolen nga dhomat,Krosi i hipi qilimit bashke me vajzen. Dhe i tha vajzes te mos trembej se nuk do e gjente asgje e keqe. Ajo u habit se nuk e dinte qe nga i vinte ai ze. Pasi xhindet u qetesuan,ata fluturuan drejte pallatit te mbretit. 

Kur arriten ne pallat,Krosi e coi vajzen ne krevatin e saj dhe vete shkoi te merrte nje sy gjume se kishte kohe qe nuk flinte. Te nesermen ne mengjes ai shkoi te mbreti dhe i tregoi te gjithe historine,nga fillimi deri ne fund. Edhe mbreti u bind se qe nga ajo dite,xhindet nuk do ia merrnin me vajzen. Nga gezimi i madh,mbreti u hodh e i tha Krosit se cfare kerkonte si shperblim. Dhe Krosi i tha:

    • Une nuk dua asgje o mbret,nuk kam nevoje as per para,as per xhevahire. Po ti nese do te ma besh qejfin,shiko se mos gjen ndonje gje tjeter per te me dhene.

Atehere mbreti i tha:

    • Nese edhe ti pranon,une dua te te bej dhenderr e te jap vajzen per nuse.

 

    • Une e pranoj me gjithe zemer. – ia kthen Krosi.

Dhe per nje jave u be dasma qe zgjati dite e nete me radhe. 

Prev
Next

Comments for chapter "47. KROSI ME KESULE TE KUQE"

MANGA DISCUSSION

Leave a Reply Cancel reply

You must Register or Login to post a comment.

YOU MAY ALSO LIKE

kopertina para
POEZI PER TY
March 13, 2026
1621285383418
FIKSIMI JE TI (poezi)
June 25, 2021
75246780_119887279447857_5504832589413744640_n
BILBILI DHE LEPURI (fabula)
June 7, 2021
Tags:
ankth, arritje, bukur, buzeqeshje, dashuri, derr, deshire, deshperim, dhimbje, dimer, djall, dragua, fabul, frike, ftohte, gjume, guxim, hero, heshtje, histori, humbur, kalores, keq, keshtjelle, lumtur, magji, magjistar, mall, mendim, meshire, miresi, ngrohte, perralla, poezi, porte, pranvere, princ, princeshe, pritje, qaj, qen, shprese, shtrige, stres, tregim, trishtim, ujk, urrejtje, vere, vjeshte

© 2026 Madara Inc. All rights reserved